BUZZ

Personat e zgjuar pushojnë më shumë dhe punojnë më pak

Nga: Pikkom

Data 18-05-2017

Disa persona kanë aftësinë e jashtëzakonshme që t’i çojnë punët deri në fund. Ata punojnë edhe natën vonë apo në fundjavë për të bërë 10 apo 20 orë punë më shumë në javë se personat e tjerë.

Një studim i ri nga Stanford tregon se produktiviteti bie ndjeshëm kur një person kalon 50 orë punë në javë, ndërsa kur kalojnë 55 orë punë në javë e kanë të pamundur të bëjnë gjë tjetër. Pra, edhe personat që punojnë 70 orë në javë kanë të njëjtin produktivitet si ata që punojnë për 55 orë.

Njerëzit e zgjuar e kuptojnë rëndësinë e qetësimit në fundjavë dhe e përdorin pushimin për të programuar një javë më të mirë. Në vazhdim janë disa këshilla që mund të balancojnë javën, për të shkuar ditën e hënë në punë me 110% përqëndrim.

Shkëputuni

Shkëputja është strategjia më e rëndësishme e fundjavës pasi nëse nuk arrini të shkëpusni veten nga punët e të premtes dhe të mendoni për të hënën, kjo do të thotë se nuk keni bërë fare pushim. Të qenurit vazhdimisht të lidhur me punën ju ekspozon 24 orë në 7 ditë të javës ndaj stresit të detyrave që duhet të kryeni. Provoni të mos kontrolloni e-mailin e punës gjatë fundjavës, ndërsa mesazhet kontrollojini të shtunën në darkë apo të dielën pasdite vonë.

Minimizoni punët e shtëpisë

Shpesh herë na kap rutina dhe fundjavën e shfrytëzojmë për të bërë punët e shtëpisë. Por më e keqja është se shumë prej këtyre ngjajnë si punë të vërteta, ndaj ju e keni të pamundur të relaksoheni. Për të shmangur diçka të tillë duhet të programoni punët e shtëpisë ashtu si çdo detyrë tjetër gjatë javës.

Ushtrohuni

Nuk keni kohë për t’u stërvitur gjatë javës? Keni 48 orë kohë çdo fundjavë për ta bërë. Ta mbani trupin në lëvizje për 10 minuta në ditë lëshon një substancë të quajtur Gaba e cila redukton stresin. Gjithashtu stërvitja ju nxit mendime dhe ide të reja. Njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar tashmë rëndësinë e ushtrimeve, ndaj kanë një plan të detajuar për to.

Reflektoni

Reflektimi gjatë javës është një mjet i rëndësishëm për t’u përmirësuar. Përdorni fundjavën për të akumuluar më shumë forca me qëllim përmirësimin e industrisë apo organizatës ku punoni.

Ndiqni një pasion

Do të surprizoheni nëse merrni vesh se çfarë ndodh kur ndiqni një pasion gjatë fundjavës. Ndjekja e pasioneve tuaja është mënyra më e mirë për të reduktuar stresin dhe për ta mbajtur mendjen larg mendimit. Aktivitete si leximi, shkrimi, piktura apo muzika janë mënyrat më të mira për të qetësuar mendjen.

Shpenzoni kohë me familjen

Të qëndrosh me familjes gjatë fundjavës është thelbësore për t’u “rikarikuar” dhe qetësuar. Ditët e javës janë shumë të ngarkuara dhe rutina mund t’ju privojë nga koha me familjen. Mos lejoni që kjo gjë të ndodhë edhe në fundjavë. Dilni me fëmijët në park apo shkoni me bashkëshorten në restorantin e preferuar.

Programoni aventura të vogla

Shkoni në një koncert apo kaloni një natë në hotelin që sapo është hapur në qendër të qytetit. Në vend se të bëni thjesht rutinën, planifikoni të bëni një garë me kuaj. Pra, provoni të bëni diçka që nuk e keni provuar më parë. E shtuna nuk është e rëndësishme sepse është pushim, por sepse mund t’ju përmirësojë gjithë javën.

Zgjohuni në të njëjtën kohë

Të gjithë flemë më shumë gjatë fundjavës për të kompensuar gjumin e munguar gjatë ditëve të punës. Por kjo gjë mund të çorientojë ritmin tuaj kardiak dhe të prishë orën e brenshme biologjike. Nëse flini më shumë gjatë fundjavës, do të shihni se do të ndiheni më të lodhur gjatë ditës.

Mëngjesin kushtojani vetes

Mund të jetë e vështirë t’i kushtoni kohë vetes në fundjavë, sidomos kur keni familje. Por nëse gjeni mënyrën për të bërë diçka që ju pëlqen në mëngjes, mund të rrisë kënaqësinë tuaj përgjatë ditës. Gjithashtu zgjimi në të njëjtën orë përgjatë javës ju ndihmon me orën e brendshme biologjike. Mendja juaj arrin maksimumin e performancës 2-4 orë pas zgjimit, ndaj ngrihuni herët për të bërë diçka fizike e më pas nisni diçka që kërkon mendim.

Përgatituni për javën e ardhshme

Fundjava është koha më e mirë për të planifikuar javën që po vjen. Vetëm 30 minuta planifikim mund t’ju rrisë produktivitetin dhe t’ju reduktojë nivelin e stresit.

Burimi: www.entrepreneur.com