BUZZ

Psikologjia shpjegon që frika nga fluturimet nuk ka të bëjë me fluturimet

Nga: Pikkom

Data 19-05-2017

Të fluturuarit mund të bëhet një proçes mëse natyral dhe i thjeshtë nëse do të kuptoni fajtorin e vërtetë të frikës suaj.

Të fluturuarit mund të bëjë edhe më trimat të druhen apo të luten, por mesa duket frika nga fluturimet është keqkuptuar, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor. Rreth 6.5 përqind e amerikanëve vuan nga frika e fluturimeve. Për këdo aty jashtë që derdh djersë çdo herë që blen një biletë avioni, problemi zakonisht nuk ka të bëjë fare me avionët.

Frikërat e papërcaktuara

Siç shpjegon edhe Erin Brodwin e Business Insider, pjesa më e madhe e njerëzve që pretendojnë se kanë frikë nga fluturimet me avion, në të vërtetë janë të frikësuar nga elementë të tjerë siç mund të jenë:

  • Acrophobia (frika nga lartësitë)
  • Claustrophobia (frika nga hapësirat e mbyllura)
  • Enochlophobia (frika nga turmat e njerëzve)
  • Xenophobia (frika nga të huajt)

Por ka një sërë kontribuesish të tjerë. Për shembull, mund të jeni rritur duke mos patur shumë mundësi ekonomike dhe ndërkohë që udhëtoni shoqëroheni nga frika që mudn të humbni gjërat që keni me vete. Ose mungesa e lirisë, një ndryshim i momentit të fundit, apo frika që nuk mund të përshtateni nëse ndodh diçka e paparashikuar mund të jenë arsye. Në ndonjë rast mund të mos i doni fluturimet sepse ju është dashur t’u gjendeni të afërmve për shkak të një ndodhie fatkeqe.

tmerri

Pavarësisht se cilat mund të jenë frikërat tuaja të vërteta, e vërteta është që diçka në lidhje me fluturimin vetë apo proçesin paraprak shkakton që truri të perceptojë rrezikun në bazë të kujtesës emocionale apo të pandërgjegjshme. Kështu filloni të ndiheni ankthiozë dhe të frikësuar. Dr. David Burns shpjegon që hapi i radhës është arsyetimi emocional. Besoni që ajo që ndjeni është e vërtetë edhe pse faktet mund të tregojnë që nuk jeni në rrezik.

Zgjidhja e problemit

Për një arsye apo një tjetër është pothuajse e pamundur t’i shmangim fluturimet. Madje, të ekspozuarit gjithnjë e më shumë ndaj fluturimeve mund të prodhojë kujtime pozitive të cilat luftojnë kundër atyre negative. Duke qenë se frika vjen e lidhur me një sërë faktorësh të tjerë, mënyra më e mirë për ta shmangur është terapia e sjelljeve konjitive. Këto terapi ju ndihmojnë të kuptoni pse ju ndodh të keni frikë dhe të manaxhoni shqetësimin dhe ankthin tuaj. Të shoqëruarit me miq që ju mbështesin dhe empatikë ju ndihmon. Me të kuptuar cili është shqetësimi juaj i vërtetë, mund të jeni më racionalë dhe t’i kujtoni vetes që jeni të sigurtë. Kontrolloni frikërat tuaja!

Burimi: www.inc.com