Blogje

Nuk keni pse të jeni njerëz të mëngjesit

Nga: Pikkom

Data 13-06-2017

Ne jemi njerëz të ndryshëm në orë të ndryshme të ditës, por një zog i mëngjesit nuk mund të jetë një buf i natës. Ideja e një zogu virtuoz të mëngjesit daton që në kohët e Aristotelit, i cili shkruajti dikur se “Të ngriturit përpara dritës së diellit është për t’u lëvduar, është një zakon i shëndetshëm.” Benjamin Franklin, sigurisht shprehu të njejtën ndjesi në terma më tërheqës: “Të fjeturit dhe të zgjuarit herët e bëjnë një njeri të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar.” Së fundmi ka patur shumë nxitje për të filluar sa më herët punën, konferencat dhe mbledhjet e mëngjesit duke i lënë për më vonë rrjetet sociale. Një studim i vitit 1998 në Revistën e Personalitet dhe Psikologjisë Sociale sugjeron që bëhemi gjithnjë e më pasivë me kalimin e orëve. Duhet t’i bëni gjërat më të rëndësishme në fillim pasi më vonë gjasat janë të mos i bëni po aq mirë.

Janarin e shkuar një trajtim i Shkencës Psikologjike, nga Maryam Kouchaki dhe Isaac Smith e çoi teorinë më larg, duke propozuar atë që ata e quajtën efekti i moralit të mëngjesit, i cili shpjegon që njerëzit reagojnë më mirë herët në mëngjes. Reagimi i tyre tërhoqi vëmendjen e Sunita Sah, studiuese e sjelljes në Universitetin Georgetown dhe buf nate profesioniste. Për pesë vitet e fundit, Sah kishte studiuar se si ndikojnë situata të ndryshme në sjelljen etike. “Ju ndodh shpesh të dëgjoni: mëngjesi është i shenjtë dhe pasditja e rëndë, flini herët dhe zgjohuni herët.” Si një fizikante ajo e shihte të arsyeshme që një sjellje e tillë me pasoja në shëndet mund të kishte dhe një aspekt moral. Por ajo pyeste veten sa i qenësishëm ishte efekti. A ishin njerëzit si ajo vetë, përjashtimi nga ky rregull? Për të testuar limitet e Kouchaki dhe zbulimet e Smith, Sah dhe kolegët e saj filluan të kërkonin faktet biologjike pas këtij zbulimi.

Zakonet tona të gjumit diktohen nga ritmi cirkadian, përgjigjjet e trupave tanë ndaj ndryshimeve të dritës dhe errësirës në një ditë tipike. Ritmet janë paksa të ndryshme për çdo njeri, arsye për të cilën nivelet tona të energjisë ndryshojnë në mënyrë unike. Kjo orë e brendshme vendos atë që quhet kronotipi ynë, nëse jemi njerëz të mëngjesit, të natës apo diçka në mes. Kronotipet janë relativisht të qendrueshëm, edhe pse janë njohur si të ndryshueshëm me kalimin e kohës dhe të moshës. Fëmijët dhe të moshuarit përgjithësit preferojnë mëngjeset, adoleshentët dhe të rinjtë preferojnë pasditet. Të zbuluarit se cilës kategori i përkisni është e thjeshtë, për disa javë bini të flini pak më herët se zakonisht dhe përpiquni të zgjoheni pa vënë një alarm. Një alternativë edhe më e shpejtë është pyetësori Horne-Ostberg, i cili paraqet disa skenare, një provim të vështirë, të ushtruarit me një mik dy herë në javë dhe në fund përcakton kronotipin tuaj në bazë të kohës së ditës që do të ishit më të aftë t’i përballonit.  

