Teknologji

Ja pse do të doni të vendosni një shirit ngjitës në kameran e laptopit tuaj

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

Nëse keni ndonjë gjë për të fshehur nga interneti, ka ardhur koha të mbuloni kameran e laptopit tuaj. Së fundmi, skandalet rozë dhe skemat e manipulimit të materialeve private, janë bërë gjithnjë e më të pranishme. Madje, është krijuar ndjesia e përgjithshme që nuk ka ndonjë mënyrë specifike për të mbrojtur veten nga këto situata.

Por, fatmirësisht kur kemi të bëjmë me materiale që merren nga kamera e laptopit, ekziston një zgjidhje e lirë: një shirit ngjitësi i errët.

Pse do ta bënit këtë?

laptop me ngjites

Kamera e laptopit tuaj është lehtësisht e aksesueshme dhe e manipulueshme. Duke përdorur një pajisje kontrolli, bëhet e mundur ndërhyrja në dosje dhe të dhëna private nga çdo kënd i botës.

Megjithatë zgjidhja e ofruar konsiston në ndezjen e kameras pa aktivizuar dritën që ndriçon kur kamera është në punë. Kërcënimi është i madh dhe i rrezikshëm dhe të gjithë duhet të marrin masa.

Por edhe nëse mendoni se nuk keni asgjë për të fshehur, s’do të thotë që nuk ka të interesuar që duan të fusin hundët në punët tuaja.

Çfarë duhet të përdorni?

Çdo lloj ngjitësi letre me ngjyrë jo transparente e kryen funksionin. Ngjitës biadeziv,alumini, izolant, tenije, pak rëndësi ka mjafton që të kenë rezistencën e duhur dhe të jenë mjaftueshëm të errët për të penguar shikimin.

Nëse doni një alternativë më të avancuar, mund të zgjidhni mes pajisjeve profesionale të mbulimit të kamerave, siç mund të jenë disa “dyer” plastikë, që mund të hapen dhe mbyllen sipas dëshirës.

Të duket e çuditshme? Ndoshta. Por shikoje në këtë mënyrë: Duhet të marrësh kontrollin mbi sigurinë tënde.

Burimi: www.mic.com