Teknologji

Fjalëkalimet më të famshme të vitit 2016 vazhdojnë të jenë po aq të dobët sa më parë

Nga: Pikkom

Data 18-01-2017

Janë zbuluar fjalëkalimet më të famshme të vitit 2016 dhe si gjithmonë lista tregon sa të shkujdesur janë përdoruesit e internetit ndaj sigurisë online.

Si vitin e kaluar dhe atë para tij, fjalëkalimi ‘123456’ kryeson listën sipas raportimit të manaxherit Keeper Security, i gjendur në 17% të rasteve nga 10 milion fjalëkalime të shqyrtuara, të cilët u bënë publik si pasojë e rrjedhjes së të dhënave të vitit 2016.

Ndërkohë, fjalëkalimi më i lodhur por dhe më i famshëm njëkohësisht, ‘123456789’ dhe ‘qwerty’ morën medaljet e argjendit dhe bronzit sepse të arit e morën sëbashku fjalëkalimet ‘12345678’ dhe ‘111111’.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ana e industrisë së teknologjisë, pothuajse të 25 kryesuesit e listës janë lehtësisht të gjendshëm.

Surpriza e vetme janë fjalëkalimet‘18atcskd2w’, ‘1q2w3e4r’, ‘1q2w3e4r5t’ dhe ‘1q2w3e’, të cilët në pamje të parë duken shumë të mirë. Gjithsesi, duket se janë në listë për shkak të gjurmimit nga robotë.

Si një ekspert i sigurisë, Graham Cluley shpjegon ndër të tjera mbi popullaritetin e fjalëkalimit ‘18atcskd2w’, “Ajo që besoj unë se ndodh është që këto adresa janë krijuar nga robotë, ndoshta me qëllimin për të shpërndarë spam-e në forume të ndryshme. Në përgjithësi është e thjeshtë për një spam-ues i cili krijon dhjetra apo qindra faqe të përdorë disa herë të njejtin fjalëkalim, veçanërisht nëse faqet nuk duket të kenë ndonjë gjë të dyshimtë.”

Përdorimi i kombinimit të numrave, të shkronjave të mëdha, të vogla është një mënyrë e lehtë për t’i bërë fjalëkalimet të vështirë për t’u vjedhur. Ose mund të përdorni fjalëkalimet që ju gjeneron faqja në përdorim.

Pavarësisht se është e qartë që një numër i madh përdoruesish thjesht po injorojnë rregullat thelbësore të sigurisë, Keeper Security beson se një pjesë e mirë e përgjegjësisë u takon faqeve që lejojnë vijueshmërinë e kësaj praktike.

 “Ne mund t’i kritikojmë sa të duam përdoruesit mbi dështimin kronik.” “Në fund të fundit e gjithë kjo është në dobinë e përdoruesve. Por përgjegjshmëria më e madhe u takon pronarëve të faqeve të cilët dështojnë në përforcimin e politikave të kompleksitetit të fjalëkalimeve.”

“Nuk është vështirë të realizohet, por lista e bën të qartë që shumë thjesht nuk interesohen.”

Lista e plotë përmban këto fjalëkalime:

  1. 123456
  2. 123456789
  3. qwerty
  4. 12345678
  5. 111111
  6. 1234567890
  7. 1234567
  8. password
  9. 123123
  10. 987654321
  11. qwertyuiop
  12. mynoob
  13. 123321
  14. 666666
  15. 18atcskd2w
  16. 7777777
  17. 1q2w3e4r
  18. 654321
  19. 555555
  20. 3rjs1la7qe
  21. google
  22. 1q2w3e4r5t
  23. 123qwe
  24. zxcvbnm
  25. 1q2w3

Burimi: www.independent.co.uk