Blogje

“Lufta” e tre kafeneve shqiptare

Nga: Pikkom

Data 02-05-2017

Prej disa kohësh në Tiranë ka marrë jetë kultura e të porositurit të kafes me vete. Në fakt është ndër rutinat më të vlefshme dhe të shpejta të mëngjesit duke qenë se duhen zbatuar rigorozisht oraret e punës apo të impenjimeve të tjera. Por, a keni një vend të preferuar ku porosisni kafen tuaj? A ju kishte vajtur në mend pse ndaloni pikërisht te ajo kafene specifike? 

Tre kontribues të ekipit të Pikkom provuan kafen në tre kafene të ndryshme të Tiranës. Vlerësimi individual u bë në bazë të shijes, shërbimit, çmimit, larmisë së produkteve dhe prezantimit me shkallë vlerësimi nga 1-5. Në bazë të po të njejtave kategori është përllogaritur edhe mesatarja e përgjithshme e vlerave të nxjerra. Shpresojmë që opinionet tona t’ju shërbejnë për të kuptuar pse njëra apo tjetra kafene ju bën të mos kërkoni tjetër. 

Personi numër 1:

kafe review liana final

Opinion: Nga eksperienca në këto tre kafene të ndryshme ishte interesante. Për nga shija personalisht do të diferencoja Mullirin e Vjetër, ndërsa për nga shërbimi Sophie dhe Mon Cheri. Të dy të fundit dinin të jenin shpjegim të qartë në lidhje me përmbajtjet e produkteve gjë që nuk e morëm dot te Mulliri i Vjetër e megjithatë punonjësit ishin shumë të sjellshëm. Për çmimin duke qenë se ishte më i lirë do të diferencoja Mullirin e Vjetër. Për nga larmia e produkteve do të rendisja pak më lart Mullirin e Vjetër për arsye se ofronin varietete kafesh nga vende të ndryshme të botës në bazë të preferencave për një çmim më të lartë. Për sa i përket pjesës së servirjes së produktit dhe brandimit, merita i shkon Mon Cheri. 

Personi numër 2:

kafe review eris final 2

Opinion: Shija e ëmbël e kafes së Sophie më bind për ta rënditur në krye. Ndërkohë shërbimi i Mon Cheri më lë gjithnjë mbresa pozitive. Çmimi i kafes së Mullirit të Vjetër është më ekonomiku duke me joshur drejt vlerësimit maksimal, ndërsa për nga larmia i rendis në të njejtin pozicion Sophie dhe Mullirin e Vjetër. Brandimi i Mon Cheri është mbresëlënës, por duke mos qenë shumë e kujdesshme ndaj këtyre detajeve do t’ju jepja të njejtin vlerësim Mon Cheri dhe Mullirit të Vjetër. Mbi të gjitha punonjësit e Sophie ishin të mirëinformuar në lidhje me përmbajtjen e produkteve të tyre. 

Personi numër 3: 

kafe review klesta final

Opinion: Kam një preferencë për sa i përket shijes së kafes së Sophie mbi të tjerat. Ndërkohë, për sa i përket shërbimit do t’i vlerësoja njësoj Mon Cheri dhe Sophie. Si edhe të tjerët, vlerësoj maksimalisht çmimin e kafes së Mullirit të vjetër prej 60 lekësh nga krahasim me 80 lekë të kafeneve të tjera. Gjithashtu varietet kolumbiane, etiopiane, braziliane te të tjera të kafeve të Mullirit të Vjetër më impresionuan duke i dhënë vlerësim maksimal në larmi. Personalisht u josha nga brandimi i Mullirit të Vjetër dhe logos së përdorur në gotën shoqëruese. 

Rezultatet përmbyllëse të vlerësimit të kafeneve nga mesatarja e rezultateve individuale janë:

kafe review final final

Po ju cilën kafene preferoni? Komentoni në Pikkom!