Blogje

Si të jemi Frida Kahlo-t e ardhshme, e thënë nga vetë ajo

Nga: Pikkom

Data 09-08-2016

Duhet ta pranojmë: Të gjitha dëshirojmë të jemi sadopak si Frida Kahlo. Ajo ishte feministe përpara se të njihej si koncept, ndërthuri artin e saj me elementë kombëtarë Meksikanë me autenticitet të plotë dhe pati një romancë pasionante me Diego Rivera. Autoportretet e saj janë të pakrahasueshme ashtu siç ishin dhe thëniet e saj që buronin nga eksperienca dhe shpirti i saj i pasur.

Shkrimtarë të mrekullueshëm dhe piktorë mund të jenë frymëzues por gjithashtu na bëjnë të mendojmë se si mund të arrijmë majat e tyre. Fatmirësisht, Kahlo nuk qendronte e heshtur kur bëhej fjalë për pikëpamjet mbi botën dhe stilin e jetës dhe na ka lënë një pasuri me këshilla pas.

Jeni të pasigurt se si mund të kaloni një situatë sfiduese sot? Imagjinoni sikur Kahlo është një mësuese jete e ulur përballë jush me shikimin e mprehtë. Pyeteni veten, çfarë do të bënte Frida? Kush e di? Mund të ktheheni dhe ju në një piktor të jashtëzakonshëm.

  1. Thoni që nuk shkruani letra dashurie, pastaj shkruani letra të jashtëzakonshme.

“Unë nuk di të shkruaj letra dashurie,” i shkruan Kahlo si asnjëherë kaq e përulur një personi të rëndësishëm për të Jose Bartoli. Dhe më pas shtoi, “Që nga momenti që kam rënë në dashuri me ty gjithçka është shndërruar dhe është transformuar në mrekulli… dashuria është si një aromë, si rrymë, si shi. Ti je si shiu dhe unë si toka që të përthith sa herë që bie.”

Morali i historisë: Kur komunikon me dashurinë e jetës, thyeni çdo barrierë dhe shkelni sipër me ngjyrat tuaja më të ndezura. Injoranca e supozuar e Kahlos në aftësitë letrare mund të ketë qenë fuqia e saj më e madhe. Në fakt kjo aftësi e lejonte të luante me gjuhën dhe emocionet në mënyra që komunikimi në distancë nuk t’i mundëson.

frida 4

Gjithashtu, nëse jeni me fat, letrat e juaja të dashurisë mund të vlejnë pasuri të tëra pas jetës suaj. Në një ankand të mbajtur në Prill, 25 nga komunikimet e Kahlos me Bartolin u shitën për 137,000$. Shumë mirë madje për dikë që pretendonte se nuk dinte të shkruante.

  1. Përballu me eksperiencat e tua më tragjike

Kur na ndodh diçka e dhimbshme, tentojmë të largohemi dhe të fshihemi, duke mbledhur kujtime thellë në ndërgjegjen tonë dhe duke shpresuar që të mos përballemi më me këto situata. Fatkeqësisht, jeta nuk funksionon kështu dhe ndrydhja çon në probleme psikologjike. Kahlo kishte një mënyrë të veçantë për t’i trajtuar eksperiencat.

Pavarësisht vuajteve nga poliomeliti në fëmijëri deh nga një aksident i rëndë me autobuz, kurrë nuk u dëshpërua. Në fakt, ajo filloi të pikturonte gjatë regjimit të shtratit meqënëse ishte ndër gjërat më të lehta që mund të bënte shtrirë. Dhe pas abortit në moshën 24 vjeçare, Frida i shkruajti doktorit të saj, “Kam qarë shumë, por ka marrë fund, s’ka më asgjë që mund të bëhet përveç se ta përballoj.”

Por ajo bëri shumë më shumë se sa thjesht të pranonte tragjedinë; ajo e përfshiu në artin e saj. Piktura e saj “Henry Ford Hospital” shfaq Kahlon e zhveshur të lidhur nëpërmjet disa kordonëve umbelikalë me një sërë simbole të fuqishme për të. Muralja e Riverës “Detroit Industry” luante me të njejtën ide të imazheve, duke portretizuar një foshnje brenda rënjëve të një bime. Këto piktura janë të mprehta dhe prekëse, por ne tentojmë të harrojmë që janë shumë të guximshme. Kahlo dhe Rivera e dinin që tragjeditë duhet të përballoheshin dhe që çështjet tona më private mund të zënë një vend në peronaliteti tonë publik dhe artistik.

  1. Merruni me kopshtari

Kopshtaria prej kohësh është lidhur me kreativitetin dhe qetësinë, por Kahlo e çoi pasionin e saj në një nivel tjetër. Në kopshtin e brendshëm të godinës ku jetonte të cilën e ka portretizuar edhe në pikturën e saj të famshme Casa Azul (Shtëpia e kaltër) në Coyoacán, qytet i vogël në Meksikë, kultivonte një univers bimësh paqësore të cilat mirëmbahen edhe sot nga vizitorët. Interesi i saj për botanikën frymëzuan dhe motivet në pikturat e saj, veçanërisht pas përkeqësimit të shëndetit të saj mes viteve 1940dhe 1950, kohë gjatë së cilës ajo kaloi gjithnjë e më shumë kohë në Casa Azul. “Unë pikturoj lule që të mos vyshken kurrë,” ka thënë dikur për punën e saj.

frida kop

Vetëm vitin e kaluar, Kopshti botanik në New York i mahniti vizitorët e saj me një rikrijim të Casa Azul. Kishte gjithçka duke filluar me atë që në shqip e njohim si lule vathi,  dardha e deri te shtëpia e saj në ngjyrë kobalti. Prandaj merrni një lopatë të vogël dhe ca fara dhe mund të bëheni aq të dhënë pas kopshteve tuaja saqë t’ju duhet të pikturoni vepra që ato të mos vyshken.

