BUZZ

Një pjesë e mirë e njerëzve e kuptojnë gjuhën e qenve, sipas një studimi më të fundit!

Nga: Pikkom

Data 22-05-2017

Sipas Stuff Dog Lovers Already Knew, një studim i ri pretendon që ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e njerëzve të kuptojnë gjuhën e qenve. Kërkimi i kryer nga Universiteti Eötvös Loránd i Hungarisë mbi kapacitetin e njerëzve për të kuptuar qentë duke matur aftësinë e subjekteve për të interpretuar tinguj dhe lehje të caktuara dhe aftësinë për të krijuar lidhje emocionale me qentë.

Kërkuesi dhe autori i studimit Tamás Faragó përdori regjistrime të 18 qenve që nxirrnin tinguj në bazë të situatave të ndryshme. Një pjesë e tingujve vinin nga të tillë që po ruanin ushqimin nga të tjerë, një pjesë vinin nga ata që luanin me njerëz dhe ato që mbeten vinin nga ata që ndiheshin të kërcënuar nga të huaj.

 

dos-and-donts-running-with-your-dog-open-graph

 

Dyzet të rritur u ftuan të dëgjonin dy sete rregjistrimesh dhe ju kërkua të rendisnin përshtypjet e tyre duke bazuar bazuar përgjigjjen e parë në pesë emocionet dhe përgjigjjen e dytë në një nga tre opsionet: të ruajtjes së ushqimit, të reagimit ndaj një kërcënimi dhe të lojës.

Pra, sa mirë e kuptojmë njerëzit çfarë po përpiqen të thonë qentë?

Zbulimet e studimit të publikuar në revistën Royal Society Open Science zbuluan që vullnetarët zgjodhën interpretimin e duhur 63% të rasteve dhe 65% e femrave mesatarisht bënin zgjedhjen e duhur.

Pjesëmarrësit interpretuan me saktësi 81% të lozonjarëve, 60% të atyre që ruanin ushqimin dhe 50% të atyre që ndiheshin të kërcënuar. Zbulimet treguan që njerëzit vullnetarë vazhdimisht ngatërronin miqtë me katër këmbë që ruanin ushqimin me ata që ndiheshin të kërcënuar.

Shkenca na ka informuar tashmë që qentë e kuptojnë seriozisht perspektivën tonë, kështu që ky studim pak a shumë konfirmon atë që është mëse e qartë: Njerëzit dhe qentë janë miqtë më të ngushtë!

Burimi: www.hellogiggles.com