Stil dhe Imazh

Si u bë bariu turk pronari miliarder i LC Waikiki

Nga: Pikkom

Data 30-05-2017

LC Waikiki po sjell modele që u bëjnë thirrje si laikëve ashtu edhe atyre besimtarë të vendeve si Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.  

Në një dyqan LC Waikiki pranë një autostrade në qendër të Stambollit, turma të tëra klientësh studiojnë raftet, vëzhgojnë manekinët dhe provojnë fustane të gjatë për mbrëmje, pantallona dhe veshje të tjera. Në ndryshim nga klientët e dyqaneve si Zara dhe H&M, shumë femra në Waikiki veshin perçe dhe tunikë që prekin dyshemenë.

Waikiki ka ndërtuar kompaninë më të suksesshme të veshjeve turke duke shitur modele që u shkojnë më për shtat shijeve të besimtarëve myslimanë pa përjashtuar ata laikë. Kjo kompani tregohet shumë e kujdesshme për të bërë për vete klientët konservatorë dhe në përgjithësi janë unikë në targetimin e nevojave për veshje që i përkasin një grupi të madh njerëzish.

E themeluar në Francë në vitin 1985, e emëruar sipas një plazhi Hawaian dhe e rikrijuar në Turqi nga një pronar konservator mysliman, Waikiki po i mund rivalët lokalë dhe të huaj me modën e shpejtë që ofron. Ofron rreth katërfishin e sasisë së produkteve që ofrojnë kompanitë e tjera rivale me një strategji penetrimi të ngjashme me dyqanet Walmart në Shtetet e Bashkuara. Pasi e kompletoi Turqinë me produktet që ofron filloi të zgjerohej në vende si Rusia, Shtetet Gulf dhe Azinë Qendrore. Kjo kompani ka 413 vendodhje në Turqi dhe rreth 200 në Algjeri, Baku dhe Teheran. Vitin e kaluar planifikoi të hapte rreth 100 dyqane jashtë.

Si dhe Walmart, Waikiki është shumë i lirë. Edhe pse ekonomia turke ka pësuar rënie, fitimet e Waikiki dy vite më parë u rritën me 24%. Kjo e bëri Mustafa-në vëllain e pronarit (Kucuk), i cili është oficer ekzekutiv, miliarder. Vlera e 39% të aksioneve të bariut në kompani shkon te 1.7 miliard dollarë. Megjithatë Kucuk preferon të mos e bëjë publike mirëqenien e tij.

Fillimisht një kompani franceze (LC ose les copains, do të thotë “miq”), Waikiki zhvilloi reputacion për dizajnet ekscentrike dhe ngjyrat e ndezura. Në vitin 1980, kompania filloi të blinte tekstile nga familja Kucuk. Kucuk dhe një sërë partnerësh u bënë furnizuesit lokalë të kompanisë në vitin 1990, 7 vite pasi e blenë atë nga themeluesit. Mustafa dhe Vahap janë veteranë të asaj që u quajt Anatolian Tigers (Tigrat e Anadollit), një gjeneratë sipërmarrësish, më së shumti konservatorë, që lulëzuan nën sundimin e Recep Tayyip Erdogan. Kur u pyet nga një sociolog në lidhje me suksesin e Waikiki, Vahap tha, “Sekreti është të njihet konsumatori Anadollian.”

Ayse Nil Kireçi, një profesor në Universitetin Maltepe në Stamboll i cili ka shkruajtur në lidhje me forcën dhe rolin demokratizues të Waikiki në modën turke, thotë që veshjet e kesaj kompanie kanë një material më të trashë se ato të kompanive të tjera dhe që jakat tentojnë të tregojnë më pak lëkurë. E megjithatë, Waikiki përshtatet shumë mirë me konsumatorët laikë duke qenë se ofron funde të shkurtër dhe bluza pa mëngë, duke mbajtur një qendrim delikat në lidhje me shtetet në të cilat politikat shprehen shpesh sipas preferencave të konsumatorëve. “Nuk është për njerëz konservatorë, nuk është për njerëz liberalë,” thotë Murat Ergene, këshillues shitjesh që punon për kompaninë. “Është për të gjithë.”

Burimi: www.bloomberg.com