Stil dhe Imazh

Garderoba e moralshme

Nga: Pikkom

Data 11-08-2016

Nëse zgjedh apo jo të veshësh lëkurë, zakonisht varet nga qendrimi i gjithsecilit kundrejt ngrënies së mishit, qofshin këto vegan, vegjetarian apo mishngrënës. Problemi i dakordësisë me praktikat e industrisë së përpunimit të mishit është i ndërgjegjes. Përgjatë këtij shkrimi synojmë të japim disa fakte në lidhje me një fushë, që në mënyrë të vazhdueshme lë vend për keqinterpretime.

Lëkura merret përgjithësisht nga lopët, derrat, dhitë dhe delet, nga kafshët ekzotike si aligatorët, strucët dhe kangurët dhe madje nga kafshë si qenë apo mace, të cilët theren për t’ju marrë lëkurën dhe mishin në Kinë, lëkurë, të cilën e eksportojnë kudo në botë. Lëkura përgjithësisht nuk etiketohet dhe për këtë arsye nuk e kupton nga vjen.

Pjesa më e madhe e lëkurës vjen nga vendet në zhvillim si India dhe Kina, ku legjislatura për mirëqenien e kafshëve ose është inekzistente, ose nuk zbatohet. Një investigim i PETA-s në Indi, zbuloi që punëtorët u thyejnë bishtat lopëve, apo ju fërkojnë sytë me  spec djegës dhe duhan në mënyrë që t’i detyrojnë të ngrihen pavarësisht lodhjes dhe të vazhdojnë rrugën drejt thertores.

leather

Shumë njerëz besojnë se lëkura është një nënprodukt i industrisë së mishit dhe që është thjesht ajo që mbetet nga therjae kafshëve për arsye ushqyerje. Nëse nuk përdoret, atëherë ajo do shkojë dëm. Ky është një keqkuptim shumë i madh. E vërteta është që lëkura përftohet nga kafshët, që theren pikërisht për këtë qëllim.

Fermerët nuk shesin gëzofë se e kanë zemrën e madhe dhe e bëjnë nga dëshira për të minimizuar humbjet. Ata bëjnë pjesë në biznesin fitimprurës dhe kanë për qëllim të maksimizojnë fitimet e tyre dhe industria e lëkurës vlen miliarda dollarë çdo vit. Fitimi varion sipas gjallesës që tregtohet.

Është interesante se si kërkesa për mish organik po rritet dhe njerëzit gjithnjë e më shumë përpiqen ta etiketojnë ushqimin e tyre si etik. E megjithatë, shumë nga këta, të njejtët njerëz, do të blinin të lumtur lëkurë. Kjo në fakt nuk ka kuptim: nëse nuk do të hanit mishin e një kafshe të gjorë, atëherë pse do të blinit lëkurën e saj? Duke qenë se një pjesë e mirë e lëkurës së përdorur vjen nga shtete, ku mirëqenia e kafshëve është praktikisht në fund të prioriteteve, mos imagjinoni që çanta juaj më parë bëri një jetë të lumtur.

Me çdo palë këpucë lëkure që blen, po dënon një kafshë me një përjetësi vuajtjesh. Kështu që mund të zgjidhni nga qindra e mijëra modele këpucësh prej lëkure të imituar dhe jo vetëm. Rripa, veshje moderne, çanta dhe kuleta me materiale alternative mund të jenë një zgjedhje po aq e mirë sa lëkura e vërtetë.  Moda duhet të jetë një kënaqësi dhe jo mizori.

cruelty 1

Mbase do të donit të konsideronit çështjet mjedisore përpara se të merrni një vendim. Proçesi i nxirjes së lëkurës është shumë toksik. Pjesa më e madhe e nxirjes realizohet me anë të kromit i cili rezulton në materialin kancerogjen (VI) dhe që rrjedhimisht derdhet pakujdes duke helmuar shtresat e tokës. Ndërkohë që shumë fabrika nuk mund t’ia hedhin paq me këto praktika, në Europë dhe Amerikë, nuk mund të thuhet e njejta gjë për fabrikën e prodhimit të lëkurës në Kinë, ku marrin jetë çantat, xhaketat dhe këpucët. Edhe pse lëkura  mund të nxihet me ngjyrues ushqimorë jo-toksikë, kromi është më i shpejtë në veprim dhe prodhon lëkurë fleksibël që është më e mirë për çantat e mëdha dhe palltot e lëkurës, pra praktikisht nuk ka asnjë arsye pse fabrikat të ndryshojnë praktikat.

Sigurisht që edhe përmbajtja e plastikave PVC dhe PU në alternativat imituese të lëkurës ka problematikat e veta mjedisore, por shumë kompani etike në prodhimin e produkteve të tyre i evitojnë probleme të tilla duke përdorur një kombinim të elementëve të ricikluar dhe atyre natyralisht të dekompozueshëm. Dhe para se të medoni: “Po lëkura në fakt është natyralisht e dekompozueshme!!”, kini parasysh që arkeologët kanë zbuluar lëkurë që i ka mbijetuar 12,000 viteve ekzistencë. Dhe kjo është një periudhë shumë e gjatë në fakt.

