Blogje

Jo më scrub: Këto janë përfitimet e furçës së thatë

Nga: Pikkom

Data 13-06-2017

Fërkimi i trupit me furçë nuk është diçka që bën pjesë në rutinën tonë të përditshme. Kemi vetëm 10 minuta kohë për t’u futur në dush e më pas për të pirë një kafe para se të kapim autobusin. Kështu që rituali ynë i mëngjesit nuk na lejon më shumë se larja me shampo e trupit dhe pastrimi i fytyrës.

Gjithsesi, sa herë dëgjojmë diçka që mund të na ndihmojë jemi sy e veshë. Nëse aktualisht përdorni skrabin, furça e thatë do të jetë miku juaj më i mirë, pasi ju ndihmon për pompimin e mirë të gjakut dhe një lëkurë më rinore.

Natalie Viklund dhe Marie Hansen, themeluese të Aevi Wellness, na tregojnë të mirat shëndetësore dhe estetike të fërkimit të trupit me furçë.

Stimulon sistemin limfatik

Fërkimi me furçë të thatë shpejton transportimin e oksigjenit në qelizat e trupit, duke ndihmuar nyjet limfatike e duke detoksifikuar gjakun. Përmes stimulimit të rrjedhjes normale të limfës, fërkimi i trupit me furçë të thatë pengon formimin e celulitit, variçet dhe zbehjen e lëkurës. Pas disa sesioneve, lëkura duket e butë, Përveç kësaj, përmes eliminimit të poreve të bllokuara, lëkura rrjedhimisht është në gjendje të përthithë më mirë ushqyesit tuaj që ju ofrojnë në formën e kujdesit të lëkurës tuaj. ”

dry-brushing-back

Masazhoni lëkurën

Masazhimi i lëkurës me qëllim lirimin e poreve të bllokuara, ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke i dhënë lëkurës suaj një pamje të mrekullueshme dhe natyrale. Pas disa seancash, lëkura juaj do të jetë më e butë. Përveç kësaj, përmes eliminimit të poreve të bllokuara lëkura është në gjendje të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

Shton energjinë

Përdoreni në mëngjes para dushit, për të marrë shumë energji duke zëvendësuar në këtë mënyrë edhe kafen e mëngjesit. Furça e thatë stimulon qarkullimin e mirë të gjakut duke i dhënë energji trupit, mendjes dhe lëkurës. Për këtë arsye, nuk ua rekomandojmë ta bëni para se të shkoni për të fjetur në mbrëmje.

Disa këshilla

1. Gjithmonë fërkohuni në drejtim të zemrës, duke e nisur nga këmbët e duke vazhduar për sipër.

2. Përdorni fërkime të gjata, të lëmuara dhe sensitive për lëkurën. Dëgjojeni trupin tuaj.

3. Meqë jeni duke stimuluar trupin për të nxjerrë jashtë toksinat, ju do të dyfishoni efektin detoksifikues nëse pini shumë ujë pas kësaj.

Burimi: www.refinery29.com