Blogje

Për ta filluar ditën siç duhet ju nevojitet një plan

Nga: Pikkom

Data 21-06-2017

Në vijim gjeni tetë ritualet e mëngjesit, që mund të duken të vështira për t’u zbatuar, por në fund do t’ju ndihmojnë të korrni shpërblime të mëdha, nëse u qendroni me përpikmëri.

Zgjohuni jashtëzakonisht herët

Na vjen keq, për bufat e natës. Është koha për t’u përshtatur!

Në një sondazh me 20 drejtues të realizuar nga Laura Vanderkam, një eksperte e manaxhimit të kohës dhe autore e “Çfarë bëjnë njerëzit më të suksesshëm përpara mëngjesit”, 90% thanë se u zgjuan përpara orës 6 së mëngjesit çdo të ditë të javës. CEO i PepsiCo, Indra Nooyi, për shembull, zgjon në orën 4 dhe gjendet në zyrë jo më vonë se ora 7. CEO i Disney, Bob Iger, ngrihet në orën 4:30 për të lexuar. CEO i Twitter, Jack Dorsey zgjohet në orën 5:30 për të vrapuar.

Mund të tingëllojë e tmerrshme, por nëse shtriheni më herët për të fjetur, me kalimin e kohës do të mund të zgjoheni më herët se zakonisht.

Fillojeni ditën duke u ushtruar

Po, ekzistojnë supernjerëzit mes nesh që kryejnë stërvitje çdo ditë përpara lindjes së diellit. Megjithatë, për të gjithë të tjerët, zgjimi në pikë të mëngjesit për t’u djersitur dhe për t’u lënduar ndoshta nuk duket ideal.

Por mëngjesi është ndoshta koha ideale për t’u ushtruar.

Shikojeni kështu: Nëse disa nga njerëzit më të ngarkuar në botë mund të gjejnë kohë për t’u stërvitur edhe ju mundeni. Për shembull, Vanderkam vëren se CEO i Xerox, Ursula Burns planifikon një orë trajnimi personal në orën 6, dy herë në javë.

Ish presidenti amerikan Barack Obama e fillon çdo ditë me forcë dhe ushtrime kardio, ndërsa CEO i Twitter, Jack Dorsey, bën tre sete ushtrimesh prej shtatë minutash, thotë Anisa Purbasari për Business Insider.

“Këta janë njerëz tepër të zënë,” thotë Vanderkam. “Nëse ata gjejnë kohë për t’u ushtruar, duhet të jetë me të vërtetë e rëndësishme.”

Konsumoni një mëngjes të mirë

Hiqni dorë nga drithërat dhe konsumoni një mëngjes me proteina. Siç raporton edhe revista Enterpreneur, është më mirë ta filloni ditën me disa vezë sesa të konsumoni karbohidrate. Të gjithë janë të zënë. Mund të duket e vështirë për të gjetur kohën për të gatuar një vakt të tërë në mëngjes, por do t’ju japë energji dhe do t’ju ndihmojë ta mbani oreksin tuaj në kontroll.

Trajtoni projektet tuaja me prioritet

Orari i qetë i mëngjesit mund të jetë koha ideale për t’u përqëndruar në një projekt pune të rëndësishëm pa ju ndërprerë.

Bëni seks ose thjesht bisedoni me partnerin/en tuaj

Në mbrëmje, ka më shumë gjasa që të jeni të lodhur nga aktivitetet e ditës. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz të suksesshëm lidhen me partnerët e tyre në mëngjes.

Përveç kësaj, çfarë mund të jetë më mirë se seksi i mëngjesit për t’ju aktivizuar për ditën? Në fund të fundit, seksi i rregullt ju rregullon humorin dhe ju ndihmon të digjni kalori.

Shijoni heshtjen

Jeta mund t’ju çmendë. Shpesh është e vështirë të gjeni momente të lira nga plani juaj ditor. Nëse gjithnjë nxitoni në mëngjes, është e vështirë të imagjinoni se si mund të jetë të qendroni pak në heshtje.

Por vëmendja nuk është humbje kohe. Mundohuni të rezervoni disa minuta për meditim të heshtur në fillim të çdo dite. Ju mund t’i përdorni ato momente paqësore për të medituar, për të parashikuar suksesin tuaj të ardhshëm, për t’u lutur ose për të reflektuar mbi atë që ju bën të ndiheni mirënjohës.

Qendrojini planit që keni bërë natën e mëparshme

Pa marrë parasysh se si e kaloni mëngjesin tuaj, përpiquni të planifikoni një të suksesshëm duke përpiluar planin një natë më parë dhe duke e zbatuar në mëngjes.

Është gjithmonë e dobishme që të keni gjithçka që ju nevojitet për ditën dhe të ndiheni gatshëm kur të zgjoheni. Sigurohuni që të jeni të pajisur me çdo gjë që ju nevojitet për mëngjesin.

Tingëllon shumë e thjeshtë, por kur kthehesh në shtëpi pasdite, është shumë joshëse të mblidhesh në divan me një gotë verë dhe të lësh të menduarit për të nesërmen.

Burimi: www.independent.co.uk