BUZZ

Si të fitoni besimin në ambjentin e punës?

Nga: Pikkom

Data 15-05-2017

Duhet të keni besim që ekipi juaj mund të kujdeset për gjithçka në lidhje me punën për sa kohë nuk do të jeni të pranishëm dhe duhet të besoni që ju mbulojnë krahët gjithnjë.

Besimi mund të jetë i lehtë:

“I besoj filanit dhe për këtë arsye do t’i dërgoj prezantimin tim për klientët që t’i hedhë një sy.”

Për më delikatët:

“Nuk e kuptoj pse finali po sillet kaq keq me mua. Do të pyes filanin tjetër se çfarë mendon! Besoj se do të më japë mendimin e tij të sinqertë dhe do të më ndihmojë.”

Pjesa më e madhe e konflikteve mes manaxherëve dhe vartësve ka të bëjë me besimin. Fatkeqësisht në vendet e sotme të punës, është e vështirë të ndërtohet dhe mbahet besimi. Po aq fatkeq është edhe realiteti i hidhur i rënies së rendimentit kur punojmë me njerëz te të cilët nuk kemi besim.

Si mund ta ndërtojmë dhe riparojmë besimin? Çdo rrethanë është e ndryshme por ka disa të vërteta universale:

Besimi është një çështje dyanësore. Si manaxherët dhe punonjësit duhet të jenë modele besimi dhe kjo vlen deri në nivelet më të larta të hierarkisë së organizatave.

Punonjësit – Mund ta ndërtoni mirëbesimin bazuar në disa pika kyçe:

  • Bëni gjithçka zotoheni të bëni.
  • Bëni gjithçka jeni zotuar të bëni pa qenë nevoja që t’jua kujtojë shefi/shefja.
  • Jini të sinqertë.
  • Jini të besueshëm.

Manaxherët Mund ta ndërtoni mirëbesimin bazuar në disa pika kyçe:

  • Mbajeni gojën të mbyllur– ndani me punonjësit aq sa është e nevojshme për ta. Duhet të mirëkuptohet që informacionet që ndani me vartësit tuaj të mbeten mes jush.
  • Delegoni– E dimë që është e vështirë të hiqni dorë nga kontrolli por duhet nëse kërkoni të realizoni të gjitha punët tuaja.
  • Bëni atë për të cilën zotoheni që do ta bëni.
  • Bëni atë për të cilën zotoheni që do ta bëni pa jua kujtuar vartësit tuaj.
  • Jini të sinqertë – duke qenë se jeni ju manaxheri jeni të detyruar të jepni edhe përshtypjet negative sado e vështirë të jetë.
  • Jini të besueshëm.

Mikro manaxhimi = mungesë besimi: Nëse i manaxhoni vartësit në nivel mikro tregon që nuk keni besim te ata. Burimi i mungesës së besimit varion. Manaxherët duhet të mësojnë të delegojnë dhe punonjësit duhet të mësojnë të plotësojnë detyrimet e tyre.

Kini parasysh: Organizatat që nuk kanë besim te punonjësit e tyre dështojnë.

  • Politikat – Kompanitë që nuk kanë besim te punonjësit e tyre kanë politika të rrepta që i trajtojnë ata si fëmijë. Nuk ka vend për mendim kritik sepse kompania nuk i respekton mendimet e punonjësve.
  • Mungesa e transparencës – nuk mund të keni besim te punonjësit kështu që u thoni atyre minimumin e gjërave të mundshme. Fatkeqësisht njerëzit e mbushin të panjohurën me thashetheme dhe spekulime. 

Ka shumë situata në të cilat kompanitë/manaxherët nuk duhet ta lënë një vendim në duart e një personi. Gjithnjë ka hapësirë për kontrolle, politika dhe rregulla. Por kujtoni që ne i punësojmë njerëzit sepse besojmë që mund të ndikojnë pozitivisht në organizatë. Kjo do të thotë që duhet t’u japim punonjësve hapësirën dhe lirinë të bëjnë punën e tyre. Nëse jo atëherë pse vazhdojnë të punojnë për ju?

Burimi: www.hrremix.com