BUZZ

Njerëzit që bëjnë seks më shpesh janë më të lumtur

Nga: Pikkom

Data 28-02-2017

Në shkencat shoqërore, nuk është e mjaftueshme të merret për e mirëqenë që gjërat ndodhin, por të gjenden arsyet pse ndodhin. Si përshembull, zbulimi që seksi të paktën një herë në javë i bën njerëzit të ndihen më të lumtur në krahasim me një herë në muaj. Është e barasvlefshme me dyfishimin e pagës mujore, citon Christian Jarrett për BPS Research Digest. Megjithatë, pyetja është pse seksi ndikon kaq shumë jo vetëm për një kënaqësi momenti por në sensin e përgjithshëm të mirëqenies. Dhe këtu merr jetë studimi i kryer nga Buletini i Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale. Me sa duket ka të bëjë me përkëdheljet. “Seksi nuk është i dobishëm vetëm për shkak të efekteve psikologjike dhe hedonike,” shkruan Anuk Debrot nga Universiteti i Torontos, “por sepse ndërton lidhje më të forta dhe pozitive me partnerin/en.”

Studimi përbëhej nga disa eksperimente. Në të parin, 335 amerikanë nga lidhje romantike u rekrutuan online. Ata u pyetën në lidhje me frekuencën e marrëdhënieve të tyre intime, kënaqësinë në jetë dhe frekuencën e prekjeve sensuale, ose që mund t’i quajmë ndryshe përkëdhelje, puthje dhe prekje. Në eksperimentin tjetër, 74 çifte u rekrutuan nga San Francisco. Frekuenca e seksit dhe prekjeve lidhej me ndjesitë e mira në jetë, por nga shifrat rezultoi që afeksioni ishte arsyeja e mirëqenies së përgjithshme.

d59ab660dec1362c350182301f6a8adc

Duke patur parasysh këtë, një eksperiment i llojit të ditarit mori nën shqyrtim 106 çifte zvicerane duke zbuluar që sa më shumë marrëdhënie të kryenin çiftet në një afat kohor prej 10 ditësh, aq më të kënaqur me jetën ndiheshin pas 6 muajsh. Një tjetër rezultat ishte që sa më shumë kryenin marrëdhënie aq më të prirur ishin çiftet të raportonin ndjesi afeksioni jo vetëm pak pasi ndodhte por edhe orë më vonë. Përjetimi i kënaqësisë seksuale në mënyrë reciproke është një mënyrë për të ndërtuar lidhje më të forta.

Në studime të tilla, të provuara me vëzhgime dhe ditare, është e vështirë të izolohet mekanizmi bërthamë. Studimet eksperimentale janë më të dobishme, por është e vështirë të gjendet qasja e duhur për të studiuar një çështje të tillë.  Nuk është e thjeshtë t’i kërkohet një çifti të jetë pasionant dhe te tregojë afeksion ndërsa një çifti tjetër të krijojë distancë. Nuk është aspak e arsyeshme të mendosh që seksi, përkëdheljet dhe mirëqenia po rrisin efektivitetin e njëri-tjetrit. Pavarësisht mesazhit që përcjell ky studim, qëllimi nuk është vetëm të arrihet prakticiteti. Duke qenë më të afeksionuar pas partnerëve, mund të përmirësohen dobitë e seksit dhe të përmirësohen lidhjet. Sfida është të lidhen dy gjëra krejt të ndryshme: Marrëdhëniet e ngushta dhe seksualiteti.

Burimi: www.nymag.com