Shëndet

Produktet e Natyrës Që Sjellin Ritëm Dinamik

Nga: Agroweb

Data 02-06-2017

Efekti anësor i kafeve të tepërta dhe i kafeinës në veçanti është zhveshja e organizmit tuaj nga lëndët ushqyese shumë të çmuara. Kjo sjell dehidratimin e trupit dhe varësi nga kafeina, e cila të merr dhe të jep energji sipas cikleve të saj.

Kafeja ka të mirat e saj, por ka edhe ulje – ngritje që nuk ndodhin aspak me listën e mëposhtme nga AgroWeb.org ku listohen produktet e natyrës që vetëm të japin energji. Lexo për ushqimet dhe pijet e nevojshme që për fat të mirë ofrojnë po aq energji sa edhe kafeina. Rukola dhe të gjelbërat e hidhura. Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit.

Rukola, rradhiqet, lakrat e egra, lakrat e zakonshme, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa elemente shumë të fuqishme.

Këto quhen ‘glukosinolate’ dhe i japin të gjelbërave atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore. Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

1

Lëngu i panxharit.

Nëse ke nevojë për të përmirësuar performancën tënde në punë apo në palestër, panxhari është ushqimi kryesor që duhet marrësh. Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik, që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe performancën.

Ushqimet e pasura me Vitaminë B12.

Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndiheni të përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12. Këtë vitaminë e gjeni tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado, Qiqrrat.

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Alkooli, ulçera, problemet e tretjes ulin nivelin e enzimave folate dhe sjellin irritim nervor, humbje kujtese dhe plogështi nervore. Pra sigurohuni që të ushqeheni me shumë perime të gjelbra, fasule, avokado, qiqrra dhe drithëra për nivele maksimale fuqie fizike dhe mendore.

Burimi: www.agroweb.org