Fituesit e Çmimeve të Fotografisë të iPhone u shpallën në vitin e tyre të 9 dhe janë mbresëlenës.
Kenan Aktülün, themelues dhe drejtor artistik i iPPAwards, bën me dije për TechInsider, që konteksti i konkursit është një manifestim i shpërndarjes së kamerave të thjeshta kudo. Çdo fotografi në konkurs shkrepet nga iPhone. Ndoshta iPhone nuk ka kamerën më të mirë (duke qenë se titullin e mban Galaxy S7), por fotografët seriozë do t’i duan gjithsesi pajisjet iPhone për konsistencën, thjeshtësinë dhe qendrueshmërinë e ngjyrave.
Në vijim do të gjeni të gjithë fotot dhe përshkrimet përkatëse.
Siyan Niu
Xinjiang, Kinë
Fitues i çmimit të madh, Fotografia e vitit
Burri dhe Shqiponja
“Populli i zgjuar dhe trim i Khalkas jeton në malet e jugut të Xinjiang dhe janë miq të shqiponjave. Ata kujdesen për shqiponjat dhe i përgatisin për gjueti. Ky burrë në të 70-etat e tij është shumë i sertë përballë familjarëve dhe miqve të tij, por kur takon shqiponjën e tij cepi i buzës nuk i reziston dot një buzëqeshje.”
Realizuar me VSCOcam a8
Patryk Kuleta
Varshavë, Poloni
Çmimi i parë, Fotografi i vitit
Katedralet moderne
“Pjesa më e madhe e fotografive të mia vijnë nga Varshava dhe vetëm një është shprepur në Strasburg. Qëllimi ishte t’i jepja fotografisë një shije impresioniste, për të treguar arkitekturën në një këndvështrim tjetër duke kombinuar kështu njohuritë e mia në pikturë dhe grafikë.”
Robin Robertis
Carlsbad CA, Shtete të Bashkuara
Çmimi i dytë, Fotografi i vitit
Ajo përkulet me erën
“Isha e pranishme në një panair të Iphone sëbashku me një mikeshë dhe profesoreshë në Cape Cod. Dolëm të gjithë për të fotografuar perëndimin më të mirë të diellit. Gjithnjë marr diçka të veçantë me vete kur udhëtoj, si kjo çadër e kuqe. Kur të tjerët fotografojnë perëndimin, mua më pëlqen të fotografoj aspekte humane në lidhje me dukurinë.”
Carolyn Mara Borlenghi
Coral Gables FL, Shtetet e Bashkuara
Çmimi i tretë, Fotografi i vitit
Bota e çudirave
“Kjo fotografi është pjesë e një serie të krijuar për instagram #WHPwonderland. çdo fundjavë kur fillon dhe projekti hashtag, përpiqem të sjell ide të reja dhe fundjava e shkrepjes së kësaj fotografie ishte fundjava përpara Krishtlindjeve.”
Në vijim mund të ndiqni kategoritë e fotografisë dhe çmimet përkatëse:
Burimi: www.thisisinsider.com