Stil dhe Imazh

Seriozisht: Kështu e ndryshova tërësisht trupin tim brenda 3 muajve

Nga: Pikkom

Data 15-03-2017

Nga Hallie Gould për byrdie.co.uk

Gjithnjë kam dëshiruar ndryshime marramendëse të trupit tim dhe jam e sigurt që është kështu për pjesën më të madhe të njerëzve. Kam provuar çdo dietë të mundshme dhe trendet në të ushtruar për të arritur në përfundimin që asnjë prej tyre nuk bën për mua.

Gjithnjë e kam urryer të ushtruarit dhe pavarësisht, e kam shtyrë veten gjithnjë e më shumë drejt atij qëllimi. Unë e dashuroj ushqimin. Fillova të pranoj që të ngrënit është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Ndoshta lumturi. Nuk isha e aftë të hiqja dorë për të humbur disa kile. Shpesh, sjellja ime e tipit “Kjo jam unë” ka bërë që të pranoj një stil jete jo shumë të shëndetshëm. E dija që duhet të bëja ndonjë ndryshim po refuzoja që ndryshimi të më shkatërronte jetën.

Duket si rastësi fatlume, por sa më shumë e lejoja veten të hiqte dorë nga trupi perfekt, më shumë centimetra humbisja nga beli im.

Seriozisht, kjo nuk është si pasojë e të ushtruarit. Sepse në vend që të kaloja javë ferri duke ndjekur ndonjë regjim të caktuar, fillova të bëja thjesht disa rregullime të vogla. Këto ndryshime nuk ndërhyjnë kurrë në të qendruarit shtrirë pasdite apo në ushqimin e preferuar kinez.

Dhe ndryshimet funksionuan: Humba sasi të konsiderueshme peshe brenda tre muajve. Pjesa më e mirë? Nuk e kuptova që po ndodhte deri kur pantallonat e mia të preferuara më rrinin shumë mirë.

Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë pa hequr dorë … nga asgjë.

Ecni kudo

walking_fingers

Jam e sigurt që përpiqeni të ecni më pak se mundeni realisht. Një rrugë e gjatë në këmbë është zgjidhja më e mirë për të medituar paksa. Dëgjoni këngët tuaja të preferuara apo flisni në telefon ndërkohë që arrini në destinacionin e kërkuar. Vishni këpucë të rehatshme dhe mos ngurroni të ecni.

Ndryshoni vetëm një vakt në ditë

why-do-we-need-to-eat-healthy-food_0be8fe3f-224e-46b3-89b8-766d2558f164

Siç edhe ju thashë, unë mund të ha shumë. Në vend që të heq dorë nga gjithë ushqimet e mia të preferuara, thjesht zëvendësoj një nga vaktet e mia me diçka më të shëndetshme. Zakonisht është dreka ajo që pëson ndryshim nga rutina e përditshme. Por zgjedhja ju takon juve! Është më shumë psikologjike. Ndërkohë që në fillim e keni të vështirë ta bëni këtë kompromis, me kalimin e kohës mësoheni dhe do të kërkoni të përshtasni edhe darkën me jetën e shëndetshme.

Flini lakuriq

Should-You-Sleep-Naked-

Për këtë ju sugjeroj të ma vini veshin. Kur jemi të palumtur me trupat tanë, përpiqemi me çdo kusht t’i fshehim. Të kaluarit të kohës me trupin tonë është mënyra më e lehtë për të njohur format dhe për të ruajtur ekuilibrin. Nëse zhvishem përpara se të bie për të fjetur dhe vë re ndonjë ndryshim të pakënaqshëm me trupin tim, mund të lë një shënim për veten që të filloj palestrën apo të ha një drekë më dietike të nesërmen. Pa përmendur që të lejon të vëzhgosh zhvillimet pozitive. Të ecurit pothuajse kudo më ka ndihmuar të tonifikoj këmbët.

Ruani mbetjet e ushqimeve

Food-Storage-Meal-Planning

Kjo pikë bie ndesh me intuitën, por funksionon. Më parë i hidhja mbetjet e vakteve të mia me mendimin që nuk do të mbingopesha në këtë mënyrë. Megjithatë nëse i ruani mbetjet ka shumë mundësi që të gjeni diçka gati për të ngrënë të nesërmen. Në këtë mënyrë të dyja vaktet qendrojnë në linjë me proporcionet që duhet të konsumoni.

Mjaft e peshuat veten

pho64fp3b42qbwe

Nëse peshoheni gjatë gjithë kohës do të çmendeni. Gjatë ditës ushqehemi dhe konsumojmë lëngje gjë që bën që pesha të luhatet. Nëse peshoheni në mëngjes, vlera sigurisht që do të ndryshojë nga ajo që keni përpara se të shtriheni për të fjetur. Kështu që pse të lodheni kot? Është e vështirë të gjykojmë peshën në lidhje me mënyrën si dukemi. Në fund të fundit muskujt peshojnë më shumë se dhjami. Nuk ia vlen të ndiheni keq nëse pesha ka marrë pak kot.  

Burimi: www.byrdie.co.uk