BUZZ

Kjo nuancë e buzëkuqit Estée Lauder do ju martojë brenda vitit sipas mitit japonez “Buzëkuqi Japonez i Martesës”

Nga: Pikkom

Data 22-05-2017

Nga Emily Popp për www.hellogiggles.com

“Do të të pëlqejë edhe pse në fillim mund të të duket pak ofendues.”

Kështu e përshkruajti vëllai im dhuratën e Krishtlindjeve që më kishte zgjedhur sëbashku me të dashurën e tij. Alexander dhe Shiori jetojnë në Kyoto, Japoni dhe kështu shkëmbyem dhurata në Skype këtë vit. Ai më paralajmëroi në lidhje me dhuratën kështu që kur e hapa kutinë e paketuar bukur u surprizova kur pashë çfarë përmbante.  

Ishte një buzëkuq.

Një buzëkuq i shkëlqyeshëm Estée Lauder me emrin tim, “Emily,” të gdhendur në kasë me zemra të vogla. E çfarë kishte ofenduese në lidhje me të? Pse më paralajmëroi?

Ndërkohë vëllai ime me të dashurën prisnin reagimin tim. I falenderova dhe vura buzëkuqin ndërkohë. Në atë moment vëllai më tha, “Shiko se ka një histori pas atij buzëkuqi.”

“Ky është një lloj buzëkuqi i veçantë. Në Japoni nëse e vë këtë lloj buzëkuqi Estée Lauder, martohesh brenda vitit.”

Dhe ja ku doli.

Ky buzëkuq supozohej të më martonte brenda vitit. Ndërkohë një lumë emocionesh vërshonin brenda meje. Si fillim gjithçka shquaja nga ndjenjat e mia ishte mirënjohje e pastër.

Ndërkohë pusulla shoqëruese shkruante, “Hey zemër, je 31 vjeç kështu që mund të duash t’i çosh gjërat në hapin tjetër. Ja ku ke një buzëkuq Estée Lauder për të ndihmuar në këtë rrugë.” Faleminderit?

Kështu që po, kjo dhuratë më shkaktoi një sërë emocionesh por më së shumti kisha pyetje në kokë. Duhet ta vë këtë buzëkuq çdo ditë që të fillojë të funksionojë? Po pse Estée Lauder? Dukej si një mit shumë i largët për mua.

emily

Pasi mora këtë dhuratë të shoqëruar me një orë biologjike që vetëm pulsonte, u mahnita nga ideja e buzëkuqit të martesës së sigurt. Nuk e dija që ekzistonte diçka e tillë më parë dhe ja pse në fakt mund ta gjesh këtë copë mrekulli vetëm në Japoni. Buzëkuqi është pjesë e koleksionit “Pure Color Crystal”, që vjen në 15 nuanca të ndryshme nën emra si “Crystal Baby Cream” dhe “Crystal Innocence Cream.” Nuanca ime quhet thjesht “Crystal Pink Cream.”

estee lauder

Faqja japoneze e Estée Lauder nuk përcaktonte që ky buzëkuq kishte ndonjë lidhje me martesën dhe aty fillova të dyshoja nëse Alexander dhe Shiori e shpikën këtë histori me qëllim.

Por më pas pashë përshtypjet mbi produktin të cilat mezor i përktheva por nga të cilat kuptova që miti besohej gjerësisht.

Më duhet ta pranoj që fillova të ndihesha shumë optimiste dhe ndërkohë i dërgoj vëllait tim dy tekste për t’i përkthyer për mua në lidhje me buzëkuqin dhe mora këto përgjigjje:

Titulli: Buzëkuqi që të ndihmon të gjesh partner  

Jam 40 vjeç dhe po shpresoj të martohem. Kam investuar shumë në rroba dhe kozmetikë. Po shoh që ky buzëkuq ia ka dalë të martojë shumë vajza. Sigurisht që e bleva. Dhe tashmë kam qenë në 6 takime me të njejtin djalë rreth 17 vite më të ri se unë që e njoha në një klub nate. Vras mendjen si do shkojë dhe shpresoj të kem diçka pozitive për të thënë brenda vitit. Faleminderit për këtë produkt të mrekullueshëm.

Titulli: Është produkt i mrekullueshëm

Kisha dëgjuar se ishte një buzëkuq martese dhe vendosa ta provoja. Herën e parë që e provova ndodhi që takova një djalë me të cilin vazhdoj të dal. Më parë ziheshim shumë por po ia dalim të sheshojmë keqkuptimet. Nuk e di nëse merita i takon buzëkuqit por sigurisht që jam e surprizuar. Do ishte super nëse do më realizohej ëndrra për t’u martuar.

Ka shumë për t’u kapërdirë në lidhje me këtë histori. Ka diçka në lidhje me këto histori që të thyen zemrën. Koncepti i buzëkuqit që të marton është në fakt problematik për të qenë të sinqertë. Nocioni që femra të blejë një produkt bukurie për të kapur një mashkull është arkaik. Por! Përpara se të  acaroheni kam dy fjalë për ju: Pula e fejesës.

A ju kujton gjë? Është pothuajse e njejta ide si me buzëkuqin e martesës por këtë herë magjinë e bën një pulë. Receta për “Pulën e fejesës” u krijua nga editorja e modës për revistën Glamour, e cila u fejua me të dashurin pasi e përgatiti.

emily me estee

Por a funksionon realisht “Buzëkuqi i martesës”? Kisha nevojë për opinionin e së dashurës të vëllait tim e cila ka jetuar gjithnjë në Japoni dhe e di si funksionon atje. Në fund të fundit ajo ma bleu dhe në fakt ia kishte dhuruar edhe mikeshave të tjera. Pra e pyeta në funksionon. Dhe përgjigjja e saj ishte:

“Nuk jam e sigurt nëse funksionon por përdorimi i një produkti të tillë u ka dhënë shumë femrave ndjesinë që duhet përpiqen më shumë me vetëbesim. Kështu ndihen të lira të kërkojnë një partner pa patur frikën e kohës që kalon.”

Edhe nëse nuk arrini të shkelni altarin me përdorimin e këtij buzëkuqi ka diçka shumë interesante në lidhje me përdorimin e këtij buzëkuqi. Dhe nuk ka të bëjë detyrimisht me martesën. Një nga arsyet pse blej rroba të reja apo produkte kozmetike është që të ndryshoj sadopak. Në këtë mënyrë shtoj mundësitë për të afruar njerëz të rinj. Ndoshta edhe nuk funksionon por nuk ka shumë rëndësi, nëse më japin ndjesinë e përgatitjes për hapa të ardhshëm me njerëz të rinj.

Burimi: www.hellogiggles.com