Shëndet

Ku përfundon masa dhjamore e trupit kur humbim peshë

Nga: Pikkom

Data 10-06-2017

Të humburit të peshës është një çështje me rëndësi. Është diçka të cilën synojmë ta realizojmë shpejt, thjeshtë dhe në mënyrë të shëndetshme. Por a ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se ku përfundon masa dhjamore kur humbim peshë?

Në fund të fundit nuk mund thjesht të zhduket.

Masa dhjamore nuk kthehet në muskuj, siç sugjerojnë disa teori. Nuk kthehet as në energji dhe nuk digjet.

Në fakt, dhjami shpërbëhet në ujë dhe dioksid karboni. Dioksidi del nga organizmi nëpërmjet frymëmarrjes dhe uji nëpërmjet urinës, lotëve dhe djersitjes.  

Sipes revistës British Medical Journal, ka një keqkuptim në lidhje me proçesin metabolik të humbjes në peshë.

body fat

Të humburit të peshës kërkon çlirimin e karbonit të përqendruar në qelizat yndyrore.

Karbohidratet e tepërta konvertohen në përbërje kimike të quajtura trigliceride (që konsistojnë në karbon, hidrogjen dhe oksigjen) dhe më pas depozitohen në formën e lipideve në qelizat yndyrore. Për të humbur peshë, trupi përpiqet t’i metabolizojë këto trigliceride dhe kjo do të thotë të çlirohet karboni i gjendur në qelizat yndyrore.

Për të humbur 10 kilogramë të masës dhjamore kërkohen të thithen 29 kilogramë oksigjen, për të prodhuar 28 kilogramë dioksid karboni dhe 11 kilogramë ujë.

Mesa duket mushkëritë janë organi kryesor sekretues për humbjen në peshë.

Burimi: www.indy100.com