BUZZ

Ja pse duhet të bëni banjë përpara se të notoni në pishinë

Nga: Pikkom

Data 30-05-2017

Sipas një raporti të ri, shumë të rritur notojnë pasi kanë kaluar një diarre. Ja pse artikulli nuk do të jetë aspak i këndshëm.

Vëzhgimi u krye nga Këshilli i Shëndetit dhe Cilësisë së Ujit dhe zbuloi:

* 1 në 4 të rritur (25%) notojnë pak pasi kanë kaluar diarre.

* Gjysma e të rriturve (52%) nuk bëjnë banjë përpara se të notojnë në pishinë.

* 3 në 5 të rritur (60%) pranojnë të kenë gëlltitur ujë nga pishina.

Përpara se të kalojmë te këto zbulime, le të flasim për mikrobet e pishinave. Kur hyni në pishinë, çdo gjë e trupit duke përfshirë djersën, papastërtitë, yndyrën dhe lëngjet trupore përfundojnë në ujë. Kështu që pjesa më e madhe e pishinave janë plot me mikrobe. Nuk jetojmë në një botë sterile dhe pjesa më e madhe e mikrobeve janë në fakt të padëmshëm. Nga ana tjetër mund të përdorim klor për t’i mbajtur të pastra pishinat.

Megjithatë, ka edhe mikrobe shumë të dëmshme që nuk do t’i donit në pishinë dhe që janë patogjenë, baktere, viruse apo organizma të tjerë që shkaktojnë sëmundje apo infeksione. Këto mikrobe mund të përfundojnë në pishinë nga trupat tanë apo mbetjet fekale duke infektuar kësisoj notuesit e tjerë.

Kështu pra 1 në 4 të rritur do të hynte në pishinë brenda një ore pas një diarreje, por në fakt supozohet të pritet deri në dy javë për të shmangur kontaminimin e pishinës.

Po, e dimë që dy javë tingëllojnë si një përjetësi, por CDC paralajmëron që kjo është koha e nevojshme që trupi të shpërbëjë patogjenët shkaktarë.

“Edhe nëse ndiheni më mirë dhe nuk keni asnjë simptomë, mund të jeni duke lëshuar miliona, apo miliarda mikrobe diarreje në pishinë,” thotë Kelly Reynolds, PhD, eksperte e mikrobeve në Universitetin e Arizonës.

Fatkeqësisht, jo shumë njerëz e dinë për rregullin e dy javëve dhe nuk e ndjekin sigurisht. Duke patur parasysh që 89 milion njerëz notojnë nëpër pishina çdo verë dhe 25% e të rriturve notojnë pasi kalojnë një diarre, kjo do të thotë që rrisqet për kontaminim të mundshëm janë shumë të larta. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të bëhet banjë paraprakisht dhe të shmanget gëlltitja e ujit, por njerëzit nuk i zbatojnë gjithnjë këto rregulla.

Diarreja është problematike sepse mund të kontaminojë të gjithë pishinën me patogjenë dhe të sëmurë njerëzit e tjerë të pranishëm.

E dimë tashmë që pishinat përmbajnë mbetje fekalesh dhe nuk ndodh për shkak të aksidenteve të vogla të fëmijëve. Të gjthë kemi pak mbetje fekalesh në trupat tanë, vetëm nëse qendrojmë gjithë ditën duke u larë në bide gjë që nuk e besojmë.

“Të rriturit lëshojnë rreth 0.14 gramë feçe për çdo senacë larje në pishinë, gjë që është ekuivalente me peshën e një bizeleje,” thotë Reynolds.

Në ndryshim nga jashtëqitja, diarreja përmban një sërë patogjenësh. Këto të fundit përfshijnë baktere, viruse dhe parazitë. Këta patogjenë shpërndahen nëpër ujin e kontaminuar dhe ushqim.

Shqetësimi më i madh është një parazit i quajtur Cryptosporidium, i cili është shkaktari më i zakontë i sëmundjeve me pasojë diarre.

Crypto shpërndahet kur gëlltitet ujë nga pishina e kontaminuar me diarre. Duhet një numër shumë i vogël i mikrobeve crypto për të sëmurur dikë. Crypto mund të shkaktojë diarre, të përziera, mungesë oreksi, të vjella, humbje në peshë, dhembje stomaku dhe temperaturë.

Edhe për njerëz me sistem imunitar të fortë, Crypto mund të vazhdojë të qendrojë në aparat tretës për javë të tëra dhe nuk mund të merren antibiotikë apo mjekime të tjera. Zakonisht largohet vetë, por mund të shkaktojë probleme serioze te ata me sistem imunitar të dobët si pasojë e sëmundjeve si HIV/AIDs.

Pavarësisht se është shumë i përhapur, ky parazit nuk njihet shumë mirë. 72% e pjesëmarrësve në vëzhgim nuk e dinin që crypto është një parazit që mund të shpërndahet nëpërmjet ujit. Dhe që paraziti mund të shpërndahet edhe javë pas diarresë.

Klori është efektiv në shkatërrimin e mikrobeve, por Crypto është imun ndaj klorit dhe mund të jetojë në pishinë për ditë të tëra.

Sipas CDC, Crypto ka një zhguall të jashtëm shumë të fortë që e ndihmon të jetojë në pishinë edhe nëse kjo e fundit është e bërë me klor.

“Crypto nuk vritet me lehtësi nga klori dhe mund të jetojë deri në 10 ditë në pishinat e trajtuara mirë,” thotë për raportin Michele Hlavsa, drejtuese e programit të CDC për Notin e Shëndetshëm. Ja pse është e rëndësishme të mbahen parazitët jashtë ujit, pasi është e vështirë të zhduken më pas.

Të bërit banjë mund të reduktojë rrisqet për kontaminim, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk e bëjnë këtë.

Mund të shkojë kundër intuitës të bësh banjë përpara notit në pishinë, por mendojeni pak. Nëse nuk bëni banjë, pishina do të kthehet në një vaskë plot me trupa të papastër.

Klori në pishina e humb efektin nëse përzihet me djersën, kremin kundër diellit, apo produkte të tjera për lëkurën dhe flokët kështu që bëni mirë ta pastroni trupin përpara se të futeni në pishinë.

Nuk duhet gëlltitur kurrsesi uji i pishinës edhe pse është shumë e vështirë për t’u shmangur.

“Të rriturit gëlltisin rreth 14 gramë ujë për çdo seancë larje në pishinë, ndërsa fëmijët dyfishin e kësaj sasie,” thotë Reynolds. Edhe nëse nuk e bëni qëllimisht, mund të ndodhë që të gëlltisni ujë gabimisht.

Të mbajturit pastër të pishinës varet nga ndërgjegjësimi i njerëzve për t’u përkujdesur për veten dhe për njeri-tjetrin.

Pllaquritje të mbarë!

Burimi: www.buzzfeed.com