Stil dhe Imazh

Instagrami dhe vajzat

Nga: Pikkom

Data 07-04-2017

Instagrami është një komunitet me rreth 500 milionë përdorues dhe ka shumë mini-komunitete që variojnë nga ato që promovojnë jetën e shëndetshme e deri te adhuruesit e punk-rock. Por siç thekson Alice Marwick, kërkuese e rrjeteve sociale në Universitetin Fordham, komunitetet e ndryshme nuk pengojnë përdoruesit të krijojnë imazhin e jetës perfekte nga ato çfarë shohin në Instagram. “Në shumicën e përdoruesve të zakonshëm në Instagram, shohim standarde të bukurisë dhe estetikës shumë konvencionale,” thotë Alice. Dhe është ky fokus i njëtrajtshëm mbi paraqitjen i cili i tërheq femrat drejt këtij rrjeti.

Siç mund edhe të keni vënë re, Instagrami është një magnet për modën, dizajnin kompanitë që promovojnë bukurinë të cilatshpesh përpiqen të tërheqin femrat të blejnë produktet e tyre. Dhe rrjeti, qëllimi kryesor i të cilit është të ndajë fotot mes miqsh(pjesa më e madhe e të cilave është totalisht e maskuar nga filtrat), i jep një rëndësi shumë të madhe mënyrës se si duken gjërat.

“Vajza të reja kanë pushtuar Instagramin dhe përgjithësisht këto platforma vizive. Instagrami të jep fuqinë të modifikosh paraqitjen tënde në mënyrë të tillë që të jesh gjithnjë e pajisur me tualet dhe produkte të tjera bukurie,” thotë Rachel Simmons, një studiuese e gjinive e cila ka shkruajtur gjerësisht për vajzat adoleshente duke iu referuar programeve mahnitëse të modifikimit të fotografive.

Një prej këtyre programeve është edhe Perfect365, i cili ka si lajtmotiv: “Krijo një botë gjithë bukuri”. Gjithashtu ka edhe programe të tjera si FaceTune, Modiface dhe VisageLab të cilët kanë aftësitë të zbardhin dhëmbët, të fshijnë aknet, të mbulojnë sytë e skuqur dhe shumë defekte të tjera me një të klikuar të butonit. Edhe djemtë sigurisht i përdorin këto aplikacione, por vajzat, shprehet Simmons, rriten duke dëgjuar se do të vlerësohen gjithnjë për paraqitjen e tyre dhe që kjo e fundit është një garë.

“Të gjtiha duan të jenë vajzat më të bukura. Instagrami siguron një platformë ku mund t’i futesh kësaj gare çdo ditë,” thotë ajo. “Interneti është quajtur gjithmonë “diplomati i madh” dhe ajo që bën Instagrami është futja e të gjithëve në vallen e bukurisë.”

Nuk është në fakt surprizë fakti që vajzat adoleshente harxhojnë shumë kohë dhe përpjekje në krijimin e imazhit në këtë rrjet dhe të përfitojnë sa më shumë komente lajkatuese. Sipas një studimi të vitit 2012 nga studentë kolegji, femrat kalojnë 2.08 orë në ditë në rrjete sociale ndërsa meshkujt rreth 1.81 orë.

Katrin Tiidenberg, sociologe dhe studiuese e internetit në Universitetin Tallinn thotë se femrat janë ato që i përdorin më shumë rrjetet sociale pasi historikisht kanë që ato që kujdeseshin për fotografitë në shtëpi në shumë kultura. “Unë i konsideroj fotografitë e familjes si “shkrepje të çastit”. Ajo çfarë shohim në Instagram gjithashtu duket e kësaj natyre. Ne mund të pyesim nëse përkon Instagrami me kulturën e femrave për t’u kujdesur për fotografitë në familje,” shprehet ajo. Në këtë mënyrë, Instagrami është pjesë e një tradite, ose e një rimëshërimi i cili sipa Tiidenberg daton që nga shekulli i 19, kur gratë e një niveli të lartë të jetesës bënin fotografi të familjeve të tyre dhe miqve deh krijoni albume të ndryshme me kujtime prej tyre.

Rosilena Coppala, 22 vjeçare dhe e sapodiplomuar nga Universiteti Fordham, dhe me studime të mëtejshme në Marwick thotë nga vëzhgimet e saj se pavarësisht se femrat janë në numër më të madh në Instagram, meshkujt janë po aq të angazhuar. Madje sipas saj është angazhimi i tyre që ka nxitur maninë e bukurisë mes femrave. Meshkujt janë të papepur për të shfaqur pëlqimet e tyre kundrejt femrave më tërheqëse sipas tyre. 

Si pasojë e këtyre dinamikave gjinore në Instagram, shumë femra kalojnë shumë kohë dhe harxhojnë shumë përpjekje për të shkrepur pikërisht atë një foto të hajrit, situatë kjo që së fundmi është ironizuar në videon Instagram Husband.

Këtu Instagrami zë vend në territorin e zilisë duke rënë në kurthin e “perfeksionit të pamundimtë”- term ky i zbuluar nga studiuesit e Universitetit Duke në vitin 2003 për t’i dhënë emër presionit që ndjejnë femrat për të qenë më të bukura, në formë, popullore, inteligjente dhe të arrira pa asnjë mund të dukshëm.

Ndoshta për shumë meshkuj, ndjekja e vazhdueshme e fotove për revista mode thjesht nuk ia vlen me gjithë ate presion nga mbrapa. “Ka shumë meshkuj në Instagram, por për mua personalisht përpjekja për të treguar se jeta ime është perfekte ndërkohë që ka shumë rrëmujë, është e kotë,” thotë Simon Isaacs, 35 vjeç dhe gjithashtu themeluese e faqes për prindërit e rinj Fatherly, e cila nuk ka një llogari të vetën në Instagram . “Kur porosis një kafe, gjthçka dua të bëj është ta mbaroj atë.”

Burimi: www.vogue.com

www.seventeen.com