Blogje

Kush ishte Shën Valentini?

Nga: Pikkom

Data 08-02-2017

Një burrë i quajtur Valentinus, u martirizua në 14 Shkurt të shekullit të tretë të erës së re. Për sa i përket detajeve në lidhje me jetën e Shën Valentinit, legjendat ia zënë vendin realitetit. Ndërkohë që prisni ditën e shënuar, mësoni mbi njeriun sipas emrit të të cilit është emëruar kjo ditë si dhe fakte intriguese në lidhje me ditën më romantike të vitit.

1.Shën Valentini prej të cilit u frymëzua kjo ditë romantike mund të ketë qenë dy burra të ndryshëm.

I njohur zyrtarisht nga Kisha Katolike, mendohet që Shën Valentini të ketë qenë një njeri i vërtetë, i cili vdiq rreth vitit 270 të erës sonë. Megjithatë, identiteti i tij i vërtetë u hamendësua që në vitin 496 të erës sonë nga Papa Gelasius I, i cili i referohej martirit dhe akteve të tij si “të njohura vetëm për zotin”. Një regjitstrim i vitit 1400 e përshkruan Valentinin si një prift tempujsh të cilit iu pre koka afër Romës nga perandori Claudius II për arsye se ndihmonte çiftet e krishtera të martoheshin. Një punim tjetër pretendon që Valentini ishte peshkopi i Ternit, gjithashtu i martirizuar nga Claudiusi i II në periferi të Romës. Për shkak të ngjashmërive mes dy personave, mendohet t’i referohen të njejtit person. Kjo mëdyshje në lidhje me identitetin e vërtetë të Shën Valentinit është kaq intriguese saqë Kisha Katolike ndaloi nderimin liturgjik të tij në vitin 1969 edhe pse emri i tij vazhdon të jetë në listën zyrtare të shenjtorëve të njohur.

2. Gjithë e gjithë janë një dyzinë Valentinë dhe një Papë.

Shenjtori për të cilin festojmë ditën e Shën Valentinit njihet zyrtarisht si Shën Valentini i Romës për ta diferencuar nga një dyzinë Valentinësh të tjerë në listë. Kjo për arsye se Valentinus ishte një nofkë shumë e përdorur gjatë shekujve të 2-8 të erës së re. Valentini, i shenjtëruar më së fundmi, është Shën Valentini Berrio-Ochoa i vitit 1988. Ka patur edhe një papë me emrin Valentin por ai shërbeu si i tillë për vetëm 40 ditë gjatë vitit 827 të erës së re.

3. Valentini është shenjtori i kultivuesve të bletëve, epilepsisë dhe shumë të tjerave.

Shenjtorët pritet t’i kryejnë punët e tyre të mrekullueshme nga bota e përtejme. Detyrat e tyre të shenjta përfshijnë ndërhyrjen në punët tokësore dhe kënaqjen e kërkesave të shpirtrave të gjallë. Në përgjithësi Shën Valentini thirret të kujdeset për kultivuesit e bletëve, për ata që vuajnë nga epilepsia, për udhëtarët dhe mesa duket edhe për çiftet apo martesat e lumtura.

4. Kafka e Valentinit gjendet në Romë.

Kafka e zbukuruar me lule e Shën Valentinit gjendet e shfaqur në Bazilikën e Shën Mërisë në Cosmedin, Romë. Në fillim të viteve 1800, gërmimi i një katakombe pranë Romës zbuloi mbetje skeletesh dhe relike të tjera që lidhen me Shën Valentinin. Siç është edhe zakoni, këto pjesë të shenjtit janë shpërndarë në ekspoze të ndryshme të botës. Ju mund të gjeni pjesë të tjera të Shën Valentinit në Republikën Çeke, Irlandë, Skoci, Angli dhe Francë.

5. Dita e Shën Valentinit mund të jetë shpikur nga Chaucer (babai i letërsisë angleze).

Poeti mesjetar anglez Goeffrey Chaucer shpesh ndihej i lirë të tranformonte historinë, duke i vendosur karakteret e tij poetikë në kontekste fiktive historike dhe duke i prezantuar si të vërtetë. Nuk ka asnjë dëshmi të festimeve romantike të ditës së Shën Valentinit përpara datimit të poemës që Chaucer shkruajti në vitin 1375.  Në shkrimin e tij “Parliament of Foules” ai e lidh traditën e shprehjes së dashurisë me festimet e ditës së Valentinit. Kjo poemë mori një vëmendje të jashtëzakonshme. Në poemë, 14 Shkurti konsiderohet si dita kur zogjtë gjejnë partnerin e tyre.

6. Mund ta festoni Shën Valentinin disa herë brenda vitit.

Për shkak të bollëkut të Shën Valentinëve në manualin katolik roman, ju mund të zgjidhni ta festoni këtë ditë disa herë në vit. Përveç datës 14 Shkurt, mund ta festoni ditën e të dashuruarve edhe në 3 Nëntor, ditën e Valentinit të Viterbos. Ose në datën 7 Janar në ditën e Shën Valentinit të Raetia. Ortodoksët lindorë e festojnë Shën Valentinin dy herë, një herë në 6 Korrik dhe një herë në 30 Korrik.

Burimi:       www.history.com

newsfeed.time.com