Stil dhe Imazh

Harrojeni fytyrën, ja pse maskat e flokëve janë sensacioni më i fundit!

Nga: Pikkom

Data 04-04-2017

Kur bëhet fjalë për heroinat e flokëve fantastikë në botën e të famshmëve, Jennifer Aniston zë vendin e parë në listë. Flokët e saj të mëndafshtë dhe te drejtë duken gjithnjë rrëzëllitës, të butë dhe thjesht të shëndetshëm.

“Maskat e flokëve janë hidratues të mirë të cilët kanë acide yndyrore dhe lipide që mund të ushqejnë flokët duke i mbrojtur ato nga dëmtimet,” thotë James Corbett, stilist i disa prej femrave të showbiz-it. “Kur flokët janë të shëndetshëm, kutikulat qendrojnë të mbyllura gjë që mundëson që flokët të mos ngatërrohen dhe ngjyra të duket më mirë për shkak të reflektimit të pastër në praninë e dritës. Maskat ndihmojnë në riparimin e dëmeve nga sallonet e bukurisë.”

Më shumë se kushdo, të famshmit i stresojnë flokët e tyre falë lyerjes së vazhdueshme me bojë dhe stilimeve të nxehta për realizimin e seteve fotografike. Stilisti Mark Townsend ka gjetur zgjidhjen perfekte për klientelën e tij si Lea Michele dhe Jennifer Lawrence: një maskë flokësh lehtësisht të realizueshme në kushtet e shtëpisë.

Në një prej intervistave të tij, Townsend foli për trajtimin tërësisht natyral të cilin fillimisht e krijoi për motrat Mary-Kate dhe Ashley Olsen:

“Së fundmi kam krijuar një balsam për vajzat dhe u kërkova ta vendosnin në flokë përpara se të shkonin për të notuar dhe ndërkohë që qëndronin nën diell. Përzierja konsistonte në vaj kokosi, vaj bajamesh, vaj jojoba dhe vitaminë E, gjëra që mund t’i blesh në një dyqan me produkte organike. Kur u kthyen nga pushimet, më kërkuan më shumë dhe menjëherë ndjeva diferencën e padiskutueshme te flokët e tyre.”

screenshot_OLSEN

Sigurisht që motrat Olsen e përdorën përzjerjen gjatë stinës së ngrohtë por aplikimi është gjithashtu i vlefshëm edhe gjatë dimrit për të luftuar thatësirën që i dëmton flokët. Ne sugjerojmë që të përzieni në një enë një lugë vaj kokosi dhe gjysmë luge nga çdo ingredient tjetër. Pasi t’i keni kthyer në një masë të njëtrajtshme aplikojeni formulën në flokë. Mirë do të ishte ta përsërisnit proçedurën disa herë në javë duke i trajtuar flokët me maskë përreth 1 orë çdo herë që e aplikoni.

Burimi: www.today.com

www.stylecaster.com