BUZZ

Shumë e rëndësishme: Mbytja jo gjithnjë duket si mbytje

Nga: Pikkom

Data 09-06-2017

Kapiteni u hodh nga kuverta, i veshur, dhe notoi shpejt. Ai po e ndiqte me sy viktimën ndërkohë që notonte për t’ju afruar. “Unë mendoj që ai mendon se po mbytesh,” i thotë burri gruas së vet. Ata po spërkasnin njëri tjetrin me ujë dhe në një moment ajo kishte bërtitur por ndërkohë po qendronin të zhytur në nivelin e nofullës në ujë. “Ne jemi mirë, çfarë po bën ai,” pyeste gruaja burrin e saj. Në një moment burri i bën me dorë kapitenit që të largohet. “Lëvizni!” thirri kapiteni ndërkohë që u afrohej. Pak pas tyre po mbytej vajza e tyre 9 vjeç. Pak mbi sipërfaqe, në krahët e kapitenit, ajo qante tek thërriste të atin.

Çfarë kuptoi kapiteni nga gjithë ajo largësi, që nuk e kuptonte babai, i cili gjendej fare pranë? Mbytja nuk është ngjarja e dhunshme me pllaquritje që presin pjesa më e madhe e njerëzve. Kapiteni ishte ushtruar të njihte mbytjen. Babai, nga ana tjetër, kishte mësuar se si ishte të mbyteshe nga filmat. Nëse kaloni kohë pranë ose në ujë duhet të dini çfarë të vini re në të tilla situata. Deri sa thirri të atin ajo nuk kishte nxjerrë aspak zë nga goja. Në fakt, mbytja është një moment aq i qetë dhe i pakuptueshëm. Duart në ajër, thirrjet, pllaquritjet dhe situata dramatike na përgatisin të shohim atë që në fakt nuk ekziston në të vërtetë.

Përgjigjja instiktive e mbytjes, e quajtur kështu nga Francesco A. Pia, është ajo që bëjnë njerëzit për të shmangur mbytjen në ujë. Por, nuk duket siç e presin shumë njerëz. Ka pak pllaquritje, por jo thirrje dhe shenja të asnjë lloji. Për të patur një ide të sa e qetë dhe jo dramatike duket mbytja nga jashtë, konsideroni këtë: është ndër shkaqet kryesore të vdekjes aksidentale mes fëmijëve rreth 15 vjeç dhe më pak. Nga 750 vdekje që ndodhin në vit, rreth 375 ndodhin fare pranë prindërve. Mbytja nuk duket si mbytje, shkruan Dr. Pia, në një artikull për revistën Coast Guard’s On Scene, duke e përshkruar përgjigjjen instiktive ndaj mbytjes kështu:

1. Me përjashtim të disa rrethanave të rralla, njerëzit që mbyten janë psikologjikisht të paaftë të thërrasin për ndihmë. Aparati i frymëmarrjes është projektuar për të marrë frymë. Zëri është funksioni i dytë. Frymëmarrja duhet të realizohet përpara se të dalë zë.

2. Gojët e njerëzve që mbyten gjenden zakonisht nën ujë dhe shfaqen mbi sipërfaqe në mënyrë që të marrin frymë dhe të kërkojnë ndihmë. Kur gojët e njerëzve që po mbyten gjenden mbi ujë ata marrin frymë shpejt përpara se të fillojnë të zhyten sërish.

3. Njerëzit që po mbyten nuk mund të bëjnë shenja. Natyra në mënyrë instiktive i detyron të shtriqin krahët dhe t’i përplasin në ujë. Presioni mbi sipërfaqen e ujit, i lejon njerëzit që po mbyten të ngrenë trupat që të mund të mbushen me frymë.

4. Nëpërmjet Përgjigjes Instiktive të Mbytjes, njerëzit që po mbyten nuk mund të kontrollojnë në mënyrë të vetëdijshme krahët. Psikologjikisht, njerëzit që po mbyten dhe që e kanë të vështirë të dalin në sipërfaqe nuk mund të kërkojnë ndihmë në mënyrë të vetëdijshme apo të kërkojnë zgjidhje.

5. Nga fillimi në fund të kësaj përgjigjje, trupat e njerëzve mbeten në ujë, pa ndonjë shenjë mbështetje. Sipas trupave ndihmëse, njerëzit vëzhgohen në këtë situatë për 10-60 sekonda deri sa të bëhet ndërhyrja.

Kjo nuk do të thotë që një njeri që po thërret për ndihmë nuk ka nevojë për ndihmë. Por nëse do përballeshit me të dyja situatat njëherësh duhet të keni parasysh që ai që është i aftë të kërkojë ndihmë e ka një mundësi të dalë nga situata. Mund të reagojnë ndaj ndihmave të jashtme.

Vëreni këto shenja të një personi që rrezikon të mbytet:

  • Koka poshtë në ujë dhe goja e hapur në nivelin e ujit
  • Koka e mbështetur mbrapa me gojën hapur
  • Sytë pa shprehi, të paaftë për t’u përqendruar
  • Sytë e mbyllur
  • Flokët mbi sy apo ballë
  • Këmbë që nuk lëvizin, në pozicion vertikal
  • Marrje fryme
  • Përpjekje për të notuar në një drejtim specifik por jo në mënyrë të qartë
  • Përpjekje për t’u shtrirë në kurriz
  • Përpjekje për të ngjitur shkallë imagjinare

Kështu nëse një person bie në ujë apo e ka të vështirë të shpëtojë veten, do të dini çfarë të bëni. Ndonjëherë, treguesi më i zakonshëm i një njeriu që po mbytet, është normaliteti. Kërkoni të jeni të sigurt? Afrohuni dhe pyesni nëse ndihen mirë. Nëse ia dalin të përgjigjen, ka shumë mundësi të jenë shumë mirë. Nëse shikimi nuk ju dikton asjgë, mund të keni më pak se 30 sekonda kohë për t’i shpëtuar. Dhe për prindërit, duhet të kenë parasysh që për sa kohë janë të zhurmshëm gjithçka është në rregull. Por, nëse krejt papritur bien në qetësi, ka diçka që nuk shkon.

Burimi: www.mariovittone.com