Stil dhe Imazh

Ngjyrat e flokëve që nuk do t’i shihni më gjatë 2017-ës

Nga: Pikkom

Data 28-03-2017

Gjithnjë gjendemi në ndjekje të trendeve më të fundit të bukurisë dhe kemi kuptuar që çdo sezon shoqërohet me produktet dhe praktikat përkatëse. Në vitin 2015 bëri bujë konturimi, viti 2016 u pushtua nga hijëzuesit e shkëlqyeshëm dhe ngjyrat shumë dimensionale të flokëve. Por, çfarë do të sjellë viti 2017?

Trendet më të bujshme të flokëve nga viti i kaluar përfshinin nuancat e syve të tigrit dhe atë të rozës së artë. Dhe nëse e keni vënë re blogeret e bukurisë e kanë ndryshuar shumë shpesh ngjyrën e flokëve. Kjo na shtyn të zbulojmë cilat do të jenë trendet e këtij viti dhe për më tepër cilët nuk do të qarkullojnë më.

OMBRÉ

79ae5ba1607a55751cdf1d9393debad6

Ka dalë nga qarkullimi: Sipas specialistëve të bukurisë në New York, ombré do të dalë nga qarkullimi! Duket se të gjithë i kanë bërë të paktën një herë dhe nëse jo kanë lënë t’u dalë ngjyra bjonde e dikurshme. Sidoqoftë, pavarësisht sa bukur realizohet, thjesht ka dalë nga moda.

Trend: Mbase do të ishte mirë të provonit nuancën balayage: hapje e kujdesshme e ngjyrës së majave të flokëve. Kjo nuancë duket si një ngjyrë natyrale që marrin zakonisht flokët pas pushimeve verore. Në këtë mënyrë majat e flokëve duket sikur kanë më shumë gjallëri dhe shkëlqim.

Ngjyrat e ndezura

bmoua5q5574e2e00241e4318277201

Ka dalë nga qarkullimi: Këto nuanca të inspiruara nga të famshëm pushtuan sallonet në vitin 2016. Trendi i pastelave pati shumë ndikim dhe ishte një rikthim i bujshëm i shumë viteve më parë. Tashmë duket se nuancat jeshile, blu, vjollcë dhe portokalli e errët do të jenë thjesht legjenda urbane.

Trend: Gjatë këtij viti është më mirë të injektoni ndonjë nuancë tek tuk nëpër flokë por jo të shkoni për ngjyra të ndezura në të gjithë masën. Hidhuni një sy nuancave të argjendit, pjeshkës së ëmbël dhe luleshtrydheve bjonde.

Maja të hapura me rrënjë të errëta

125cd9b94172b881e794fc3601b9e045

Ka dalë nga qarkullimi: A ju kuptohet kur të gjithë i lyenin flokët ngjyrë platini duke i lënë rrënjët e thella në ngjyrë të errët? Ky trend ishte shumë i përhapur në vitin 2016 por është koha të ecni përpara. Në fakt nuk pritej të shuhej kaq shpejt.

Trend: Kontrastet e thella të flokëve japin një frymë më të gjallë dhe të freskët. Nëse kërkoni diçka rrëzëllitëse shkoni trejt nuancës blorange. Kjo nuancë hibride e portokallisë me rozën e luleshtrydheve duket bukur në çdo nuancë lëkure. Në fakt kjo nuancë duket si motra e rozës së artë.

Burimi: www.byrdie.co.uk