Shëndet

Si e ndryshon meditimi mendjen dhe trupin

Nga: Pikkom

Data 26-05-2017

Dobitë e meditimit mindfulness, shumë popullor së fundmi, janë shumë: stres i reduktuar, mirëqenie e përmirësuar dhe mendje e freskët. Por bazat eksperimentale për të mbështetur këto pretendime janë pak. Mbështetësit e praktikës janë mbështetur në pak shembuj të subjekteve aspak përfaqësuese, si murgjit budistë të cilët harxhojnë orë të tëra duke medituar çdo ditë ose në studime që përgjithësisht nuk janë të zakonta.

Megjithatë, një studim i publikuar në Biological Psychiatry prezanton analiza shkencore në lidhje me meditimin dhe për herë të parë tregon që mund të ndryshojë trurin e njerëzve të zakonshëm dhe të përmirësojë shëndetin.  

Të kryerit të meditimit mindfulness kërkon “një vetëdije aspak gjykuese të eksperiencës që po kaloni momentalisht,” thotë J. David Creswell, i cili e drejtoi studimin dhe është një profeor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Carnegie Mellon. Një vështirësi e investigimit të meditimit ka qenë ndërhyrja e hapjeve qetësuese. Në studime rigoroze, disa pjesëmarrës marrin trajtime ndërsa të tjerë hapje qetësuese. Ndërkohë ata mendojnë se po bëjnë të njejtin trajtim. Njerëzit të cilët praktikojnë mindfulness duken megjithatë Dr. Creswell, në bashkëpunim me shkencëtarë nga një sërë universitetesh, ia doli të shtirej sikur meditonte.

Si fillim, rekrutuan 35 burra dhe gra të papunë të cilët ishin në kërkim të një pune dhe gjendeshin nën stres për këtë fakt. Atyre ju morën kampionë gjaku dhe iu bënë skanera. Gjysmës së subjekteve iu mësua meditimi mindfulness në një qendër trajtimi, ndërsa pjesës së mbetur iu mësua një mënyrë e gabuar e meditimit mindfulness që përqendrohej në qetësim dhe shmangjen e vëmendjes nga shqetësimet dhe stresi.

‘‘Iu kërkuam të bënin ushtrime shtriqje,” thotë Dr. Creswell. Grupi i mindfulness i kushtonte shumë rëndësi përjetimeve fizike, duke përfshirë ato të pakëndshme. Grupi i qetësimit u inkurajua të fliste dhe të injoronte përjetimet fizike, ndërkohë që drejtuesi thonte shaka.

Në fund të tre ditëve, pjesëmarrësit u thanë kërkuesve që ndiheshin të freskët dhe më të aftë të përballonin stresin e papunësisë. Nga ana tjetër skanerët tregonin ndryshime të dukshme të trurit të atyre që kryen meditim mindfulness. Kishte më shumë aktivitet ose komunikim mes pjesëve të trurit që proçesojnë reagimet e lidhura me stresin dhe fusha të tjera që lidhen me përqendrimin dhe qetësinë. Muaj më vonë, ata të cilët praktikuan mindfulness treguan nivele më të ulta të inflamacioneve të pashëndetshme në gjak se grupi i qetësisë edhe pse disa prej tyre vazhdonin të meditonin.

Dr. Creswell dhe kolegët e tij besojnë se ndryshimet në tru ndikuan në reduktimin e mëvonshëm të inflamacionit edhe pse të pakuptueshëm. Gjithashtu e pakuptueshme është nëse duhet të kalohen tre muaj të praktikës së vazhdueshme për të vënë re ndryshimet. Kur bëhet fjalë për rëndësinë e mindfulness në përmirësimin e shëndetit, Dr. Creswell thotë:

‘‘Nuk e kemi ende idenë e dozës së nevojshme.”

Burimi: www.well.blogs.nytimes.com