BUZZ

Pse e kanë parë artistët gjumin si një proçes mahnitës?

Nga: Pikkom

Data 27-06-2016

Sandro Botticelli, Henri Rousseau, Vincent van Gogh, Francisco de Goya, Giorgione. Përveç të qenurit ndër artistët më kreativë dhe më të njohur në historinë e artit, këta mjeshtra të së shkuarës ndanin një interes të përbashkët: përshkrimin e gjendjes misterioze të gjumit.

Meir Kryger është një profesor në Universitetin Mjekësor të Yale dhe ekspert i gjumit, i apasioniar pas dremitjes që kur nuk mbahet mend. “E kam studiuar proçesin e gjumit për shumë vite,” shpjegon Kryger. “Gjithmonë më ka interesuar.”

Pushimi

John Singer Sargent, “Dremitja” (Repose (Nonchaloire)), 1911

Puna kërkimore e Kryger fillimisht trajton mekanikën, funksionet dhe patologjinë e gjumit, duke analizuar sjelljen e frymëmarrjes dhe duke ekzaminuar marrëdhënien mes infarktit dhe frymëmarrjes gjatë gjumit. Megjithatë, ka ende shumë paqartësi në lidhje me misteret e gjumit, të cilave nuk u përgjigjet ende asnjë punë kërkimore. Paqartësi këto si : Pse flemë? Pse ëndërrojmë?

“Sipas meje, gjumi është shumë misterioz,” thotë Kryger. “Është padyshim një gjendje tjetër. Ne nuk e kuptojmë plotësisht pse flemë. Padyshim që ka shumë teori, por nuk dihet asgjë me siguri. Dhe më pas lind një çështje tjetër po aq e paeksploruar. Foshnjat fillojnë të ëndërrojnë që pa lindur ende. Por pyetja është, për çfarë ëndërrojnë ata?”

Sandro Botticelli, “Marsi dhe Afërdita,”(Mars and Venus), 1483

Në një kapitull të “Atlasit të mjekësisë së gjumit klinik”, të titulluar “Gjumi në art dhe letërsi,” punim i  Colin M.Shapiro, Deena Sherman dhe Kryger, udhëtimi i autorëve në marrëdhënien mes gjumit dhe artit bëhet i mundimshëm, duke eksploruar mënyrat e ndryshme me të cilat artistët kanë portretizuar gjendjen banale, por ndërkohë misterioze të dremitjes. “Çfarë është më e mërzitshme se gjumi?” nënqesh Kryger. “E megjithatë këta artistë zbuluan diçka sfiduese në lidhje me gjumin.”

“Sa herë që vizitoj nje galeri arti apo muze, tërhiqem nga imazhet e gjumit,” vazhdon Kryger. “Unë jam i interesuar në çfarë i shkon një artisti në mendje kur pikturon një person që fle. Nga perspektiva e tyre, a po pushon realisht ky person? A po e merr veten nga ndodhi të caktuara? Gjendet në rrezik? Për çfarë mendon artisti kur pikturon persona që flenë dhe cili duhet të jetë këndvështrimi i shikuesve?”

Giorgione, “Afërdita e fjetur,”(Sleeping Venus), 1508

Gjatë analizës së tij, Kryger identifikon disa tematika të caktuara të gjumit, të manifestuara përgjatë historisë së artit. “Artistët kanë një ndjesi mahnitje ndaj mitologjisë, ëndrrave, temave fetare, paralelizmit mes gjumit dhe vdekjes, shpërblimit, braktisjes së ndërgjegjes, shërimit, shfaqjes së pafajsisë dhe erotizmit,” shpjegon ai në librin “Atlasi”.

Ai fillon me mitologjinë, duke ekzaminuar Sandro Botticelli-n e shekullit 15 me kryeveprën e tij “Marsi dhe Afërdita”(“Mars and Venus”). Piktura paraqet Afërditën, perëndeshën e dashurisë të ulur pranë Marsit, zotit të luftës, ndërkohë që ai fle. Rreth tyre, foshnjat e shthurura luajnë me armët dhe trupin e pavetëdijshëm të Marsit. “Vepra praktikisht nënkupton që dashuria fiton mbi luftën,” shprehet Kryger, duke përshkruar fuqinë e Afërditës mbi Marsin në gjendjen e tij të pushimit. Në këtë pikturë veçanërisht, gjumi sillet si dobësi apo cënueshmëri.

