Stil dhe Imazh

Përjetoni tendencën më të fundit: Flokë sukulentë

Nga: Pikkom

Data 28-10-2016

Mbledhja e bimëve sukulente është shndërruar në një aktivitet për të shtyrë kohën. Aftësia për të mbijetuar në ambjente dhe kohë të vështira, e bën të lehtë kujdesin ndaj tyre, sidomos për ata që nuk zotërojnë aftësi shumë të mira kopshtarie. Pra, mund të shijoni proçesin e rritjes së tyre pa u shqetësuar se mund t’i vrisni. Janë shumë interesante kanë ngjyra të mrekullueshme.

Pinterest po qarkullon shumë fotografi aksesorësh për flokëve, të bërë me copëza bimësh natyrale ose jo dhe të cilat së fundmi po përdoren shumë për të zbukuruar nuset. Këta aksesorë përdoren veçanërisht nga ato nuse, të cilat kërkojnë të kenë një pamje unike dhe një dasmë përrallore.

Tashmë, vajzat po i bëjnë flokët si këto bimë. I iku koha tendencës së flokëve ylber, prandaj inspirohuni nga ngjyrat e bimëve tuaja!

Ashtu si me çdo bojë tjetër flokësh, kujdesi për ngjyrat sukulente kërkon shumë punë. Sigurohuni që të investoni në shampo të duhura për flokë të lyer, t’i lani sa më rrallë të jetë e mundur dhe gjithnjë me ujë të ftohtë. Por, kini parasysh që rutina e ujitjes një herë në muaj, e cila funksionon me bimët sukulente, nuk funksionon edhe me flokët!

Shfletoni galerinë!

 

 

Burimi:   www.allure.com

www.bustle.com