Pra, nëse nuk doni që të jepni më shumë kontribut në industrinë brutale të lëkurës, nuk keni përse. Ka shumë alternativa më pak dashakeqëse, natyrale dhe sintetike nga dyqane dhe marka prestigjoze. Ndoshta, në Shqipëri është ende e vështirë të indentifikojmë materialet me të cilat kemi të bëjmë, por ekziston mundësia e blerjes në internet në firma ndërkombëtare që lobojnë fort kundër vrasjes së kafshëve. Ndër emrat më të njohur të modës, Stella Mçartney shprehet: “Si stiliste, preferoj të bashkëpunoj me fabrikat që nuk i ndyejnë duart me gjakun e kafshëve dhe për këtë arsye nuk përdor lëkurën e kafshëve në veshjet e mia. Të gjithë njerëzit, që kanë sadopak dhembshuri për kafshët, duhet të kthehen në konsumatorë të mirëinformuar në lidhje me produktet që blejnë…” Dhe jo vetëm kjo ikonë e modës e mbështet këtë nismë. Mund të gjeni produktin më të mirë për ju në markën britanike Wilby, atë italiane Gamberini apo Matt&Nat në Amerikë. Çfarëdo qoftë produkti që kërkoni, më përpara lexoni etiketën dhe informohuni për mizorinë që ndodh jo shumë larg nesh.

Gjithmonë, ka qakulluar mendimi që lëkura mban me vete prestigjin e elegancës dhe luksit, qoftë për shkak të performancës që ka, cilësisë, çmimit dhe rezistueshmërisë. Nëse dikush do të kishte mundësinë të shpezonte një shumë të caktuar, për të blerë një çantë lëkure, pse jo të shpenzojë të njejtën shumë(mbase dhe shumë herë më pak) për një çantë më miqësore, rezistente dhe po aq të bukur? Në fund të fundit, cilësia është objekti i suksesit dhe mund të të ofrohet në të dyja alternativat, por ndërkohë bëhesh pjesë e një kauze të drejtë.

Në vijim do të gjeni tetë këshilla për të kamufluar imitimin e lëkurës. Funksionojnë me të vërtetë!

  1. Zgjidhni materialin e duhur- Edhe lëkura e vërtetë më e mirë e ka sipërfaqen me reliev dhe po kështu edhe imitimet e mira të lëkurës. Me sipërfaqen e lëmuar të një imitimi lëkure ia hedh syve të njerëzve. Nëse doni pak variacion, defektet e vogla e bëjnë materialin të duket më origjinal.
    fake leather1
  2. Zgjidhni materiale që kombinojnë lëkurën e imituar me lesh ose pambuk- Në vend që të blini një xhaketë tërësisht lëkure, zgjidhni një xhaketë me mëngë lëkure, ose një palë pantallona xhins me xhepa prej lëkure. Kontrasti në materiale e bën të duket lëkurën e imituar si e vërtetë.lekure
  3. Është koha për veshjet e lirshme- të qenurit në formë është gjithnjë e rëndësishme, por qendroni larg gjërave shumë të ngushta si fustanet apo pantallonat e lëkurës pasi pavarësisht se synojmë të blejmë lirë nuk do të thotë të dukemi të lirë.pantallona te gjera lekure
  4. Këpucët janë gjithnjë zgjedhja e sigurtë- është më e lehtë t’ia hedhësh njerëzve që nuk munden t’ju vëzhgojnë mirë se çfarë keni veshur dhe këpucët janë shumë të vështira për t’u vënë re në krahasim me çantat dhe xhaketat.fake leather shoes
  5. Qendroni larg nga ngjyra e kuqe- E zeza, e bardha dhe ngjyrat e tjera më moderne si e kuqja e flaktë dhe metalikja janë shumë herë më të thjeshta për t’u imituar mirë për arsye se lëkura është e njëtrajtshme përgjatë materialit edhe kur lëkura është e vërtetë.silver skirt
  6. Provoni lëkurën me shkëlqim-Lëkura e vërtetë dhe ajo e imituar duken njësoj. Madje edhe firmat luksoze si Versace apo Calvin Klein e prodhojnë lëkurën e imituar, kështu që teprojeni sa të doni. Të sfidoj të gjesh dikë që e bën dallimin.versace fake leathe r
  7. Krijoni thyerje- Veshjet e mëdha, xhaketat e vogla, fundet ose çantat kanë nevojë për rripa mesi të mëdhenj me togëza të shndritshme për të tërhequr vëmendje. Tegelat, teminat, prerjet, thekët e bëjnë efektin.leather and sequins
  8. Kur keni dyshime, më pak është më mirë- Është më e vështirë të dallosh nëse diçka është e imituar nëse nuk është masive. Detaje të vogla si mansheta lëkure ose arnimet apo edhe kuletat e vogla prej lëkure të imituar nuk mund të bien në sy me përbërjen e tyre.partially leather made clothes

Burimi: www.peta.org