Vincent Van Gogh, “Mesditë: Pushim nga puna” (Noon: Rest from Work), 1890

Megjithatë, vepra “Afërdita e fjetur”(“Sleeping Venus”), e pikturuar nga Giorgione në vitin 1508, portretizon një tjetër vizion të gjumit , atë të lidhur me fuqinë dhe erotizmin. Afërdita prehet e zhveshur me dorën e vendosur lehtësisht mbi organet e saj gjeniale, e megjithëse tërësisht e ekspozuar, ajo duket sikur ka kontroll mbi trupin e saj. Ajo gjendet në një botë të sajën dhe duket e paprekshme në gjendjen e saj të tranzicionit.

Gjumi shpesh lidhet me nocione të erotizmit dhe pafajsisë. Situata mund të komplikohet kur gjumi paralelizohet me vdekjen. Nga piktura “Ofelia”(“Ophelia”) e John Millais, e deri te skulpturat “Anatomia e Afërditës”, të cilat ishin dikur çuditërisht standardi mjekësor për modelet anatomike, veçanërisht histoia e artit ka një prirje për të idealizuar vajzat e bukura të vdekura. Artistët e fiksuar pas femrave që flenë, populluan një territor problematik, duke sugjeruar  që një femër është më e dëshiruar kur gjendet e pajetë- megjithëse zëvendësimi i vdekjes më gjumin e bën më pak të frikshme.

Gjumi i arsyes prodhon monstra

Francisco de Goya, “Gjumi i arsyes prodhon monstra”, (The Sleep of Reason Produces Monsters),1799

“Një grua e fjetur duket sikur gjendet e pajetë, por në të vërtetë është më gjallë se asnjëherë,” shkruan Kryger për Atlasin. “Ajo është e ndërgjegjshme, por jo në dijeni të gjërave përreth. Shtrihet me fizikun e saj, por mendimet e saj vrapojnë me fantazinë. Gjumi të gëzon, frikëson, rigjeneron dhe mund të çojë deri në lodhje. Gjumi mund të mbizotërojë si një mjegull e rëndë, e papërmbajtshme, ose mund të na evitojë si thrill i shkurtër lumturie.”

Ka edhe shumë piktura të tjera, të mirënjohura, që shfaqin femra tek flenë në vend të meshkujve, në këndet e historisë së artit, por, siç na kujton Kryger, në përgjithësi më shumë famë kanë patur pikturat e femrave sesa të meshkujve. Punë si e Vincent van Gogh “Mesditë: Pushim nga puna,” (“Noon: Rest from Work”) shfaq një burrë tek pushon, duke e portretizuar gjumin si shtyrje e një dite të gjatë pune.

John Henry Fuseli, “Makthi,” (The Nightmare), 1781

Qoftë një artist i Rilindjes fetare, apo një ekscentrik surrealist, gjumi është tema artistike më e papritur, që vetëm disa prej artistëve klasikë mundën të mos i rezistonin. Edhe Andy Warhol i ndyu duart me këtë tematikë në modën e vërtetë Warholiane, duke filmuar mikun e tij John Giorno tek flinte per 5 orë dhe 20 minuta në nder të videos së quajtur “Gjumi”(“Sleep”).

Të gjithë flenë. E megjithatë, proçesi i të fjeturit mbetet një eksperiencë singulare, që nuk mund të aksesohet apo të kuptohet. “Gjumi është një nevojë dhe çdo njeri fle, por eksperienca personale nuk mund të ndahet me askënd,” shkruan Kryger. “Kur dikush bie në gjumë, bie i vetëm dhe kur hyn në botën e endrrave, hyn i vetëm. Ky është fakti që i tërheq kaq shumë artistët.”

Gjumi dhe gjysmëvëllai i tij, Vdekja

John William Waterhouse, “Gjumi dhe gjysmëvëllai i tij, Vdekja,” (Sleep and His Half-brother Death), 1874

Në mënyrë te ngjashme, pothuajse çdo person mund të ëndërrojë 3-5 herë gjatë natës, siç shpjegon Kryger. Edhe kafshët shfaqin lëvizje të syve gjatë gjumit, tipar të cilin studiuesit e lidhin me ëndërrimin. Por për çfarë ëndërrojnë kafshët? Artistët më të mëdhenj të gjithë kohërave bënë të njejtën pyetje, por nuk morën asnjë përgjigje.

Siç dhe e trajton Kryger çështjen: “Sido që të jetë situata, ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë.”

Burimi: www.huffingtonpost.com