Kronotipi, sigurisht, nuk kontrollon aftësinë për t’u zgjuar në vetvete. Aty gjendet edhe ajo që njihet si nxitja homeostatike e gjumit. Sa më shumë të gjendemi zgjuar, pavarësisht ritmit tonë cirkadian, aq më shumë projektohet lodhja te ne. Te njerëzit e mëngjesit, cikli cirkadian dhe nxitja e gjumit janë në të njejtën linjë. Orët e brendshme të tyre janë të sinkronizuara me nivelet e përgjithshme të energjive. Për bufat e natës situata komplikohet. Kur del dielli, drita rivendos orën cirkadiane duke iu diktuar të zgjohen. Natën ndodh e kundërta: një sistem u thotë të flenë dhe tjetri të qendrojnë zgjuar. 

Sah e filloi kërkimin e saj duke hamendësuar që jemi njerëz të ndryshëm në orë të ndryshme të ditës. Në një seri studimesh, ajo dhe kolegët e saj Brian Gunia dhe Christopher Barnes ekzaminuan nëse ora e ditës ndikonte në dëshirën e njerëzve për të bërë hile në lojë. Ata i zgjodhën pjesëmarrësit për nga kronotipi i tyre, duke u përqendruar në personat që i kalonin skajet e vlerësimit Horne-Ostberg. Në një studim, pjesëmarresit diktonin sa matrica numerike kishin zgjidhur saktë. Në një tjetër ata vinin re si performonin në një detyrë. Në të dyja rastet ata kishin mundësinë të bënin hile.

Disa njerëz në fakt bënë më pak hile në mëngjes, zbuloi Sah, por vetëm nëse ishin zogj të mëngjesit. Edhe e kundërta ishte e vërtetë: bufat e natës bënin më pak hile pasdite. Ora e ditës kishte shumë pak ndikim në ndershmëri, në krahasim me sinkronin mes njerëzve dhe ambjentit. “Rezultatet tona duhet ta hedhin poshtë këtë stereotip të shenjtërisë së njerëzve të mëngjesit,” thotë Sah. “Gjëja më e rëndësishme është përshtatja.” Zogjtë e mëngjesit nuk janë më superiorë nga ana etike. Dhe në mbështetje të studimit që e provon këtë, ka shumë mundësi që thjesht të jenë më me fat. Pritet që ne të funksionojmë mirë në mëngjes. Nuk mund të zgjohemi kur duam ne dhe të punojmë kur ndihemi më produktivë.  

Për Sah, ky kërkim është hapi i parë drejt një ekzaminimi më të detajuar. Ndërkohë ajo po studion nëse njerëzit, të cilët kanë përgjegjësi më të mëdha etike në punë, marrin vendime më të vetëdijshme kur kanë koordinim të planit të punës dhe kronotipit. “Ne kemi nevojë të mendojmë jo vetëm në lidhje me vendimarrjen etike por edhe në lidhje me cilësinë e punës dhe të proçeseve konjitive,” thotë ajo. “Është më mirë t’i përshtasim punët me planet dhe strukturat e bazuara në kronotipet njerëzve në vend që t’i detyrojmë ata t’u përshtaten atyre.” Ajo shton, “Nuk do doja ta vija orarin e provimit në orën 8 të mëngjesit nëse nuk do doja që studentët e mi të kopjonin.”

Së fundmi, politika më e mirë mund të jetë të kuptuarit dhe të përqafuarit të kronotipit personal. Sah thotë që është shumë e vështirë, në mos e pamundur të kalohen predispozitat dhe te trajnohet vetja për të funksionuar më mirë në kohë që nuk shkojnë për shtat me orën tonë të brendshme. “Ka shumë pak prova që të tregojnë cila mënyrë funksionon më mirë,” thotë ajo. Kështu që gjumashët në mëngjes mund të marrin zemër, nuk janë as imoralë e as të ngathët. Por, për sa kohë bota nuk operon sipas kushteve të tyre dhe për sa kohë janë mjaftueshëm me fat të punojnë në një ambjent që i mbështet oraret e tyre, zogjtë e mëngjesit do marrin merita për shumë gjëra.

Burimi: www.newyorker.com