Shëndet

Mungesa e magnezit në organizëm: 9 Simptoma dhe 9 ushqime të nevojshme

Nga: Pikkom

Data 16-05-2017

Edhe pse të gjithë e dimë se çfarë është magnezi, shumë mund të mos e dinë se sa i rëndësishëm është për organizmin e njerëzve. I përfshirë në mbi 300 proçese metabolike të organizmit, magnezi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transportimin e kalçiumit nëpër membranën e qelizës. Organizmi tregon një sërë simptomash kur ka mangësi të magnezit. Këto janë 9 simptoma të rëndësishme që duhet të vëzhgoni.  

1. Dhembje dhe ngërçe konstante të muskujve

Nivelet e ulëta të mineraleve në organizëm mund të shkaktojnë dhembje dhe spazma të muskujve. Magnezi është shumë i rëndësishëm për qetësimin e muskujve. Kur organizmit i mungon magnezi, mund të kontraktohet në mënyrë të pavullnetshme gjë që shkakton spazma të dhimbshme. Nëse pëballeni vazhdimisht me tension të muskujve dhe dhembje, atëherë do të ishte një ide e mirë të shtoni nivelet e magnezit që konsumoni nëpërmjet ushqimeve apo suplementeve.

2. Dëshirë e çmendur për çokollata

E keni të vështirë t’i vini fre dëshirës së parezistueshme për çokollata? Kur kërkojmë me ngulm ushqime të caktuara, trupi ynë po përpiqet të na diktojë vlerën ushqyese për të cilën ka nevojë. Duhet t’ia vini veshin trupit tuaj dhe të interpretoni me saktësi nevojat që keni. Është mëse normale për këdo që të dojë të konsumojë çokollata një herë në kaq. Por nëse dëshira kthehet në nevojë të vazhdueshme ka shumë mundësi të jeni duke vuajtur nga mungesa e magnezit në organizëm. Çokollata e zezë përmban rreth 24% të sasisë së nevojshme ditore.

3. Ankth i vazhdueshëm

A jeni ndjerë të stresuar ose në ankth së fundmi? A vazhdoni të shqetësoheni dhe ta vrisni mendjen për gjithçka në këtë jetë? Fakti që trupi juaj vuan nga mungesa e magnezit në organizëm mund të jetë arsyeja e këtij shqetësimi. Duke qenë se magnezi është mineral qetësues, mungesa e tij mund të ndikojë në mënyrën se si truri përpunon mendimet dhe emocionet.

4. Çrregullime me gjumin

Një simptomë tjetër po aq e zakonshme e mungesës së magnezit në organizëm është pagjumësia. A ju ndodh të rrotulloheni e rrotulloheni nëpër shtrat gjatë gjithë natës në pamundësi për të vënë gjumë në sy? A e dini arsyen pse ju ndodh përveç të qenurit të lodhur? Njëra arsye mund të jetë që nuk po merrni sasitë e nevojshme të magnezit. Madje edhe një rënie e lehtë e sasive të magnezit në organizëm mund të ndikojë në qetësimin e trurit tuaj gjatë natës.

5. Shqetësime me aparatin tretës

Efekti qetësuses i magnezit vepron edhe te aparati tretës. Është e rëndësishme që trupi të ketë sasinë e nevojshme të mineralit në mënyrë që proçesi i tretjes të mund të funksionojë normalisht. Kur trupi ka sasi të vogla të magnezit, aparati tretës kontraktohet më shumë, duke e bërë më të vështirë për trupin të proçesojë mbetjet.

6. Luhatje të presionit të gjakut

Siç u tha edhe më sipër, magnezi është minerali më i rëndësishëm për të qetësuar trupin dhe organizmin. Magnezi ndihmon në qetësimin e venave të gjakut dhe në normalizimin e presionit të gjakut. Nëse keni tension të lartë të gjakut, një nga arsyet mund të jetë mungesa e magnezit në organizëm. Lini një takim me mjekun specialist dhe zbuloni nëse mungesa e magnezit është arsyeja e problemeve tuaja me tensionin.

