Biznes dhe Industri

Renditja e pashaportës shqiptare në botë

Nga: Pikkom

Data 01-09-2016

Gjithçka lexon në mediat e huaja në lidhje me Shqipërinë, sillet rreth rrugës së saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Karakteristikat e mira, me të cilat përfaqësohemi, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe pa u lavdëruar. Dëshira është shumë e madhe pavarësisht ritmit të zbatimit të kritereve të nevojshme. Arsyet, pse ka një zell kaq të madh konform integrimit, janë të thëna e të stërthëna. E megjithatë, gjendemi në të njejtën pikë, ku motivimi nga faktet që njohim, shtyn të bëjmë përpjekje për t’u përmirësuar.

Të paduruarat në aspektin ekonomik do të jenë firmat, të cilat nëpërmjet fondeve të strukturuara në ndihmë të qendrueshmërisë dhe rritjes së vazhdueshme të performancës së ofruar, do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë lirisht dhe pa kufizime me investitorët e huaj. Cilësia e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve do të përmirësohet dhe siguria e vazhdueshmërisë së rritjes do të jetë më e madhe.

Çfarë synohet thelbësisht eshtë sigurimi i të drejtave të njeriut dhe meritokracisë, duke shmangur kështu problemet që  sjellin ato në aspektin ekonomik dhe social.

Duke qenë partnerë tregtarë kyç me shtetet e Bashkimit Europian, produktet tona do të aksesojnë tregjet e huaja me lehtësi dhe pa pengesa, duke nxitur frymën inovative, sipërmarrjen dhe diversifikimin e ekonomisë shqiptare.

Por ajo që na intereson, pavarësisht se si tingëllon, është ofrimi i mundësive të udhëtimit, studimit dhe punësimit në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ende nuk mund të dimë sa do të ndryshojë gjendja pas integrimit, por ajo që dimë me siguri është se ku renditet Shqipëria për sa i përket numrit të shteteve, ku mund të lëvizë lirisht pa nevojën e vizave. Për të arritur aty, më parë shohim cila është situata me shtetet tashmë pjesëtare të Bashkimit Europian dhe jo.

Sipas Indeksit të Kufizimeve me Vizë të Henley & Partners, pashaporta gjermane është ajo më e fuqishmja, duke siguruar për shtetasit lëvizje të lirë në 177 shtete të botës. Indeksi renditi 199 shtete sipas lirisë së udhëtimit që i ofrojnë shtetasve të tyre nga një total i mundshëm prej 218 shtetesh, duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Suedia vjen e dyta, aksesi i lirë i të cilit përfshin 176 shtete. Mbretëria e Bashkuar, e cila mbante vendin e parë në renditje nga viti 2013 deri në vitin 2015, gjendet në vendin e tretë sëbashku me shtete si Finlanda, Franca, Italia dhe Spanja me 175 shtete të askesueshme.

Shtetet e Bashkuara të cilat mbanin vendin e dytë në vitin 2015, kanë zbritur në vendin e katërt krahas Belgjikës, Danimarkës dhe Hollandës, të cilat ofrojnë akses të lirë në 174 shtete.

Ndërkohë, në listën e shteteve me më pak të drejta aksesi në botë, rendit Afganistanin në vendin e 104 me rreth 25 shtete të aksesueshme. Pakistani vjen një renditje më sipër me 29 shtete të aksesushme dhe Iraku, me një diferencë shumë të vogël prej një shteti, gjendet një renditje më lart se Pakistani.

Sa për Shqipërinë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, shtetasit shqiptarë mund të aksesojnë pa vizë, apo të kërkojnë vizë në kufi në 52 shtete të botës. Duke gjykuar nga lista e Henley & Partners, me këtë shifër do të duhej të renditeshim në vendin e 85-të krahas Maltës, Indisë dhe Uzbekistanit. Lista përfundon me pozicionin 104. Nuk jemi në krye të listës por as në fund të saj. Një shqetësim më pak.

Në vijim do të gjeni 10 pozicionet kryesuese të listës së shteteve me “Pashaportat më të fuqishme”:

  1. Gjermania, 177 shtete
  2. Suedia, 176 shtete
  3. Finlanda, Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, 175 shtete
  4. Belgjika, Danimarka, Hollanda, Shtetet e Bashkuara, 174 shtete
  5. Austria, Japonia, Singapori, 173 shtete
  6. Kanadaja, Irlanda (Republikë), Korea (Republika e Jugut), Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Zvicra, 172 shtete
  7. Greqia, Zelanda e Re, 171 shtete
  8. Australia, 169 shtete
  9. Malta, 168 shtete
  10. Hungaria, Republika Çeke, Islanda, 167 shtete

Burimi:         www.thisisinsider.com

www.punetejashtme.gov.al