Stil dhe Imazh

Kjo është mosha e duhur për të aplikuar botoks parandalues, sipas dermatologëve

Nga: Pikkom

Data 18-05-2017

Për natyrën e lajmeve të sotme nuk është më surprizuese që: Njerëzit janë zyrtarisht të interesuar në trajtime injektuese. Sipas Shoqërisë Amerikane të Ndërhyrjeve Plastike, gjatë vitit të fundit janë kryer rreth 7 milion proçedura injektimi duke përfshirë botoks. Dhe ky numër vazhdon të rritet. Sipas ekspertëve, vihet re një rritje e numrit të pacientëve të rinj në moshë me pretendimin që duhet të parandalohet sa më parë plakja. Po sa është i justifikueshëm të kryerit të këtij veprimi sa më parë? Për ta kuptuar më mirë ju parashtrojmë opinionet e dermatologëve.

Në të 20-tat:

“Këshilla ime për pacientët është të fillojnë të trajtojnë vijat e krijuara nga shprehitë. Kur buzëqeshni apo ngryseni mund të zhvillohen linja. Rrallë duken kur e qetësoni fytyrën. Megjithatë me kalimin e kohës vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha gjendjet. Në këtë moment mund të konsideroni aplikimin e botoksit. Personalisht mendoj që botoksi nuk është i nevojshëm deri sa linjat të fillojnë të jenë të dukshme në gjendje të qetë. Për disa njerëz kjo situatë mund të ndodhë gjatë të 20-ave ndërsa për të tjerë gjatë të 30-ave. Është e rrallë që të kemi pacientë që kërkojnë të aplikojnë botoks nën të 25-ave. Koncepti dhe qasja ndaj botoksit ka ndryshuar sot në krahasim me pesë vite më parë. Tani më shumë se kurrë kemi pacientë që vijnë të kërkojnë botoks për t’u përgatitur për ditëlindjen e tyre të 30-të. Më parë ishte shumë e pazakontë për një femër ta konsideronte si opsion!”- Joshua Zeichner, drejtor i kozmetikës dhe kërkimeve klinike në Spitalin Mount Sinai në  New York.

“Për arsye parandaluese, do të thotë pikërisht të parandalohen rrudhat. Për këtë arsye do ta isha shumë të vështirë t’i aplikoja botoks një pacienti të moshës 24 apo 25 vjeç. Madje ndihem në siklet të mendoj që mund të kem klientë të një moshe shumë të re të cilët nuk i kuptojnë implikimet.” – Jeffrey Epstein, dermatolog dhe kontribues i RealSelf në Miami.

“Sa më herët ta filloni aplikimin e botoksit, aq më mirë është duke qenë se kryen rolin e parandaluesit të plakjes. Në këtë mënyrë botoksi funksionon në qetësimin e muskujve. Ne kemi shumë pacientë të një moshe shumë të re që e aplikojnë në raste kur kanë të pranishme rrudha të dukshme.”- Debra Jaliman, dermatologe në New York.

“Mesatarja e aplikimit të botoksit parandalues në klinikën time është te mosha 25 vjeçare por nuk është një rregull i prerë me thikë. Thjesht është e kotë t’ia injektosh dikujt në një moshë shumë të re për arsye kozmetike. Shumë rrudha të fytyrës kanë origjinë gjenetike dhe nëse fillojnë t’i vënë re te të afërmit e tyre mund të aplikojnë botoks për t’i parandaluar rrudhat e tyre. Nuk e kam kryer këtë proçedurë në asnjë klient nën moshën 21 vjeçare për të vetmen arsye se nuk ka qenë e nevojshme dhe në fakt as nuk e kanë kërkuar.” – Amy Wechsler, dermatologe në New York.

Në të 30-tat:

“Në varësi të nivelit të dëmtimit nga dielli apo frekuencës së lëvizjes së muskujve, vendoset mosha e duhur për të injektuar botoks. Kështu pra nëse dikush i ka gjestikulacionet të ekzagjeruara mund të ndodhë që t’i duhet të aplikojë botoks në të 20-tat. Nëse jo, në të 30-tat ose maskimumi 35 duhet filluar.”—Ava Shamban, dermatologe dhe themeluese e SkinxFive.

“Mosha më e re e klientit që ka kërkuar botoks ka qenë te të 20-tat dhe ndodhi për arsye se kishte predispozitë gjenetike t’i formoheshin rrudha në moshë të re. Në përgjithësi nëse dikush kujdeset për lëkurën, mund ta shtyjë injektimin e botoksit për gjatë të 30-ave.”- Paul Nassif, kirurg plastik në Los Angeles dhe kontribues për RealSelf .

Në të 40-tat:

“Mosha më e përshtatshme për të filluar aplikimin e botoksit varet nga ngjyra e lëkurës dhe stili i jetës. Në përgjithësi, femrat kaukaziane duhet ta fillojnë aplikin gjatë moshës 35-40 vjeçare. Për nuanca më të errëta të lëkuës ndoshta rreth 40-45 vjeç. Nëse dikush ekspozohet shumë në diell ose ka një stil jete më të pashëndetshëm për lëkurën mund të duhet më herët. Mosha kronologjike për të filluar aplikimin e botoksit është shpesh e papërcaktuar. Është e rëndësishme që të shihet në bazë të gjendjes.”– Elizabeth Tanzi, themeluese dhe drejtoreshë e Capital Laser & Skin Care.

Burimi: www.allure.com