Stil dhe Imazh

Kjo blogere mode 63 vjeçare po ia hedh çdo stereotipi të fushës

Nga: Pikkom

Data 20-04-2017

Hap krahun, Kendall Jenner!

Ju mund të hamendësoni që nuk ka asnjë person të kësaj moshe që mund të vendosë rregullat e modës. Përgatituni të mësoni nga më e mira!

Lyn Slater, një profesoreshë në universitet dhe punonjëse sociale, e quajti blogun e saj Accidental Icon pasi paparacët e morën për të famshme dhe e fotografuan nëpër rrugët e New York.

Slater do të takonte një mikeshë jashtë një shfaqeje mode përpara dy vitesh, e kuruar me stilin e saj të jashtëzakonshëm kur krejt papritur u rrethua nga fotografë mode, të cilët mendonin se ajo ishte në fakt e famshme. “Ishte gjithçka aksidentale,” rrëfen ajo për HuffPost.

Blogu që ajo filloi nga ana tjetër është i qëllimshëm dhe shumë frymëzues.

58701fd71700008501928a41

Me foto, zbulime në fushën e modës dhe ese personale, Accidental Icon ofron një dozë maturiteti emocional në një botë të populluar nga blogere mode në të njëzetat. Slater, e cila preferon më mirë të quhet “ndikuese” se “blogere mode,” nxjerr foto të vetat nëpër rrugët e New York, reflektime të vetënjohjes feministe dhe ngjashmëri mes miqve cilësorë dhe kohës cilësore.  

Ajo poston foto me ose aspak editime minimale, duke lejuar të shfaqen rrudhat e buzëqeshjeve dhe flokët e argjendtë. E ndërkohë që mund të duket e rrallë në fushën e modës, Slater nuk e vret mendjen fare.

“Mosha nuk është variabli që marr në konsideratë kur vishem,” thotë ajo për The Huffington Post. “Unë e shoh interesant faktin që më në fund burokracitë e fushës së modës po anashkalohen.”

Edhe ne mendojmë kështu. Jepi, Lyn!

58701fe91200002d00ad61fd

 

5870203e1b00008d016e6081

 

5873e47c1b00008d016e66ed

 

58701fc2120000c301ad61fc

Burimi: www.huffingtonpost.com