  1. Mësoni të njihni veten më mirë

Brezi i këtij mijëvjeçari akuzohet në mënyrë të vazhdueshme për narcisizëm dhe sjelljet “unë! unë! unë!” në rrjetet sociale tregojnë se ka nga ata që shpresojnë që njerëzit të njohin më pak vetveten. Por Kahlo e njihte rëndësinë e të parit thellë brenda vetes- në mënyrë thumbuese dhe autentike. Ka një arsye pse pavarësisht të gjithave ne theksojmë autoportretet si punët e saj më të mira. “Unë jam muza e vetes time,” shpesh citohet si një shprehje që e ka përdorur shumë pa asnjë grimë ironie, “Subjekti që njoh më mirë.”

Në vend që të pikturonte tiparet e karakterit të njerëzve të tjerë, ajo pikturonte veten e saj. Por ka një ndryshim shumë të madh mes autoportreteve dhe selfie-ve. Puna e Kahlos ishte e sinqertë dhe pranuese, duke portretizuar anët e saj të karakterit më pak joshëse në vend që ta fshihte siç jemi mësuar të bëjmë rëndom. Ajo nuk lakmonte filtrat dhe shkëlqimin e gënjeshtërt të rrjeteve sociale. Ajo e dinte që te qenurit vetvetja do të thonte të ishe  e sinqertë dhe e hapur.

  1. Jeto në një botë paradoksi

Shumë prej nesh duan të besojnë që universi është logjik, prandaj e prezantojmë veten si qenie njerëzore konsistente. Por hidhini një sy punës së Kahlos dhe do të kuptoni që ajo nuk e pa kurrë botën në këtë këndvështrim, të mërzitshëm. Është diçka që partneri i saj Diego Rivera e kapi bukur gjatë një letre drejtuar një miku:

Ta rekomandoj Kahlon, jo si bashkëshort por si një admirues entuziast i punës së saj, e fortë si çeliku dhe e rafinuar si krahët e një fluture, e dashur si një buzëqeshje e ëmbël dhe po aq e thellë dhe e ligë sa shija e hishur e jetës.

Mësuesja e jetës Kahlo do t’ju tregonte se xhentilesa dhe ashpërsia mund të kombinohen, e shëmtuara dhe e bukura vijnë bashkë. Që jeta juaj, si veprat e saj, nuk mund të vlerësohet në mënyrë sipërfaqësore. E në të vërtetë është një aspekt shumë çlirues: të braktisësh identitetet singulare dhe të përshtatesh me kaosin.

frida 1
  1. Mohoni çdo etiketim

Shumë kohë përpara kohës kur sjellja “Kundër çdo etiketimi” ishte shumë popullore në kolegjet amerikane, Kahlo e refuzonte idenë që njerëzit mund të kategorizoheshin dhe të përfaqësoheshin nga fjalë të thjeshta. Shpesh ajo është konsideruar si surrealiste për shkak të mënyrës si ajo i sjell pikturat e saj në një formë ëndërruese duke kombinuar simbole dhe trupa në mënyra që duken të pamundura për t’u perceptuar.

Por Kahlo refuzonte duke thënë “Ata mendonin se isha surrealiste, por unë nuk isha. Kurrë nuk pikturova ëndrra. Pikturova realitetin tim.” E në të vërtetë artistët e mëdhenj në fund të fundit nuk mund të izolohen nga lëvizje të vetme apo ideologji dhe Kahlo e dinte këtë. Gjithmonë e bënte punën sipas kushteve të saj: sipas realitetit të saj.

frida 3
  1. Kurrë mos u rrëmbeni nga suksesi juaj

Edhe speciet më të përulura dhe autentike nuk mund t’i bëjnë ballë vlerësimit dhe  famës. Vetëm nëse bëhet fjalë për Kahlon do të duhet te ndryshojmë argumentin. Me rritjen e popullariteti të artit të saj, ajo i qendroi besnike rrënjëve të saj dhe skeptike ndaj elitarizmit. “Ata janë kaq ‘intelektualë’ dhe të kalbur sa nuk mundem t’i duroj më,” u shpreh dikur Kahlo për surrealistët europianë. “Më mirë zë një cep të tregut në Toluca dhe shes tortilla se të kem të bëj me bushtrat artiste të Parisit.”

Pra nëse ndonjëherë fillon të të pëlqejë vetja më shumë se ç’duhet apo ndiheni krenarë për shkak të arritjeve të papërballueshme nga leksionet që morët nga Kahlo pyeteni veten: Çfarë do të bënte Frida? Përgjigja: Zbrisni nga piedestali dhe vendosini këmbët në tokë.

Burimi: www.huffingtonpost.com