Blogje

Si ta mbani një miqësi kur jeni në faza të ndryshme të jetës

Nga: Pikkom

Data 19-06-2017

Një gjë që bëhet e qartë kur kalojmë nga të 20-tat te të 30-tat është sa e lehtë është të përfundojmë në një fazë jete shumë të ndryshme nga miqtë tanë. Ka gjëra të vërteta, të mëdha, që mund të na ndajnë nga njëri-tjetri duke përfshirë vendimin ku do të jetojmë, të kryejmë studimet pasuniversitare, të investojmë në karrierën tonë, të vëmë mend dhe madje të fillojmë një familje. Ka më pak kohë në dispozicion për të kaluar me miqtë, marrëdhëniet e tjera fillojnë të kenë më shumë prioritet dhe mund të ndihemi sikur kemi më pak të përbashkëta se më parë. Dhe ndërkohë që gjendemi në një fazë krejt tjetër nga miqtë tanë gjë që mund ta bëjë tëe vështirë për shumë arsye të ruhen raportet, nuk duhet të mendojmë fundin e miqësisë.

Në vijim gjeni disa mënyra për të mbajtur të gjalla miqësitë tuaja kur ndiheni sikur jeni në pozicione të ndryshme:

1. Mos harroni se çfarë ju lidhi që në fillim.

Ndoshta është e kuptueshme, por duke kujtuar pse u bëtë miq, e bën të lehtë t’i jepni kuptim asaj marrënie pavarësisht kohës. Duke folur për historinë që keni së bashku, shakatë e brendshme dhe përvojat e kaluara, mund t’ju ndihmojë të ndiheni të afërt kur ndodheni në faza të ndryshme të jetës. Kjo është arsyeja pse gjetja e mundësive për të kujtuar, qeshur, dhe madje nostalgjia për tregimet e vjetra dhe kujtimet janë kaq të rëndësishme!

2. Bëni vend për kujtime të reja.

Gjithnjë është kënaqësi të kujtosh të shkuarën, por çdo marrëdhënie, duke përfshirë një miqësi, nuk zgjat nëse nuk bëni vend për të krijuar kujtime të reja. Të provuarit të një aktiviteti të ri sëbashku është një mënyrë e shkëlqyer për të qendruar të freskët në jetët e njëri-tjetrit. Duke qenë më spontanë ndoshta mund t’ju kthejë ashtu siç ishit më parë, kështu që planifikimi i ardhshëm ndihmon të siguroheni që koha juaj së bashku të mos lihet mënjanë nga zotimet apo përgjegjësitë e tjera.

Sigurisht, që të bërët të kujtimeve të reja nuk do të thotë vetëm të bëni gjëra së bashku edhe pse me siguri ndihmon. Gjithashtu ka të bëjë me biseda kuptimplota që ju sjellin më afër së bashku. Mediat sociale patjetër e bëjnë më të lehtë për të qendruar në kontakt.

Pavarësisht faktit nëse jeni në gjendje të kapni personin ose telefonin, përqëndrohuni në bisedat rreth asaj që po ndodh vërtet në jetën tuaj. Bëhuni të kapshëm. Flisni për betejat tuaja, festoni sukseset tuaja dhe ndani shpresat tuaja për të ardhmen. Ky lloj autenticiteti do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë po kalon personi tjetër dhe të lidhë hendekun mes situatave tuaja të ndryshme në jetë.

3. Vendosni limitet tuaja.

Gjetja e kohës për të ruajtur raportet nuk është çështja e vetme. Ka shumë pengesa të tjera që e bëjnë të vështirë mbajtjen e miqësisë kur jeni në faza të ndryshme të jetës. Ndoshta njëri prej jush ka fëmijë për të “rregulluar” ndërsa tjetri me siguri ka ndonjë udhëtim pune. Janë dhe gjasat që t’ju shkëpusë situata financiare.

Të qënit fleksibël, është po aq e rëndësishme sa edhe të jeni realistë për atë që mund të prisni nga miku juaj. Jo vetëm që ky është hapi i parë për gjetjen e zgjidhjeve apo kompromiseve, por ndihmon në shmangjen e keqkuptimeve apo konflikteve.

4. Bëhuni gati të habiteni.

Kur jeni në faza të ndryshme të jetës, është e zakonshme të bëni supozime rreth asaj po kalon që personi tjetër. Problemi është, më shpesh sesa jo, që supozimet tona rezultojnë të gabuara. Mund të ndodhë që të mos na besojnë më problemet e tyre duke çuar në distancë edhe më të madhe mes miqve. Le të themi që një nga miqtë tuaj ka tendencë të flasë gjerësisht për fëmijët kurdo që dilni bashkë. Dhe sa më shumë që i doni fëmijët, e keni të vështirë të flisni gjatë për këtë çështje. Më pas shqetësoheni se mos mërzitet nëse shprehni dëshirën tuaj për të folur për diçka tjetër.

5. Shmangni krahasimet shoqërore.

Të gjithë e krahasojmë veten me miqtë tanë një herë në kaq. Por kur je në një fazë tjetër të jetës, është e mundur që të largohesh me përpjekjen për të përcaktuar se kush po bën “më mirë”. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse një fillon të ndihet më mbrapa me planin. Xhelozia është një reagim krejtësisht normal.

Megjithatë, duke u kapur pas krahasimeve shoqërore mund të hyni në rrugën e miqësisë suaj dhe të largoheni nga jeta që po jetoni. Në vend që të vëreni mënyrat si ndiheni, mos harroni se të gjithë merren me pjesën e tyre të ngritjeve dhe rënieve. Kurrë nuk mund ta kuptoni atë që po kalon tjetri, qoftë ky eshe një mik shumë i ngushtë. Dhe nuk e dini se sa sfiduese mund të jetë një përvojë

6. Ndryshoni perspektivën tuaj.

Nëse ndiheni të mërzitur për shkak të vështirësisë që hasni për të mbajtur një shoqëri, kur qendroni në pozicione të ndryshme të jetës, mund t’ju ndihmojë të përqendroheni në avantazhet e fazës tuaj të jetës.

Ndërrimi i qasjes suaj në lidhje me situatën si një e tërë është një tjetër mundësi. Aq e vështirë sa është, duke kaluar nëpër këtë fazë ndonjëherë mund të jetë e dobishme, t’ju japë një tjetër perspektivë në lidhje me jetën. Nëse jeni duke menduar të jetoni me partnerin/en tuaj, të martoheni, të pranoni një promovim ose të keni një fëmijë, duke parë një mik tek kalon një përvojë të ngjashme ndonjëherë mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse është diçka për të cilën jeni gati.

7. Bëni miq të rinj (dhe mbani fort të vjetrit!)

Ndodh që miqësitë të ndryshojnë ose të lëkunden ndërsa kalojmë nëpër tranzicione të ndryshme të jetës. Përveç kësaj, përveç përshtatjes së kushteve të miqësisë tuaj të vjetër, mund të vendosni të dilni jashtë dhe të bëni miq të rinj të cilët janë në një fazë të ngjashme me ju. Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga miqësitë e tua të vjetra! Kjo gjithashtu nuk do të thotë që keni bërë diçka të gabuar ose që jeni treguar një mik “i keq”.

Qendrimi i miqve kur jeni në faza të ndryshme të jetës apo arritja e pikave në kohë të ndryshme nuk është e lehtë. Kjo është arsyeja pse ka diçka vërtetë të veçantë në ato miqësi afatgjata që zgjasin me ndihmën e durimit dhe mirëkuptimit!

Burimi: www.theeverygirl.com