Stil dhe Imazh

Si t’i trajtoni flokët tuaja kaçurrela

Nga: Pikkom

Data 18-04-2017

Bëni kujdes kur i thani me peshqir

hairremedie-2

Flokët nuk duhen shkundur apo tërhequr, aq më pak fërkuar me peshqir. Pasi i keni larë me shampon e duhur për kaçurrela, zbutur dhe krehur ndërkohë që janë ende me balsam, thajini duke pompuar një peshqir të pastër dhe të thatë. Nëse keni pak kohë në dispozicion mund t’i lini të thahen pjesërisht me anë të një cope pambuku ndërkohë që i mbështillni sipër kokës. Nëse i fërkoni, rrezikoni këputjen e fijeve të flokëve.

Produkte të përshtatshme

aid583528-v4-728px-Get-Rid-of-Bushy,-Wavy-Hair-Step-5-Version-5

Sfida është të zbuloni produktet e duhura për kaçurrela dhe për llojin e flokëve. Mund të zgjidhni një vaj që ka për qëllim t’i zbusë dhe ulë volumin nëse ky është qëllimi juaj ose të përdorni një shkumë që nuk i ngrin për të realizuar stilin afro që çdo kaçurrelse dëshiron. Lexojini mirë etiketat për përmbajtje të padëshiruara dhe që tentojnë të dëmtojnë flokët.

Realizoni stilin e dëshiruar

dyson-dryer-curls-640x427

Difuzori është mjeti që ju nevojitet. Duke qenë më larg rrymës së ajrit nuk rrezikoni t’i dëmtoni dhe nëpërmjet tij mund të siguroni volumin e dëshiruar. Gjtihashtu difuzori ndihmon që flokët të bëhen më shumë kaçurrela dhe të njëtrajtësohen.

Evitoni nxehtësinë e tepruar

Heat style hair

Flokët kaçurrela mund të jenë shumë të këndshme dhe të shëndetshme nëse kujdeseni për formën e tyre. Kjo do të thotë që nuk duhet të përdornin pjastër apo t’i krihni me tharëse dhe furçë. Besojmë që ju ka ndodhur t’i krihni flokët ndonjëherë dhë të hiqni të zitë e ullirit për t’i kthyer në formën e mëparshme më vonë. Flokët kaçurrela janë shumë delikate ndaj nxehtësisë dhe nuk bëni mirë të rrezikoni për një shtrirje të vetme që të humbin shkëlqimin e tyre.

Prerja

curly-hairstyles-2017

Flokët kaçurrela janë një stil jete! Të gjitha kaçurrelset e kanë përjetuar makthin e të shkurtuarit të flokëve. Zakonisht kryhet në mënyrën e zakonshme që flokët lahen dhe prihen të drejta ndërkohë që nuk është metoda më e saktë për të kuptuar se cila është forma e duhur. Herën tjetër kërkoni që prerja të kryhet ndërkohë që flokët janë të thatë dhe kaçurrela. Kështu do ta dini me siguri se sa dëshironi t’i shkurtoni. Gjithashtu për flokë të tillë sugjerohet që të kërkohet një prerje e shkallëzuar për t’u dhënë më shumë volum dhe për t’i shtresëzuar pak.

Rritja

e4225b5b5db3caf843dc45b18b0d0bf5

Përpiquni të gjeni modelin e duhur të flokëve për kaçurrelat tuaja dhe lërini të rriten ashtu. Mund të kërkoni maskat e duhura për llojin e flokëve tuaj dhe këshillhet t’i përdorni duke masazhuar flokët dhe skalpin përreth një orë përpara se të laheni më pas. Masazhimi mund të kryhet me kokën përmbys për të stimuluar rrjedhjen normale të gjakut gjë që ndikon drejtpërdrejtë në rritjen dhe shëndetin e flokëve. Sigurisht që flokët do të duken gjtihnjë më mirë nëse i stiloni përpara se të dilni nga shtëpia dhe jo përpara se të shtriheni për të fjetur.

Kini parasysh që flokët duhen mbrojtur nga produktet apo pajisjet që mund t’i dëmtojnë ato dhe që për pasojë shkaktojnë këputjen e fijeve të flokëve.

Modeli ananas

pineapple-curly-hair-171490-promo.640x0c

Përpara se të shtriheni mund t’i kapni në formën e anasit sipër kokës për të mos rrezikuar që ato të humbin formën e bukur që e keni arritur me mund. Ky model ju shpëton edhe nëse ju kanë mbaruar idetë për t’i stiluar flokët tuaj dhe kërkoni diçka të shpejtë. Nëse Rihana shkel në tapetin e kuq me këtë model, pse të mos e provoni dhe ju.