Teknologji

Ka ardhur koha të hidhni PC-në tuaj të vjetër? Ja si të ruani materialet

Nga: Pikkom

Data 16-01-2017

Shumë kompjutera të vjetër qendrojnë në një cep të harruar të shtëpisë vetëm sepse përtojmë të marrim të gjitha materialet e ruajtura për ta shitur më pas ose për ta ricikluar. Por detyra në fakt është më e thjeshtë nga sa mendonit. Ja si ta përgatisni PC-në ose laptopin tuaj të vjetër për t’u larguar nga shtëpia.

Zhvendosini file-t tuaja diku tjetër

Shqetësimi juaj i parë do të jetë me siguri zhvendosja e file-ve të rëndësishëm, edhe pse kur kontrolloni gjithçka zbuloni që nuk ishin aq shumë materiale sa mendonit.

Investoni në një hard drive ose përdorni mënyra të tjera siç mund të jetë Dropbox për të marrë file-t e rëndësishëm dhe për t’i transportuar në pajisjen e re ose në Cloud, ose në të dyja, në rast se ndodh diçka e paparashikuar dhe ju duhet të ruani një kopje.

Mos i fshini kopjet origjinale deri sa të jeni siguruar që i keni ruajtur diku tjetër. Si Windows dhe MacOS e thjeshtojnë punën falë OneDrive dhe iCloud, por nëse po zhvendoseni mes dy flatformave atëherë do të duhet të gjeni një zgjidhje alternative.

Nëse ju shkon për shtat të përdorni Dropbox ose Google Drive për të zhvendosur materialet nëpërmjet cloud, sigurohuni të çinstaloni të gjitha programet që dërgojnë mesazhe në një server aplikacionesh ose fshini të gjitha pajisjet që kanë akses në historinë e kërkimeve tuaja në motorrë kërkimi, pasi edhe nëse i fshini materialet ato do të përsëriten në cloud dhe në pajisjet e tjera, të cilat janë të lidhura në cloud. 

fjdxqkqrz4rwdio3nk7n

Në varësi të sasisë së të dhënave që kërkoni të transportoni, një pajisje USB mund të mjaftojë për të kryer kalimin, por kontrolloni për t’u siguruar që keni marrë gjithçka që ju nevojitet: foto, video, muzikë, shënime, dokumenta etj.

qkeeiimswqlgbklzmqya

Email-i mund të jetë një kokëçarje nëse nuk po përdorni një web client si Gmail. Nëse ju nevojitet të transportoni vetëm disa mesazhe, thjesht mund t’u bëni forward diku tjetër, në të kundërt hidhuni një sy opsioneve import dhe eksport që gjenden në shërbimin tuaj të e-maileve si Apple Mail apo Microsoft Outlook.

Së fundmi, mos harroni browser-in, i cili mund të ketë ruajtur fjalëkalime dhe faqe të rëndësishme.

Një nga hapat më të rëndësishëm në të përgatiturit të kompjuterit të vjetër për shitje ose falje është çinstalimi dhe çrregjistrimi i software-it që keni në përdorim. Një pjesë e aplikacioneve gjurmojnë pajisjet në të cilat janë rregjistruar dhe për këtë arsye duhet të çaktivizoni kopjet e vjetra përpara se të aktivizoni të rejat. 

Është përgjithësisht proçes i lehtë por ndryshon në programe të ndryshëm, kështu që kontrolloni gjithçka të instaluar që përkon me këtë situatë. Në disa raste mund të ketë kufizime në kohë.

of1ni20osrqfrbhxm5zj

Më pas hiqni gjithçka nga memorja e jashtme, pastroni memorjen cache dhe çdo file të ruajtur, dhe në fund çinstaloni programin vetë. Fshini të gjithë dokumentat personalë dhe boshatisni koshin për t’u siguruar që nuk mund të merren nga aty.

Më pas, është ide e mirë të fshini gjtihçka nga memorja e  jashtme dhe të riinstaloni sistemin e shfrytëzimit, për t’u siguruar që askush nuk kërkon të marrë të dhënat tuaja nga kompjuteri që po dorëzoni. Në SSD-të e gjendura në pjesën më të madhe të Mac-ëve dhe Windows nuk duket të jetë një problem, por në drive-t e vjetër ka shumë pajisje për të kryer funksionin.   

Riinstalimi i OS është më i thjeshtë me mundësitë më të fundit që ofrohen por edhe në versionet më të vjetra nuk përbën asnjë problem, duke ju lejuar të keni akses në disqet origjinalë.

dgvs33cc45eci2rpk5fy

Sërish, nuk është diçka që duhet ta bëni patjetër, veçanërisht nëse po recikloni pajisjen, por është një praktikë e mirë për çdo rast. Pas gjthë këtyre hapave do të keni përballë një pajisje të pastër, më të re se kur e bletë.

Një këshillë tjetër shumë e mirë, është ta trajtoni kompjuterin që keni tani në përdorim si një pajisje që shpejt do të mund ta ndërroni, kështu që merrni masa të ruani materialet më të nevojshme diku në cloud.

Burimi: www.gizmodo.com