Shëndet

A është sheqeri varësia më e dëmshme pas duhanit?

Nga: Pikkom

Data 23-06-2017

Tridhjetë vite më parë, ishim të verbër ndaj rreziqeve të duhanit. Tani është varësia jonë ndaj sheqerit dhe ushqimit të përpunuar që do të shokojë gjeneratat e ardhshme.

Kur isha në shkollë të lartë, kërkoja një vend të qetë për të jetuar. Universiteti im ishte në Long Island, 80 km në lindje të Nju Jorkut, dhe vendosa të konsideroja komunitetet që ishin në majën lindore. Nuk ishte pjesa e modës, me Hamptons, por Veriu, i përbërë kryesisht nga komunitetet bujqësore dhe qytetet e vogla. Në fillim të dimrit kisha gjetur një shtëpi të vjetër në fermë të mrekullueshme. Nga atje, mund ta bëja rrugën time përmes gëmusha e ferrave dhe më ndante shumë pak nga plazhi.

Edhe pse e rregullt në strukturë, dukej që kishte kohë pa u përdorur. Banja punonte akoma, por nuk kishte dush, dhe uji dilte në ngjyrë kafe për shkak të ndryshkjes së tubave. Ajo shtëpi shkonte përtej një ngrehine. Mund ta kisha quajtur të pabanueshme nëse nuk do të ishte se e doja më së shumti për aksesin e përditshëm në plazh. Nuk u shqetësova nga fakti se nuk kishte frigorifer sepse e kuptova që me siguri do të ishte mjaftueshëm ftohtë gjatë vitit për t’i ruajtur gjërat në dritare.

Kam pasur më shumë surpriza në pranverë. Shtëpia ime gjendej pranë disa arave me lulelakra të purpurta, të cilat kurrë nuk i kisha parë më parë. Long Island prodhonte shumë ushqim asokohe dhe kjo tokë i përkiste një fermeri lokal. Fermerët e vegjël lulëzuan duke prodhuar një shumëllojshmëri produktesh që janë zhdukur nga sistemi ynë ushqimor. Lulelakra e purpurt, një trashëgimi shekullore nga Afrika e Jugut, lulëzoi në këtë tokë të pasur me lëndë ushqyese. Për kënaqësinë time, ky shok i guximshëm ishte një ushqim i shëndetshëm.

Pra, unë kisha dy ekstreme në shtëpinë time – ëndrra e lulelakrës së purpurt dhe makthi i një margarine 30 vjeçare që kishte ngelur aty nga qiraxhinjtë e mëparshëm.

Ushqimi është një shprehje e përditshme e kulturës sonë dhe çdo identitet kulturor lidhet pjesërisht me një mënyrë unike për ta përgatitur atë. Meqë mbijetesa jonë kërkon konsumim të ushqimit, traditat tona të kuzhinës kanë pasqyruar historinë tonë, si në aspektin e tokës ku kanë jetuar paraardhësit tanë dhe atë që prodhoi toka. Njohuri njerëzore dhe tradita të komunitetit i shtuan këto materiale themelore, duke reflektuar një ekosistem lokal dhe burimet e tij. Duke qenë se kulturat ushqimore janë kaluar nëpër breza, familjet dhe komunitetet trashëguan njohuritë dhe ritualet e tyre, të cilat kanë patur një domethënie të qendrueshme personale dhe të përbashkët.

Me kalimin e kohës, industria dhe shitësit ndryshuan llojet e ushqimeve në dispozicion dhe zhvendosën zakonet kombëtare të të ngrënit, duke përgatitur ushqime të dobishme që ishin argëtuese, të shpejta, të lira dhe të shijshme. Por prapa risive tërheqëse dhe marketingut të bukur është një shkencë që shpërbën ushqimin në lëndë ushqyese të ngopura me shtues dhe e trajton ushqimin tonë si një bashkim pjesësh të një figure.

Shtesat e subvencionuara nga produktet e misrit dhe sojeve, i kanë lejuar prodhuesit të modifikojnë “recetat” për të rritur fitimet. Në vend të natyrës, shëndetit dhe kulturës që udhëzojnë vendimet e ushqimit, interesat e biznesit u bënë nxitëset. Këto ndryshime kanë shkaktuar një transformim rrënjësor në norma dhe në morinë e efekteve shëndetësore të lidhura me ushqimin.

Nuk isha e befasuar kur Instituti Kombëtar i Kancerit njoftoi kohët e fundit se gati 40% e kalorive që konsumojnë të rinjtë e Shteteve të Bashkuara vijnë nga produkte si pijet freskuese, picat dhe ëmbëlsirat. Në fakt, pak të rinj amerikanë konsumojnë sasinë e rekomanduar të frutave dhe perimeve. Rezultatet e parashikueshme të këtyre trendeve kanë përfshirë epidemitë e sëmundjeve kronike siç janë diabeti dhe sëmundjet e zemrës, të cilat kanë rrënjë në ushqyerje dhe pasivitet jo të shëndetshëm.

Në një model të kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, në të cilin sëmundja trajtohet dhe jo parandalohet, shpenzimet që lidhen me këto tendenca, sigurisht, kanë qenë astronomike. Siç më tha dikur ish-shefi mjekësor i CDC Dr Beverly, Coleman Miller, “Organet e fëmijëve dhe adoleshentëve po ndryshojnë, drejt një perspektive shumë të errët.”

Burimi: www.thedailybeast.com