Blogje

Si do të duken njerëzit 100 vite nga sot

Nga: Eris Kapedani

Data 28-02-2017

Një përmbledhje e shkurtër e situatës është që të mund të përballojmë katastrofat e së ardhmes do të duhet të zhvendosemi nga ky planet dhe që të mund të zhvendosemi duhet të zhvillojmë organet.

Por a është etike të modifikojmë organizmat njerëzorë? Kështu nis shpjegimi i kërkuesit nga universiteti i Harvardit, Juan Enríquez, i cili i jep përgjigjje çdo dyshimi në lidhje me mënyrën se si do të duken njerëzit pas 100 vitesh nga sot. Protezat, transplantet dhe modifikimet gjenetike kanë bërë të mundur që qeniet njerëzore të jenë më të fuqishme, të shpejta dhe më të qendrueshme ndaj sëmundjeve. Ndërkohë, këto përmirësime artificiale bartin rrisqet e krijimit të super njerëzve gjë që do të duhet për t’i mbijetuar katastrofave të së ardhmes.

Juan Enríquez argumenton që gjenet e modifikuara gjenetikisht, qelizat dhe organet do të jenë të afta t’i mbijetojnë jetës në planete të tjerë. Gjithashtu Enríquez parashikon që qelizat njerëzore do të mund të vetëshërohen nga rrezatimi dhe do të luftojnë viruse vdekjeprurës si HIV.

Ky zbulim është befasues por në të njejtën kohë tmerrues. Sa larg do na duhet të shkojmë dhe çfarë kompromisesh do të bëhen për të perfeksionizuar qeniet njerëzore? Sipas këtij prezantimi, e ardhmja e njerëzve do të varet nga të qenurit apo jo perfektë.  

Në historinë e Tokës kanë ndodhur pesë ngjarje shkatërrimi masiv dhe gjasat janë që të perjetojë të tilla edhe në të ardhmen. Vullkane që aktivizohen, asteroide dhe shkëndija zjarri që mund të vënë në rrezik njerëzimin. Kërkuesi i Harvard-it shpjegon se si modifikimi gjenetik mund të përdoret për të përmirësuar gjenomin njerëzor përgjatë shekullit të ardhshëm. Ai sugjeron që njerëzit do të mund të zgjerojnë diametrin e neuroneve në tru për të rritur shpjetësinë e reagimit.

astronaut

Se sa të vërteta janë këto parashikime, nuk mund ta dimë me siguri por në retrospektivë, 100 vite më parë njerëzimi kishte parashikuar për ne që do lëviznim me taksi fluturuese dhe se do të kryenim udhëtime në hënë kur të donim. Njohuritë do të transmetoheshin me tela nga një tru në tjetrin e të tjera arritje po kaq impresionuese. Këto përpjekje që po testohen në momentin që flasim nuk do të jenë të dukshme ndoshta as 100 vitet e ardhshme por vlen të studiohen si alternativa për t’i dhënë një mundësi stërnipërve tanë t’u bëjnë ballë ngjarjeve që priten.

Në fund të fundit Universi është 100% keqdashës, siç do të shprehej Sir Martin Rees, por 80% efektiv.

 

MODIFIKIMET GJENETIKE QË MUND TË BËJË NJERËZIMI

– TË ZGJEROJË DIAMETRIN E NEURONEVE PËR TË RRITUR SHPEJTËSINË E REAGIMIT TË TRURIT

– QELIZAT MUND TË VETË SHËROHEN NGA RREZATIMI VDEKJEPRURËS

– MUSHKËRITË DHE INDET MUND TË PËRTHITHIN MË SHUMË OKSIGJEN NË AMBJENTET ME PAK OKSIGJEN TË PLANETEVE TË TJERË

– INDET MUND TË FILTROJNË TOKSINAT DHE KIMIKATET VDEKJEPRURËSE

– SHËRIMI NGA SËMUNDJET GJENETIKE SI FIBROZA CISTIKE DHE TË TJERA NGA GJENOMI NJERËZOR

– QELIZAT MUND T’I REZISTOJNË INFEKSIONEVE VDEKJEPRURËSE DHE VIRUSEVE SI HIV

– GJAKU MUND TË QARKULLOJË DIREKT NË GJAK DHE JO NËPËRMJET MUSHKËRIVE