Stil dhe Imazh

Ja cilën nuancë të buzëkuqit duhet ta bëni tuajën sipas shenjës së horoskopit

Nga: Pikkom

Data 09-04-2017

Nuk mund të mohohet fuqia e një buzëkuqi të mirë, veçanërisht nëse është edhe i përballueshëm. Mjafton t’u jepni buzëve pak ngjyrë dhe menjëherë ju lexohet ndjenja e fitimtarit në çehre. Pjesa më e vështirë ndoshta është të bëni zgjedhjen e duhur. Nga t’ia fillojmë?! Fatmirësisht mund t’i referoheni ditëlindjes suaj për ta përcaktuar këtë dhe ne ju ofrojmë zgjedhjet perfekte për secilën shenjë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

serveimage

Ah more Bricjap, ti je shenja më klasike dhe më e vjetër e bukurisë astrologjike dhe ti e di këtë. Ndihesh mirë kur ke një nuancë të errët dhe sidomos të kuqe. Kombinojini buzët e kuqe me një vijëzues klasik për sytë dhe flokë kaçurrela ose thjesht vendosni pak maskarë për një pamje që është e sigurtë që do të mahnisë. Dhe mos harroni, qëllimi i buzëkuqit është që ta shijoni! Mund të keni idetë tuaja mbi këtë çështje por besojmë që ende mbani mend se si bëhet qejfi i vërtetë apo jo? Në rregull!

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

serveimage (1)

Ujor, ti nuk je më rebeli i shenjave të horoskopit për të mos guxuar. M3e shumë mundësi keni çdo nuancë buzëkuqësh që ekziston por asgjë nuk ju bën të ndiheni vetvetja si një nuancë që spikat. Pavarësisht se shenjat e tjera do të preferonin ta çelnin gjithnjë e më shumë këtë ngjyrë, një ujor preferon atë që bie në sy. Kështu që vazhdoni me atë që po bëni. Mund ta kombinoni me një vijëzues të bardhë për sytë dhe me paletë vjollcë për qepallat. Sido që të jetë ju mund të arrini çdo pamje që dëshironi.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

serveimage (2)

Shenja më trans e astrologjisë, Peshqit mund të jenë shumë nëpër re. Ju duhet një buzëkuq po aq i lehtë sa edhe ju, kështu që pse të mos provoni një nuancë jargavani shumë të hapur. Kombinojeni me maskara dhe vijëzues me ngjyra të ndryshme për sytë. E dimë që mund të jeni shumë të pavendosura por kemi bërë pothuajse gjysmën e punës duke gjetur nuancën perfekte për ju!

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

serveimage (3)

Temperamenti juaj i zjarrtë mund t’ju bëjë “të tepërt” për disa por ne preferojmë të mendojmë që ky është justifikimi për të vënë në buzët tuaja nuancën më rozë të buzëkuqëve që ekziston. Kjo nuancë u krijua për buzë të zjarrta! Kjo ngjyrë duhet të jetë shumë e pigmentuar gjë që do t’ju bëjë të jeni shumë të vëmendshme ndaj vetes. Provoni ta kombinoni me sy të sfumuar dhe nëse ndiheni më shumë lozonjare, teprojeni pak me vijëzuesin e syve. Por kujdes, ky nuk është një buzëkuq me të cilin mund të ndiheni të turpëruaa!

Demi (Prill 20 – 20 Maj)

serveimage (4)

Mirëserdhët në klub femrat e shenjës së Demit! E dimë që vlerësoni një nuancë shumë të mirë dhe neutrale dhe pikërisht kjo mund të jetë perfektja për ju. Roza e ndezur shkëlqen pak duke ndihmuar që buzët të kenë më shumë dimension dhe qe të mund të shkëlqeni pa u ndjerë sikur çdokush po ju sheh ju. Dhe pavarësisht se pëlqeni një të kuqe të ndezur herë pas here, të kthyerit pas te nuancat e thjeshta ju bën të ndiheni shumë mirë.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

serveimage (5)

Kur jeni në humor për të bërë kokat të kthehen ju e bëni siç duhet. Por në modën e vërtetë të binjakëve pëlqeni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Kjo nuancë koralesh është perfekte për të ruajtur balancën mes nuancave neutrale të përditshmërisë dhe nuancës së ndezur e kuqe-portokalli. Ju mund të hiqeni sikur nuk e dini për çfarë e kemi fjalën por ju doni të viheni re. Me këtë nuancë do të keni suksesin e dëshiruar.

