Stil dhe Imazh

Modelet e flokëve të Dybala dhe futbollistëve të tjerë të famshëm që mund t’i bëni tuajat

Nga: Pikkom

Data 12-04-2017

Moda ndryshon nga dita në ditë dhe ajo që sot quhet “trend” mund të jetë diçka e së shkuarës nesër. Por ky fakt është i vërtetë për gjëra të caktuara, duke filluar nga modeli i këpucëve, rrobave, madje dhe modelet e flokëve. Meqë ra fjala te flokët, gjatë viteve të shkuara kemi dëshmuar një sërë trendesh për të stiluar modelet e flokëve të meshkujve.

Meshkujt u janë referuar vazhdimisht njerëzve të famshëm për të zbuluar modelin e duhur të flokëve për ta. Por ky trend i të kërkuarit të modeleve të flokëve vazhdon të jetë kështu edhe tani dhe një nga modelet më të fundit të kërkuara është edhe ai i Paulo Dybala, futbollistit profesionist nga Argjentina i cili tani luan për Juventusin dhe skuadrën kombëtare të Argjentinës.

Megjithatë ai nuk është i vetmi që ka çmendur meshkujt e interesuar në modelet e fundit të flokëve. Pikkom ka përgatitur për ju një listë me modelet më interesante të flokëve të frymëzuara nga futbollistë me famë.

PAULO DYBALA

933ee1809b61b44da3e70b30f437b4a0

Ai ka një stil loje shumë krijues gjë që i ka mundësuar të tërheqë vëmendjen e shikuesve kudo në botë nën pseudonimin La Joya (“Xhevahiri”).

Modeli i flokëve të Dybala është në fakt shumë i thjeshtë dhe i rregullt, por duket bukur në një sërë stilimesh, duke filluar me atë shumë sportiv e deri te stilet e përshtatshme për kollare dhe kostum. Dybala zakonisht i mban të ngritura sipër në një gjatësi mesatare dhe përdor xhel për t’i patur më të rregullta. Anët janë më të shkurtra se pjesa e sipërme dhe vija ndarëse mes flokëve të shkurtër dhe atyre të gjatë është shumë e dukshme. Një xhevahir i vërtetë!

GRAZIANO PELLÈ

526fcdf68293f183eeb8064bfc683062

Flokët e Graziano Pellè janë një vepër arti. Nuk jemi të sigurtë se sa produkte përdor për të arritur këtë perfeksion dhe për t’i patur gjithnjë në formë gjatë ndeshjeve, por duhet të jenë shumë. Futbollisti me origjinë italiane, është një nga golashënuesit më të mirë të Premier League dhe momentalisht luan për një klub kinez dhe skuadrën kombëtare italiane.

OLIVIER GIROUD

369e72264962c9b35563a8a66952ad2a

“Djali fantastik” Giroud ka kaluar një sezon të pabesueshëm me Arsenalin ndërkohë që ata përpiqen për titullin e Premier League që nga viti 2004. Përveç të qenurit një element kyç i ndeshjeve, futbollisti me origjinë franceze ka edhe një model flokësh shumë tërheqës.

CRISTIANO RONALDO

6ed8c49ed8b367e41896367212bf9709

Ronaldo është mbreti i flokëve të mrekullueshëm dhe mund të fitojë çdo çmim për sa i përket aparencës dhe stilit. Nuk është diçka për të cilën duhet të habitemi sepse ai është Cristiano në fund të fundit. Vija e theksuar e flokëve është një ikonë e stilit. Nuk ju duhet detyrimisht të jeni portugezë të keni model flokësh të bukur.

ANTOINE GRIEZMANN

maxresdefault

Futbollisti francez relativisht i ri në moshë, Griezmann është një nga golashënuesit më të saktë të botës. Për më tepër, aftësitë e tij për të shënuar gola janë po aq të mira sa edhe për të gjetur modelin më të përshtatshëm të flokëve.

NEYMAR

Neymar-Mohawk

Neymar është shumë interesant duke qenë se po kalon një periudhë tranzicioni për sa i përket flokëve të tij. Ka rruajtur treçerekun e kokës, por ende ka një pjesë të gjatë. Braziliani ka patur gjithnjë modelet më të guximshme të flokëve në historinë e futbollit por nuk jemi të sigurtë në lidhje me origjinën e ideve të tij.

SERGIO RAMOS

416c4a6a6184456ff20cbb7c5974ba3b

Gjaku spanjoll i Sergio Ramos i ka dhënë gjithë hijeshinë dhe talentin e nevojshëm për të sunduar në fushën e futbollit. Më parë shquhej për flokët e gjatë dhe të prerë me shkallëzim por mesa duket nuk kanë qenë mjaftueshëm praktikë për intensitetin e tij të lojës. Tani modeli është edhe më interesant se më parë dhe duket se përshtatet më mirë me fytyrën e gjatë të lojtarit dhe kapitenit të Real Madrid dhe kombëtares spanjolle.

Burimi: www.elitedaily.com