Blogje

Njerëzimi, si i ka modifikuar produktet prej vitit 1600

Nga: Agroweb

Data 02-06-2017

Kryeveprat e piktorëve të mëdhej përbëjnë shpesh bazë të mirë referimi për ngjarje të mëdha historike, për kulturën e popujve apo portrete të personaliteteve të rëndësishëm. Mbase nuk e keni menduar, por nëse gërmoni ndër piktura të shekujve të mëparshëm mund të kuptoni, ndër të tjera edhe një fakt tepër interesant, se sa kanë ndryshuar frutat e perimet duke iu referuar artit.

Në mënyrë shumë të qartë dhe specifike, një pikturë të shekullit të 17 të Giovani Stanchi-t, e cila ka si objekt kryesor shalqinjtë mund të zbulojë fakte shumë interesante. Njerëzimi ka njohur e përzgjedhur produktet bujqësore për nga tiparet dhe veçoritë e tyre deri me nisjen e bujqësisë moderne 10 mijë vjet më parë. Produktet njihen e dallojnë përsa i përket madhësisë, shijes dhe produktivitetit të tyre. Po sigurisht piktura e Stanchi-t e realizuar rreth viteve 1645 dhe 1672 paraqet shalqinj që askush sot nuk do t’i quante të tillë.

Shalqinjtë në pikturë janë të zbehtë, mbushur me fara dhe jo shumë të tultë. Nërkohë që shalqinjtë e sotëm janë në ngjyrë më të fortë dhe pa shumë fara.

Por, si janë transformuar shalqinjtë nga ato me pamje kaq të çuditshme në variantin e kuq e plot lëng të sotëm? Duke mbjellë shalqinj me më pak fara dhe ngjyrë më të ndezur, njerëzimi ka influencuar në gjenetikën e shalqinjve. Dhe në këtë rast nuk është diçka e keqe. Brendësia e kuqe e shalqinjve vjen nga lycopene, një pigment që i jep atij dhe produkteve si domatja ngjyrën e tyre të kuqe. Dhe kjo është shumë pozitive; konsumimi i sa më shumë lycopene ndihmon për të mënjanuar sëmundjen e zemrës.

Ky proces i kultivimit selektiv është përdorur për të gjitha llojet e frutave. Që prej kohës së Rilindjes shumë prej produkteve ushqimore kanë qenë pothuajse të ngjashme me atë çka ato janë sot. Por nëse shkojmë pak më pas në kohë, rreth 7 mijë vjet më parë, produktet që njohim sot kanë qenë tërësisht të ndryshme dhe të çuditshme.

Pjeshka, për shembull, është shndërruar nga një frut i vogël që i ngjasonte qershive në frutin e plotë, të shijshëm e të lëngshëm që kemi sot. Kultivuesit e pjeshkëve panë nevojën e rritjes së frutave më të mira në madhësi, ngjyrë e shije si dhe me prodhimtari më të lartë. Dhe përmes pjalmimit ia arritën. Grafika e mëposhtme, publikuar nga Business Insider dhe përshtatur nga Agroweb, tregon më së miri se si nga një frut i vogël i rritur vetëm në Azi, pjeshka u bë fruiti i tultë që sot rritet kudo.

Një tjetër produkt i mirënjohur i kultivimit dhe ndërhyrjes së njerëzimit është misri. Kohë më parë fermerët mbillnin vetëm një varitet me kokrra më të mëdha, ose produkte që bluheshin dhe qëroheshin lehtësisht. 

Me kalimin e kohës, kultivimi në mënyrë selektive çoi ne misrin me më shumë kokrra rradhë pas rradhe e shumë më të shijshme. Përmes kultivimit selektiv, fermerët krijuan shumë nga frutat që kemi sot edhe pse tashmë kemi një metodë më efikase të kultivimit të produkteve, sigurisht nëse bëhet në mënyrën e duhur, e që quhet Modifikim gjenetik.

Është e debatueshme por modifikimi i produkteve ka anët e veta pozitive. Tashmë fermerët nuk i varin shpresat vetëm te fati për të pasur varietete më të mira të produkteve. Shkencëtarët në ditë e sotme mund të përcaktojnë gjenet përkatëse që i bëjnë frutat të rriten më të mëdha, t’i rezistojnë insekteve dhe të kenë prodhimtari më të lartë. Produktet e modifikuara gjenetikisht nëse realizohen me baza shkencore dhe nga ekspertë mund te jenë po aq të sigurta sa edhe ushqimet organike tradicionale.   

Burimi: www.agroweb.org