Gaforrja (2 Qershor – 22 Korrik)

serveimage (6)

Shenja më emocionale e horoskopit. E dimë që jeni shumë të ndjeshëm gaforre. Ndonjëherë doni t’i shprehni ndjenjat më shumë se duhet. Për këtë arsye, kjo nuancë çokollate e ngrohtë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Kthehuni pas në vitet 90’ me pak vijëzues ngjyrë kafe dhe mos harroni maskarën rezistente ndaj ujit. Kjo ngjyrë është shumë e ëmbël dhe mund të jetë edhe më shumë nëse e vini ju.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

serveimage (7)

Luaneshat dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe kanë nevojë për një buzëkuq që t’i ndihmojë të tërheqin vëmendjen pa jua mbivlerësuar fuqitë. Ja pse kjo nuancë e rozës së ëmbël është perfekte për t’ju dhënë feminilitetin e nevojshëm. Kombinojeni me qerpikë të parezistueshëm dhe vijëzues të thjeshtë për sytë. Të qenurit në qendër të vëmendjes ju vjen natyrshëm por fatmirësisht ky buzëkuq di edhe t’jua mbajë vëmendjen për vete.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

serveimage (9)

Ah Virgjëreshë! Ti pëlqen atë që pëlqen ti dhe ne e adhurojmë këtë fakt në lidhje me ju! Por çfarë të zgjedhim për shenjën që është po aq përzgjedhëse sa edhe joshëse? Një të kuqe klasike që nuk del kurrë nga moda do zgjedhim për ju. Në fund të fundit a ka ndonjë gjë me të cilën nuk mund te kombinohet një buzëkuq i kuq prej qershish? Nëse vini të njejtën nuancë çdo ditë por ju pëlqen ta teproni një herë në kaq, ky buzëkuq është e sigurtë që jua çon pamjen në një nivel krejt tjetër. 

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

serveimage (10)

Çfarë të zgjedhim për zjarret më të balancuara vërdallë? Kjo nuancë nudo e ngrohtë është e sigurtë që dhuron kënaqësi. Me pak përzjerje të lajthive dhe çokollatës me qumësht, kjo është një nuancë po aq e ëmbël sa edhe ju. Mund ta kombinoni me sy në të njejtën ngjyrë ose pa asnjë element tjetër. Me sasinë e nevojshme të shkëlqimit, kjo nuancë mund t’i japë dimensione pamjes suaj. Nëse ka dikë që e di si të balancojë qejfin me momentet serioze, ai jeni ju dhe ky është shembulli tipik i argumentit.

Akrepi (23 Tetor – Nëntor 21)

serveimage (11)

Si shenja më intensive e horoskopit, ju akrepë të dashur i dashuroni dramat. Por edhe më shumë se dramat, ju doni një nuancë që do t’ju bëjë të ndiheni si mbretëresha të botës së nëndheshme. Ja pse një përzjerje e blusë me grinë do t’ju bëjë të dashuroni veten tuaj. Të tjerët ju shohin si të vështirë për t’u përballuar por ju urreni të jetoni në sipërfaqe. Ju pëlqen të dyshoni gjithçka dhe t’i bëni tuajat kështu që me shumë mundësi do të përfundoni të vendosni pak shkëlqim mbi qerpikë për të bërë kombinimin perfekt me nuancën e buzëve. Ne ju duam dhe mbështesim Akrepë!

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

serveimage (12)

Sa për Shigjetaret, ato mendojnë gjithnjë për situatën në tërësi. Kështu që nuk mund të keni gjithnjë kohë për të menduar se çfarë buzëkuqi të vendosni. Ja pse jeni vajza që keni të preferuarat tuaja. Një nuancë e kuqe nuk del kurrë nga moda. Kombinojeni me vijëzues dramatik për sytë dhe hijëzues për faqet për më shumë ton. Meritoni të dukeni rrëzëllitëse!

Qofshi vajza të së kuqes apo të jargavanit, gjeni diçka që t’ju karakterizojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rrëmbeni xhinset tuaja të preferuara apo fundin e lëkurës, këpucët tuaja të preferuara dhe buzëkuqin që ju përshtatet. Kozmosi ju mbështet!

Burimi: www.hellogiggles.com