Blogje

KAFKAESQUE ose diçka e tillë

Nga: Pikkom

Data 09-08-2016

Ah ju qenie të shkreta, të vdekshme,  menduat me të vërtetë që e dinit çfarë do të thotë “Kafkeske”? Sa gabim e keni patur…

Një video e fundit e animuar e TED-Ed, nga Noah Tavlin e sqaron shumë bukur konceptin duke argumentuar keqpërdorimin e kuptimit të tij të vërtetë. “Përtej përdorimit të rëndomtë të shprehjes,” pyet ai, “çfarë e bën diçka Kafkeske?”

Ka shumë mundësi që të jeni duke kundërshtuar në çdo mënyrë, faktin, që ju mund të mos e dini se çfarë nëkupton ky koncept. Natyrisht, na bën të mendojmë që ka lidhje me subjektet dhe ngjarjet që trajton në punët e tij Franz Kafka, ky shkrimtar i lindur në Pragë, historitë e famshme të të cilit, trajtuan shumë mekanizmin burokratik të mbretërisë Austro-Hungareze.

Por mund të bëhemi edhe më specifikë. “Kafkeske” përshkruan, sipas fjalorit të Oksfordit, “cilësi tiranike, ankthioze,” ose siç mund të njihen ndryshe “komplekse të çuditshme, jologjike dhe të nivelit axhitues.”

Këtu qendron kleçka: Sa herë, që puna e një talenti të vërtetë, bëhet përcaktuese e tij (Oruelliane, Prustiane, Dikensiane), kuptimi i atij përcaktuesi varet tërësisht nga interpretimet e punëve origjinale. Pavarësisht se çfarë thotë fjalori për “Kafkeske”, nënkuptimi i vërtetë, nuk ka fare të bëjë me fjalorët por me gjithçka që thuhet nga kritika letrare për Kafkën vetë.

kafkaesque12

TED Ed, Noah Tavlin

Përkufizimi i Tavlin për “Kafkeske” vjen nga momentet letrare të “Një artist i urisë” (“A Hunger Artist”), “Metamorfoza”(“The Metamorphosis”) dhe nxjerr prej tyre pjesë të enigmës çoroditëse të burokracisë së palogjikshme.

“Nuk është vetëm absurdi i burokracisë, por dhe reagimi ndaj tij si klishe e arsyetimit qarkullues të karaktereve, që i bën shkrimet e Kafkës emblematike,” argumentohet në video.

Kjo video e TED-Ed, është ndër më të fundit për sa i përket diskutimit pafundësisht të gjatë për të përcaktuar kuptimin e vërtetë të “Kafkeske”, gjë që në mënyrë të tërthortë përcakton edhe trashëgiminë e Kafkës. Në vitin 1991, autori i biografisë së Kafkës, Frederick Karl ofroi një përcaktim më të drejtpërdrejtë dhe të limituar për New York Times:

“Jam shumë kundër dikujt, që kërkon të kapë orarin e nisjes së autobuzit dhe kur zbulon që nuk do të ketë fare autobuza në qarkullim, thotë, sa “Kafkeske” kjo situatë,” thotë ai. Kafkeske, do të thotë, të hysh në një botë surreale, në të cilën të gjithe kornizat tuaja të kontrollit, të gjitha planet, mënyra se si e ke ushtruar sjelljen tënde, fillon të rrënohet. Dhe e vetmja gjë që mund të bësh, është të luftosh me mundimet e tua. Por, sigurisht që nuk keni ndonjë mundësi. Kjo është Kafkeske.”

kafka

Një rubrikë e autorit Ben Marcus, e titulluar “Nga zemra” (“By Heart”), për Atlantic në vitin 2014, trajtonte “Një mesazh nga perandori” (“A Message From the Emperor”) të Kafkës dhe në fakt, kishte ngritur argumenta konçizë dhe shumë të saktë, për atë, që mund ta zëvendësojë shprehjen “Kafkeske”. Marcus argumentoi cilësitë më të mira të Kafkës, duke përfshirë këtu ndikimin në përdorimin e gjuhës, nëpërmjet ndërthurjes së fantazisë me realitetin, me një ndjenjë luftarake ndaj zymtësisë, i pashpresë me një shpresë të madhe.

Siç argumenton dhe Tavlin, “Termi “Kafkeske”, përdoret rëndom në të përditshmen tonë, për të përshkruar komplikimet e panevojshme dhe eksperiencat e lodhshme, veçanërisht që lidhen me burokracinë. Por, a mund të thuhet se  qendrimi në radhë të gjata, për të plotësuar dokumentacionet e nevojshme e ka arritur vizionin e pasur të Kafkës?”

Nuk besoj. Atëherë, çfarë mund të quhet, përveç sigurisht prozës së mirë-studiuar dhe brilante të Kafkës? Ky standard, ndoshta, është i aplikueshëm vetëm për Kafkën dhe vetëm ai mund të quhet plotësisht “Kafkesk”.

Përcaktuesit e diagnozave, që duan të limitojnë përdorimin e “Kafkeske”, janë duke luftuar një luftë të humbur me kohë, por kjo ka disa përfitime. Përshembull, një video domethënëse, e cila eksploron motivet e zakonshme dhe subjektet e krijimtarisë së Kafkës, është një fund që ia vlen në vetvete.

Burimi: www.huffingtonpost.com