BUZZ

Lamtumirë Botë: E kemi kaluar me kohë nivelin kufi të dioksidit të karbonit

Nga: Pikkom

Data 12-10-2016

Rekujem për botën. Sapo zbuluam që kemi kaluar çdo nivel karboni atmosferik, të cilit i jemi druajtur më parë. Tashmë, një herë e përgjithmonë.

Sipas një postimi më të fundit të Institutit Scripps të Oqeanografisë, “duket sikur nuk do të mund t’i ulim më nivelet e karbonit nën 400 copëza për çdo million.” Zbulimet e tyre bazohen në vëzhgime javore të niveleve të dioksidit të karbonit në Pikën e vëzhgimit të Hawai-t, ku studiuesit e ndryshimeve klimaterike kanë matur nivelet e karbonit që në vitin 1958.

Çfarë e bën shqetësuese këtë shifër? Për vite me rradhë, shkencëtarët na kanë paralajmëruar në lidhje me rritjen e niveleve të karbonit dhe për faktin, që një ditë do të përballeshim me pasoja serioze. Në vitin 2012, Arktiku ishte rajoni i parë në Tokë, i cili e kaloi vijën e kufirit të karbonit atmosferik. Tre vite më vonë, për herë të parë që nga koha kur studiuesit filluan të regjistronin vlerat, nivelet e karbonit shënonin mbi 400 copëza për milion, për një muaj të tërë.

Ekspertët besojnë, që ky nivel do të na shoqërojë përgjithmonë, si pasojë e efekteve klinike të kurbës së dioksidit të karbonit të Hawai-t. Nivelet e karbonit zakonisht arrijnë një pikë të ulët vjetore në fund të Shtatorit, thotë Scripps, por këtë vit shifrat kanë treguar rritje. Ka mundësi që të mos kemi parë ende nivelet më të ulta të karbonit për vitin 2016, por institucioni e përcakton ndodhinë si “pothuajse të pamundur.”

Nëse kjo situatë ka një anë pozitive, ajo mund të jetë frika. Shpresojmë që kjo e fundit të na shtyjë të ndryshojmë sjellje. Për shembull, Marrëveshja e Parisit, një konventë ndërkombëtare e dedikuar luftës kundër ndryshimeve klimaterike dhe efekteve të tij, ka ngritur disa pritshmëri, të cilat lidhen me nivelet e dioksidit të karbonit.

Të githa shtetet pjesëmarrëse në këtë marrëveshje, pranojnë të parandalojnë rritjen e temperaturave mbi mesataren prej 1.5 gradësh më të lartë se nivelet para industriale. Një nga mjetet për të arritur këtë do të ishte reduktimi i niveleve të gazrave të emetuar dhe nxitja e energjisë së pastër. Megjithatë, të 60 shtetet e ratifikuara në marrëveshje përbëjnë rreth 47.76% të totalit të karbonit të çliruar në atmosferë.

Pra, duke patur parasysh këtë, më poshtë do të gjeni disa nga efektet e përhershme të gazrave në atmosferë.

Zhdukja e specieve

Nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Ndërkohë që është shumë e vështirë të llogariten, nivelet e rrezikut janë rritur rreth 1,000 herë krahasuar me nivelet e periudhës para ekzistencës së Homo sapiensit modern. Organizata e Botës së Egër parashikon zhdukjen e 10,000 specieve çdo vit. Si pasojë e ndryshimeve klimaterike, Mbrojtja e Natyrës parashikon që rreth një e katërta e specieve në Tokë mund të shpallen në zhdukje deri në vitin 2050.

Prishja e zinxhirit ushqimor

Duke qenë shumë i lidhur me zhdukjen e specieve, zinxhiri ushqimor mund të prishet përgjithmonë për shkak të zhdukjes së grabitqarëve dhe preve të tyre. Në Arktik, për shembull, rritja e temperaturave të oqeaneve po dëmton zhvillimin e algave te detit, të cilat nga ana tjetër sigurojnë vlera ushqyese për popullatat e planktoneve, merlucëve, fokave, dhe arinjve polarë. Gjatë 50 viteve të fundit, temperaturat mesatare të dimrit përgjatë Alaskës dhe Kanadasë Perëndimore janë rritur me rreth 13 gradë celsius.

Rritja e niveleve të deteve dhe oqeaneve

Në të ardhmen e afërt, si njerëzit ashtu dhe specie të tjera, do të ndikohen shumë nga ndryshimi i niveleve të oqeaneve. Me shkrirjen e akullnajave, ndodh zgjerimi termik, brigjet do të përmbyten dhe popullatat do të zhvendosen. Deri në vitin 2100 pothuajse 13 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të mbeten pa shtëpitë e tyre si pasojë e rritjes së niveleve të detit. Në disa rajone të botës, si Oqeani Paqësor, ka filluar të ndodhë tashmë. Shkencëtarët parashikojnë, që edhe nëse bëjmë diçka për të parandaluar rritjen e temperaturave mesatare me më shumë se 2 gradë celsius, ndryshimi i niveleve të deteve dhe oqeaneve mund të jetë i pakthyeshëm.

Aciditeti i oqeaneve dhe dëmtimi i koraleve

I konsideruar si barometër kritik i shëndetit të mjedisit, aciditeti i oqeaneve po dëmton të gjithë ekosistemet detare. Oqeanet po përthithin në mënyrë konstante dioksidin e tepërt, duke shkaktuar rënien e niveleve të pehashit dhe rritjen e aciditetit të oqeaneve. Me rritjen e temperaturave të oqeaneve, zgjerimet e mëdha koralore, si Barriera e madhe koralore e Australisë, po dëmtohen dhe shkatërrohen. Pavarësisht se polipët e koraleve vazhdojnë të mbijetojnë, shkencëtarët parashikojnë që ngjarje si këto do të lënë shenja të parikuperueshme në ekosistemet oqeanike.

Burimi: www.motherboard.vice.com