Blogje

Nëse njerëzit e përulur janë udhëheqës më të mirë, përse zgjedhim liderë narcizë?

Nga: Pikkom

Data 15-06-2017

Ky kërkim është i qartë: kur ne zgjedhim njerëz të përulur dhe të thjeshtë si liderët tanë, bota përreth bëhet një vend më i mirë.

Liderët e përulur përmirësojnë performancën e kompanive në afatgjatë sepse ata krijojnë një mjedis më bashkëpunues. Kanë një këndvështrim të balancuar për vetveten dhe vlerësojnë aftësitë dhe kontributet e të tjerëve duke qenë të hapur për ide të reja. Këta “heronj të heshtur” ndihmojnë që vartësit e tyre të ndërtojnë vetëvlerësimin, të shkojnë përtej pritshmërive dhe të krijojnë një kanal krejt të veçantë komunikimi me eprorët dhe bashkëpunëtorët.

Për shembull, një studim mori në shqyrtim 105 kompani të vogla dhe të mesme të programeve kompjuterike në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet treguan se përulësia e drejtuesve ishte në krye të kompanisë pasi ekipi manaxherial ishte më i prirur të bashkëpunonte dhe të ndante informacionin, duke zhvilluar talentet brenda firmës.

Një tjetër studim tregoi se përulësia e një drejtuesi mund të bëhet ngjitëse. Kur liderët veprojnë me modesti, ndjekësit do të kopjojnë sjelljen dhe veprimet e tyre. Një studim me 161 ekipe pune tregoi se punonjësit që ndiqnin drejtuesit e përulur kishim më shumë gjasa që të pranonin gabimet dhe limitet te vetja, të ishin më të hapur ndaj ideve të reja dhe të jepnin këshilla për kolegët.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, ne nuk ndjekim modelin e “heronjve të heshtur” por kërkojmë liderë karizmatikë.

Fjala e lashtë greke Kharisma do të thotë “dhuratë hyjnore” dhe karizma është cilësia e një sharmi të jashtëzakonshëm, magnetizues dhe është prezenca e saj që i jep një personi aftësinë për të frymëzuar të tjerët me entuziazëm dhe devotshmëri. Sociologu gjerman Max Weber e përkufizoi karizmën si “me origjinë hyjnore ose si shembull dhe në bazë të saj individi trajtohet si lider”. Kërkimet treguan se karizmatikët bëhen liderë më të pranuar për shkak të nivelit të lartë të energjisë, sjelljes jokonformiste dhe veprimeve heroike.

Por ndërsa karizma është orkestruesja e transformimeve pozitive në një shkallë të gjerë, mund të ketë edhe anën e saj të errët. Në librin e tyre, Jay Conger dhe Rabindra Kanungo shkruajnë se “Udhëheqësit karizmatikë mund të jenë të prirur drejt narcizmit ekstrem që i drejton ata për të promovuar qëllimet vetjake dhe madhështore.”

Një studim tregon se udhëheqësit narcizë priren të shfaqin një vizion të guximshëm për të ardhmen, dhe kjo i bën ata më karizmatikë në sytë e të tjerëve. Një studim klinik tregoi se kur karizma bashkohet me narcizmin, udhëheqësit tentojnë të abuzojnë me pushtetin dhe të përfitojnë nga ndjekësit e tyre.

Por atëherë, pse gjenden gjithmonë e më shumë udhëheqës të tillë? Një studim tregoi se pavarësisht se perceptohen si arrogantë, individët narcizë përçojnë imazhin e një lideri efektiv. Udhëheqësit narcizë dinë si ta drejtojnë vëmendjen karshi tyre dhe u pëlqen shumë vizibiliteti. Duhet kohë që njerëzit të kuptojnë se këto shenja vetëpëlqimi përkthehen në më pak informacion mes pjesëtarëve të grupit dhe shpesh herë ndikojnë për keq në performancën e ekipit.

Por nuk do të thotë se udhëheqësit e përulur kurrë nuk mund të jenë karizmatikë. Studiuesit pajtohen se ne mund t’i klasifikojmë liderët karizmatikë si “negativë” ose si “pozitivë” nga orientimi i tyre drejt ndjekjes së qëllimeve personale karshi atyre të grupit që udhëheqin. Këto dy anë të lidershipit karizmatik ndryshe quhen karizëm e personalizuar dhe karizëm e socializuar. Megjithëse udhëheqësi karizmatik social ka aureolën e një heroi, ai vuan nga autoriteti i ulët dhe ka një interes real për mirëqenien e përgjithshme. Nga ana tjetër, perceptimi i liderit karizmatik të personalizuar shoqërohet me autoritet dhe narcizëm të lartë.

Problemi qëndron se ne zgjedhim udhëheqës karizmatikë negativë shumë më shpesh se sa rastet kur një i tillë mund ta shpërblejë pavarësisht karakterit të tij. Pavarësisht nga pamja madhështore, ndjeshmëria e ulët, dominimi ndaj të tjerëve dhe ndjenja e fortë e së drejtës, karizma e tyre i bën të papërmbajtshëm. Ndjekësit e këtyre udhëheqësve janë të magjepsur nga shfaqja e tyre: përmes aftësisë magnetizuese që janë, liderët narcizë i transformojnë mjediset e punës në ambjente konkuruese ku vartësit bëhen më të përqendruar në vetevete duke nxitur narcizmin në të gjithë organizatën.

Nëse udhëheqësit e përulur janë më efektivë se sa ata narcizë, pse ne zgjedhim vazhdimisht liderët individualistë për të na drejtuar? Hipoteza e “romancës së lidershipit” sugjeron se ne përgjithësisht kemi një tendencë t’i kuptojmë eventet sociale në termat e lidershipit dhe njerëzit tentojnë t’i idealizojnë udhëheqësit.

Hulumtimi im tregon se gjendja jonë psikologjike mund t’i paraprijë edhe perceptimeve tona për liderët karizmatikë. Nivelet e larta të ankthit na bëjnë të uritur për karizëm. Për pasojë, ne jo vetëm fillojmë ndjekim liderët karizmatikë, por edhe kërkojmë për karizëm në drejtuesit që kemi aktualisht.

Krizat ekonomike dhe sociale janë një terren i mirë për udhëheqësit karizmatikë. Ata krijojnë kushte të shqetësimit dhe të pasigurisë për të na bërë që të kërkojmë mbështetjen e tyre. Por në të njëjtën kohë, krizat dhe ngjarjet e trazuara kanë edhe efektin e kundërt, pasi na shtyjnë që të zgjedhim liderin e gabuar apo të hyjnizojmë liderët narcizë. Në kohë krize, është shumë e lehtë që të vihemi në lojë nga udhëheqës “super-heronj” të cilët në dukje na shpëtojnë, por në të vërtetë na dëmtojnë më shumë.

Por nëse për disa kjo duket shpresëdhënëse, ka edhe një këndvështrim tjetër për të parë gjithë këtë panoramë. Ne kemi udhëheqësit që meritojmë. Nëse të gjithë bashkë ne kërkojmë që liderët të plotësojnë nevojat dhe dëshirat tona, me siguri do të zgjedhim karizmatikët socialë dhe ata të përulur, në vend të narcizëve.

Burimi: www.hbr.org