BUZZ

Fidget Spinners: Çfarë janë, si funksionojnë dhe pse kaq kontradiktore

Nga: Pikkom

Data 22-06-2017

Lodra më e nxehtë e këtij sezoni tregtohet si një antidot për çrregullimin hiperaktiv të defiçitit të vëmendjes, ankthin dhe autizmin, por nga ana tjetër është ndaluar nëpër shkolla.

“Fidget spinners” janë pajisje të vogla, që përdoruesit mund t’i rrotullojnë mes gishtërinjve. Efekti “moment” i lodrës jep një kënaqësi shqisore, sipas komenteve të përdoruesve, ndërsa sfidat e ndryshme që mund të realizohen me to kanë nxitur një sërë videosh ilustruese në YouTube.

Këto pajisje mendohet të ndihmojnë individët që vuajnë nga ankthi, autizmi dhe ADHD.

Çuditërisht, këto pretendime mund të jenë të tepruara, sipas shkencëtarëve.

“Përdorimi i një pajisjeje si spinner ka më shumë gjasa të shërbejë si një formë zbavitjeje sesa si kurë për njerëzit që vuajnë nga ADHD”, thotë Mark Rapport, një psikolog klinik në Universitetin e Floridës Qendrore, i cili ka studiuar dobitë e tërheqjes së vëmendjes tek njerëzit që vuajnë nga ADHD .

Pavarësisht dobive të tyre për të mbajtur të përqendruar mendjen e fëmijëve, këto pajisje kanë nxitur debatet rreth përqendrimit të vëmendjes së fëmijëve dhe rreth mënyrave për t’i ndihmuar në këtë drejtim, thonë ekspertët për Live Science. Megjithëse nuk ka shumë të dhëna që mbështesin teorinë që fëmijët sot janë më pak të përqendruar se dikur, disa hulumtime sugjerojnë që rënia e vëmendjes është reduktuar si pasojë e prezencës së teknologjisë, sipas një eksperti. Ka metoda të ndryshme për të rikthyer përqendrimin, thonë psikologët, duke përfshirë pajisjet fidget, pushimet e herë pas hershme dhe eleminimin e shpërqendrimeve përreth.

inside

Një tendencë në lulëzim

Fidget spinners u shfaqën këtë pranverë dhe ashtu papritur u kthyen në diçka që duhet ta keni patjetër. Përpara Dhjetorit të vitit 2016, në kërkimet e Google nuk rezultonte asnjë kërkim për fjalët “fidget spinners.” Tani, mësuesit janë duke postuar shqetësimet e tyre në lidhje me studentët e dhënë pas këtyre lodrave në Twitter dhe lodrat kanë forumin e tyre në Reddit.

Pjesa më e madhe e polemikave rreth këtyre lodrave lidhet me shkollat që i ndalojnë nga qarkullimi. Një drejtoreshë e shkollës fillore në Evanston, Illinois, Kate Ellison, thotë për Chicago Tribune që spinners kanë qenë një zbavitje në klasat e shkollës së saj dhe se fëmijët me nevoja të veçanta kanë opsione të tjera miqësore për shkollën. Ndërkohë, disa prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta kanë mbrojtur dobitë që vijnë nga këto lodra.

Lista e shkollave që ndalojnë spinners është në rritje dhe tani përfshin shkolla në Massachusetts, Brooklyn, Nju Jork, Florida, Çikago, Illinois, madje edhe në Manchester, Angli.

Të paktën një ekspert është i zhgënjyer nga ndalimet. “Këto pajisje duhet të quhen mjete dhe jo lodra pasi mund të jenë pjesë e një strategjie të suksesshme për manaxhimin e sjelljes, nëse trajtohen si pjesë normale e kulturës në klasë”, thotë Claire Heffron, një pediatre në Cleveland.

Megjithatë, mësuesit thonë se shumica e fëmijëve janë duke i përdorur spinners si lodra, duke u përqendruar te ato, në vend të mësimit.

Dobitë e Spinner?

Nuk ka dyshim që këto lodra janë të dobishme fëmijët e prekur nga autizmi. Terapeutët profesionistë shpesh përdorin lodra shqisore si disqe të prekshme, topa Koosh dhe madje argjila për t’i qetësuar fëmijët që hasin probleme me përpunimin ndijor. Në mënyrë të ngjashme, hulumtimet kanë treguar se lëvizja mund të ndihmojë fëmijët me ADHD që të fokusohen.

Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën e Psikologjisë së Fëmijëve nga Rapport dhe kolegët e tij vështroi fëmijët e moshës nga 8 deri në 12 vjeç që vuajnë nga ADHD. Studiuesit zbuluan se ata që morën pjesë në aktivitetin motorik, që konsiston në lëvizjen e gjymtyrëve ose pjesëve të trupit, performuan më mirë se ata që qendruan ulur gjatë kryerjes së detyrave. Ushtrimi gjithashtu është provuar të jetë i dobishëm për fëmijët me ADHD.

A janë Fidget Spinners të sigurtë?

Një raport jozyrtar mbi këto lodra mund t’i shqetësojë paksa prindërit, por nuk e bën më të lehtë eleminimin e spinners. Tamara Rubin, një avokate e interesuar mbi parandalimin e helmimit, e cila nuk është e lidhur me ndonjë institucion universitar apo hulumtues, ka testuar 11 spinners dhe ka gjetur një sasi jashtëzakonisht të lartë të substancave helmuese në dy prej tyre. Sidoqoftë, gjetjet e Rubin nuk janë përsëritur dhe as nuk janë shqyrtuar. Rubin provoi vetëm 11 spinners.

Një shqetësim më i madh mund të jetë rreziku i mbytjes së fëmijëve nga pjesët e vogla të pajisjes. Komisioni Amerikan i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit po shqyrton raportet e fëmijëve që mbyten thotë Patty Davis, drejtoresha e komunikimit e CPSC.

Këtu janë disa këshilla nga Shoqata e Lodrave për mbajtjen e fëmijëve tuaj të sigurt luajnë me këto lodra:

Ndiqni etiketat e moshës;

Blijini në dyqane që gëzojnë reputacion të mirë;

Kontrollojini për pjesë të thyera.

Burimi: www.livescience.com