BUZZ

Ja pse nuk duhet të pini kurrë më ujë në shishe plastike

Nga: Pikkom

Data 09-06-2017

Industria e ujit është diçka e kotë dhe e dëmshme në të njëjtën kohë. Kjo industri 1 miliard dollarëshe merr një element që është falas në planetin tonë, e paketon dhe e shet për të përfituar. Por e keqja nuk mbaron me kaq.

Nestle, kompania e famshme që prodhon qindra artikuj ushqimorë, ka vendosur të hapë një fabrikë në shkretëtirën e Arizonës. Ky vendim ka ngjallur shumë debate dhe pyetje, ku më e rëndësishmja është se “si do të paketojnë ujin në shkretëtirë?”

Shumica e atyre që e kundërshtojnë këtë nisëm janë ambientalistët. Edhe para këtij vendimi, Nestle përballej më shumë akuza për fabrikën e ujit në malet Bernardino dhe një tjetër grup në Oregon votoi kundër paketimit të ujit. Gjithashtu në internet ka nisur mbledhja e firmave e cila synon ta quajë vendimin e Nestles për të ndërtuar fabrikë në Arizonë si të papërgjegjshëm dhe të pa logjikshëm, pasi thatësira mbretëron në Arizonë prej 17 vitesh.

Zyrtarët e qytetit argumentuan se do të ketë mjaftueshëm ujë si për qytetin, ashtu edhe për fabrikën, por ambientalistët nuk binden kollaj. Industria e mbushjes së ujit ndikon negativisht në mjedis, pasi 80% e shisheve plastike të ujit hidhen në një landfill, duke krijuar 2 milionë ton shishe plastike çdo vit. Më poshtë po radhisim 10 fakte që ndoshta nuk i dinit për industrinë e ujit.

1. Rasti i parë i shitjes së ujit në shishe ka ndodhur në Boston në vitet 1760. Uji mineral atëherë u shit për qëllime terapeutike.

2. Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, shitjet e ujit të paketuar në shishe po tejkalojnë ato të pijeve të gazuara.

3. Konsumi global i ujit në shishe po rritet me 10% çdo vit. Rritja më e ngadaltë është në Europë, ndërsa më e shpejta në Amerikën e Veriut.

4. Energjia që shpenzohet për të futur ujin në shishe plastike është e mjaftueshme për të furnizuar me energji 190,000 shtëpi.

5. Raportet konfirmojnë se gjysma e ujit që shitet në shishe merret nga rubineti.

6. Uji në shishe nuk është më i sigurt se sa uji i rubinetit. Në fakt, 22% e ujit të paketuar në shishe përmban kimikate mbi normën e lejuar.

7. Për të krijuar një shishe plastike nevojitet tre herë më shumë ujë se sa uji që do të mbajë brenda.

8. Vaji që përdoret për të prodhuar shishet plastike të ujit në një vit do të ishte i mjaftueshëm për 1 milionë makina.

9. Vetëm një në pesë shishe plastike riciklohen.

10. Industria e ujit pati një xhiro prej 13 miliardë dollarësh në vitin 2014, por do të kushtonte vetëm 10 miliardë që të gjithë të kishin ujë të pastër në rubinetat e shtëpive.

Burimi: www.globalcitizen.org