Shëndet

Pse nuk duhet t’i kryqëzoni kurrë këmbët

Nga: Pikkom

Data 08-08-2016

Të ulur, me këmbët e kryqëzuara gjithë hijeshi, ndoshta është pozicioni më preferuar i njerëzve për të qendruar ulur, madje shumë prej nesh e bëjnë pa e kuptuar. Ky pozicion është shumë elegant, joshës dhe shpesh tregues i feminilitetit. Jemi mësuar tashmë të kryqëzojmë këmbët pa e kuptuar, por jo të gjithë e dimë që mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin dhe trupat tanë. Këtu do të gjeni informacione me vlerë në lidhje më këtë formë qendrimi, për të kuptuar se si të shmangni probleme me qarkullimin e gjakut me vetëm një lëvizje.

Në Shqipëri kultura e përcakton, në bazë të një shprehje të urtë popullore “Këmba mbi këmbë…”, që të qendruarit në këtë pozicion do të thotë që nuk je punëtor, përkundrazi preferon të shtysh ditën kot. Megjithatë për këdo imazhi i femrës që qendron në këtë pozicion është shumë tërheqës. Por shikoni se çfarë i ndodh trupit kur qendroni për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara:

bbvnmwph-1362627974

 

  • Qendrimi në një pozicion të caktuar me orë, çon në paralizë nervore paraneale. Kjo gjë mund të ndodhë edhe nëse qendroni në të njëjtin pozicion me kohë të zgjatur. Megjithatë, qendrimi me këmbët e kryqëzuara, është vërtetuar të jetë shkaktari i parë.
  • Në vitin 2010, shumë studime provuan që kur qendroni me këmbët e kryqëzuara për një kohë të gjatë, presioni i gjakut në trupin tuaj rritet. Edhe nëse nuk keni ndonjë problem me presionin e gjakut, shmangja e këtij pozicioni kur uleni, ju ndihmon të jetoni një jetë më të shëndetshme dhe të parandaloni ndonjë problem me qarkullimin e gjakut .

Një shpjegim për këtë dukuri është fakti që kur vendos një këmbë mbi tjetrën, gjaku ngjitet nga këmbët drejt kraharorit, duke shkaktuar që zemra të pompojë më shumë gjak dhe duke rritur rrjedhimisht presionin e gjakut.

crossing legs 2

Një shpjegim tjetër i mundshëm është që presioni i gjakut rritet pasi stërvitja e papërqendruar e muskujve të këmbëve (ushtrime gjatë të cilave kyçet nuk lëvizin dhe muskujt nuk shtriqen) rrit rezistencën e rrjedhjes së gjakut. Ja pse, kur kryqëzoni këmbët, në pjesën e kyçeve nuk jep të njejtin efekt sikur thjesht të vendosni këmbët mbi njëra tjetrën.

  • Edhe ky pozicion gjithashtu mund të çojë në çekuilibër të legenit. Koha e gjatë në pozicion me këmbë të kryqëzuara rrjedhimisht shkakton që muskujt e brendshëm të ijeve të shkurtohen dhe muskujt e jashtëm të ijeve të zgjaten dhe për më tepër rrezikon që kyçet të dalin nga vendi i tyre.
  • Zakoni i kryqëzimi të këmbëve rrit mundësitë e krijimi të damarëve të gjakut në formën e rrjetave të merimangave. Pavarësisht se faktori më ndikues në krijimn e variçeve është trashëgimia e geneve(jo aq të mira), kryqëzimi i vazhdueshëm i këmbëve mund të shkaktojë pezmatim të venave të ngjeshura. Venat e gjakut kanë valvula të vogla, të cilat nuk lejojnë gjakun të qarkullojë në krahun e kundërt. Kur kryqëzojmë këmbët, presioni në vena rritet dhe pengon qarkullimin normal të gjakut, duke shkaktuar kështu tkurrjen dhe zvogëlimin e venave të gjakut dhe për më tepër të qarkullimit të gjakut në krahun e kundërt të gjakut. Kjo gjë mund të shkaktojë krijimin e pellgjeve të gjakut në këmbë dhe enjtjen e venave.

Së fundmi, një studim zbuloi që pozicioni me këmbët e kryqëzuara për periudha më të gjata se tre orë në ditë, mund të rezultojë në zhvillimin e një posture të përkulur, përthyerje të kurrizit dhe dhimbje të qafës dhe shqetësim në ije.

Tani që keni marrë mjaftueshëm informacion, mbase do të duhet të mendoni seriozisht që ta lini këtë zakon për të shmangur rreziqet e lidhura me shëndetin, qofshin afatshkurtra apo afatgjata. Thjesht tregohuni të vëmendshëm kur tentoni të kryqëzoni këmbët, për të mos e bërë më.

Burimi: www.brightside.me