Teknologji

Realiteti virtual i mjekësisë

Nga: Pikkom

Data 31-05-2016

Paisje të sofistikuara teknologjike po marrin vëmendjen nga mjekësia tradicionale.

Përgjatë dekadës së fundit, smartphone-t kanë ndryshuar në mënyrë drastike aspektet e përditshmërisë sonë, duke filluar nga marrëdhëniet me bankën e deri te pazari dhe argëtimi. Hapi i radhës? Mjekësia…

Me teknologji dixhitale inovative, lidhjet në cloud dhe njohuritë mbi komjuterizimin e pajisjeve, smartphone-t mjekësorë do të revolucionarizojnë çdo aspekt të përkujdesit shëndetësor. Dhe rezultati nënkupton vendosjen e pacientit në qendër.

Me revolucionarizimin e smartphone-ve, një set mjetesh të fuqishme dhe gjithnjë në rritje, duke filuar me shtojcat që mund të diagnostikojnë infeksionet në vesh e deri te një aplikacion që mund të monitorojë shëndetin mendor , mund të reduktojë nevojën për ekzaminimin nga një mjek, kostot dhe të përshpejtojë marrjen e masave për të lehtësuar simptomat. Avatarët dixhitalë gjithsesi nuk do të mund të zëvendësojnë plotësisht doktorët por sigurisht që raportet do të jenë gjithnjë e më të pakta.

tekno 3

Kjo çështje ngre problematika serioze për sa i përket shkeljes së privatësisë dhe marrjes së të dhënave personale të cilat nuk janë adresuar ende. Gjithashtu vlefshmëria e këtyre aplikacioneve mbetet pë t’u testuar. Me të drejtë përdoruesit mund të shqetësohen në lidhje me shkëputjen e marrëdhënies me doktorët dhe për ndikimin që ka teknologjia në fushën e mjekësisë. E megjithatë transformimi është duke ndodhur.

Le të konsiderojmë rastin kur dikush është i interesuar të ekzaminojë një ekzemë të lëkurës. Sot mund të shkrepësh një fotografi të zonës së acaruar me telefon dhe të shkarkosh një aplikacion që mund ta proçesojë këtë fotografi. Në pak minuta një algoritëm i dedikuar për realizimin e këtij proçesi mund të dërgojë një mesazh që përmban diagnozën. Në raste të caktuara mesazhi mund të përmbajë hapat e radhës në lokalizimin e diagnozës dhe rekomandime për vizita të nevojshme te doktori përkatës.

Së fundmi është konsideruar nevoja e njerëzve për të qenë në dijeni të kostove për vizita të ndryshme të nevojshme dhe kjo do të jetë e mundur nëpërmjet aplikacioneve të përgjithshme por edhe nga aplikacionet e gjeneruara nga spitale të caktuara.

Edhe ndryshime më të mëdha do të ndodhin. Nëpërmjet sensorëve wireless mund ta shndërroni telefonin tuaj në një gjenerues të dhënash mjekësore, duke përfshirë këtu matjen e sasisë së oksigjenit në gjak, nivelet e glukozës, presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës. Në rast se do të jeni ndonjëherë të shqetësuar në lidhje me një infeksion të veshit të fëmijës suaj, një aplikacion i thjeshtë do të lejonte një test që mund të diagnostikojë me shpejtësi problemin pa qenë e nevojshme ndihma e një pediatre.

Por këto inovacione janë thjesht fillimi. Këta sensorë vitalë që vihen në punë me një prekje të thjeshtë mund të jenë të një ndihme shumë të madhe.

Ndjenja atërore e Hipokratit është ajo që përbën sot kulturën e përshkruar ndryshe si “doktori e di më mirë.” Fizikanët tentojnë t’i përmbahen kësaj kulture por kjo ndjesi gjithashtu është shumë e përforcuar nga mënyra tradicionale si jepet informacioni mjekësor. Pjesa më e madhe e mjekëve nuk mund t’i përgjigjet email-eve të pacientëve në kohë reale. Për më tepër përftimi i materialeve apo raporteve mjekësore pas kryerjes të analizave duket e pamundur. Pikërisht kjo pjesë duhet ndryshuar.

Burimi: www.wsj.com