7. Dhembje koke dhe migrenë e vazhdueshme

Dhembjet e vazhdueshme të kokës dhe migrena mund të jenë pasoja të mungesës së magnezit në organizmin tuaj. Herën tjetër që do të keni dhembje koke, provoni të konsumoni një copë çokollatë në vend të një ilaçi qetësues. Efekti qetësues i magnezit mund të pushojë dhembjet e kokës.

8. Rrahje të paqendrueshme të zemrës

Ky mineral mrekullibërës po e mban zemrën tuaj të shëndetshme duke ndihmuar në qetësimin e muskujve të zemrës. Kur organizmi vuan nga mungesa e magnezit, zemra fillon të rrahë në mënyrë të çrregullt, duke çuar në atë që e quajmë “aritmi”. Rrahjet e çrregullta të zemrës nuk janë aspak simptomë e mirë. Shumë shpesh, një dozë e madhe e ushqimeve të pasura me magnez mjafton për të sjellë në vete zemrën. 

9. Djegje dhe refluks

Jeni viktimë e goditjeve të refluksit? Ju ndodh që pasi ushqeheni të keni spazma të stomakut apo ndjesi të vjellash? Këto simptoma mund të kërkojnë të konsumoni ushqime të pasura me magnez në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë mirë sërish.

Ushqime të pasura me magnez

Në vijim gjeni disa nga ushqimet më të pasura me magnez që mund t’ju ndihmojnë t’i ktheni normalitetin organizmit tuaj:

1. Arra Brazili: Këto arra janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të ngopura, vitamine E, vitaminave B dhe magnezit. Një dorë arra tre herë në javë mund t’ju mbajnë të shëndetshëm.

2. Shojza e Atlantikut Verior: Shojza është një burim i jashtëzakonshëm i proteinave cilësore dhe magnezit. Ky peshk redukton rrisqet për probleme me zemrën.

3. Kakao: Kakao përmban antioksidantë që mund të parandalojnë tipe të ndryshme të kancerit dhe sëmundje të zemrës. Kakao është e pasur me minerale jetësore si kalçium, magnez, fosfor, kalium dhe zink.

4. Krunde orizi: Janë shumë të pasura me fibra dietike dhe magnez. Ky magnez është i rëndësishëm për mirëfunksionimin e veshkave, shëndetin e zemrës dhe fuksionimin normal të trurit dhe nervave.

5. Shqeme: Shqemet janë të pasura me antioksidantë, të cilët janë të rëndësishëm. Të pasura gjithashtu me magnez dhe bakër, janë burime thelbësore të prodhimit të melaninës.

6. Kinoa: Një ushqim i jashtëzakonshëm pa gluten, një burim i vlefshëm proteinash dhe gjithashtu burim i jashtëzakonshëm aminoacidesh thelbësore, kinoa është e pasur me magnez. Ky i fundit ndihmon në prodhimin e sekresioneve të serotoninës, një neurotransmetues i rëndësishëm përgjegjës për lumturisë.

7. Fara kungulli: Përveç përmbajtjes së zinkut, farat e kungullit janë gjithashtu të pasura me magnez. Sasia e konsiderueshme e ushqyesve dhe mineraleve u japin atyre veti antibakteriale dhe antivirale.

8. Bajame: Bajamet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme. Të konsumuarit të tyre redukton rrisqet për sëmundje të zemrës dhe ul nivelet e kolesterolit. Niveli i magnezit dhe i mineraleve të tjerë i bën bajamet thelbësore për të patur një tension normal gjaku.

9. Spinaqi: Spinaqi është i pasur me magnez, kalçium, kalium dhe zink. Është gjithashtu i pasur me vitamina K, A, C, acid folik dhe shumë vlera te të tjera ushqyese. Këta ushqyes sigurojnë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.

Burimi: www.curejoy.com