Shëndet

Kryeni stërvitjen tuaj në natyrë për këto 7 arsye

Nga: Pikkom

Data 14-06-2016

Mendoni se stërvitja në palestër është e vështirë? Mund të bëhet edhe më e vështirë kur koha e mirë ju fton të braktisni ato katër mure për diellin dhe flladin e freskët. Mos i injoroni instiktet tuaja! Natyra është vendi perfekt për të vënë trupin tuaj në punë. Ja përse do të lexoni 7 arsye që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendje për mënyrën si stërviteni:

  1. Do të mund të shtoni sasinë e stërvitjes në mënyrë të shëndetshme.
odlo_trail_running-mb_111004-odlo-running-0443-72_ae1eee998e1

Hiqni dorë nga revistat dhe dilni për një shëtitje të qetë përreth lagjes suaj apo në ambjente të gjelbëruara. Do të surprizoheni se sa më shpejt do të kalojë koha kur nuk frekuentoni një palestër. Një stërvitje rraskapitëse ndoshta nuk do të kishte të njejtin efekt nëse shpërqëndroheni nga ambjenti rrethues. Kur shpërqëndrohemi priremi të humbim sensin e sasisë dhe të njohjes së ndjesisë së lodhjes. Kur zgjedh natyrën, gjasat janë që të dyfishoni sasinë e stërvitjes pa e kuptuar.

  1. Do të digjni padyshim më shumë kalori.
article-2548588-1b130b0a00000578-568_634x425

Është e thjeshtë t’i nënshtrohesh një rutine fizike kur trupi e di ekzaktësisht çfarë duhet të presë nga veglat e palestrës. Terreni gjithë variacion i një parku mund të jetë gjithçka ka nevojë fiziku juaj që të mund të sfidohet në forma të ndryshme të stërvitjes dhe ndërkohë edhe komplekse. Faktorët erë, temperaturë dhe variabla të tjerë të jashtëm rezistues ndikojnë në djegjen  e kalorive në masën 5-7% më tepër se palestra.

  1. Do të kurseni para.
finance_wallpapers___money_one_euro_coin_095212_ (1)

Abonimet në palestra nuk janë të lira. Përkundrazi mundet të jenë deri të papërballueshme në bazë të funskioneve që ofrojnë. Edhe investimi në një palestër të vogël në shtëpi mund të jetë shpenzim i tepërt. Madje përveç prerjes së shpenzimeve për palestër do të mund të kurseni edhe në karburantin e makinës duke qenë se shumë aktivitete mund t’i kryeni ndërkohë që ushtroni ecjen e përditshme.

  1. Do të jeni më të lumtur.
Friends enjoying hillside

Qendrimi jashtë shërben si një prozak organik. Ajri i pastër mund të krijojë një ndjesi euforie e cila vjen nga çlirimi në organizëm i endorfinave të mirëqenies. Ky fakt nuk lidhet me ndikimin në muskuj por me bindjen për të shtuar sasitë e stërvitjes. Gjithashtu stërvitja në natyrë krijon ndjesi energjie, rigjallërimi dhe të menduarit pozitivisht më tepër se stërvitja në ambjente të mbyllura.

  1. Do t’ju ndihmojë të luftoni bakteret.
gym

Jo gjithnjë palestrat janë mishërimi i shëndetit që ne pretendojmë se janë. Studime tregojnë se në fakt janë burime mikrobesh dhe bakteresh. MRSA është një mikrob që mund të merret në këto vende dhe që mundet të shkaktojë temperaturë, plagë dhe dhimbje të kraharorit. Për më tepër është shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Por kjo nuk do të thotë që është i vetmi pasi në këto vende ka edhe prani të herpesit, infeksione më të lehta, krimba dhe të tjera patologji të këtij lloji. Megjithatë nëse tregoni kujdes për higjenën tuaj, pastroni duart shpesh dhe ndërroni rrobat me të mbaruar stërvitjen mund të shmangni çdo patologji.

  1. Do t’ju ndihmojë të mendoni me kthjelltësi.
think

Kontakti me natyrën ndihmon mirëqenien fizike dhe mendore. Koha në natyrë ka një efekt imunizues që na mbron nga stresi aktual apo i ardhshëm duke na ndihmuar të mendojmë më me kthjelltësi. Djersitja dhe lodhja në freskinë e natyrës na bën më të zgjuar dhe të vetëdijshëm.

  1. Do të mund të stërviteni kur të doni.
635917038311632174-371695616_best_time_-_good.305184206_std

Natyra gjendet gjithnjë aty për ju. Nuk keni pse të respektoni orare, hapësira, pritje dhe detyrime në lidhje me veshjen. Mund të përfitoni nga momentet që keni të lira për t’u përkujdesur për imazhin tuaj. Madje edhe një rutinë 20 minutëshe mund të jetë e vlefshme për të mbajtur trupin në formë. Studime tregojnë që rëndësi ka intensiteti dhe jo koha e harxhuar për një stërvitje ndaj përfitoni nga koha juaj e pakët por intensive për të patur trupin ideal.

Burimi: www.womenshealthmag.com