Stil dhe Imazh

Si u bë fruti Mango, emri i një kompanie veshjesh me prestigj

Nga: Pikkom

Data 08-06-2017

Mango është një kompani e prodhimit të veshjeve, dyqanet e së cilës tashmë gjenden në shumë shtete të botës. Kompania prodhon kryesisht veshje, aksesorë, këpucë dhe çanta për femra, por që nga viti 2008 gjenden dyqane Mango që shesin veshje për meshkuj.

 

hemanmain

 

Mango u themelua në vitin 1984, nga dy vëllezër turq, Isak Andic dhe Nahman Andic, të cilët asokohe emigruan në Spanjë. Isak Andic është aktualisht presidenti i Mangos, biznes ky i cili zotërohet 100% nga familja. Isak Andic u frymëzua nga një frut me një shije të fortë dhe të ëmbël i cili ka pothuajse të njejtin emër në shumë gjuhë të ndryshme. Ja se si u bë emri i këtij fruti, ndër firmat më të njohura të prodhimit të veshjeve. Sa për tani, Mango ka 8,600 punonjës.

Mango mund të trajtohet në dy fazat e saj të historisë si kompani e konsoliduar. Në fazën e parë, mes viteve 1984 dhe 1995, Mango gradualisht konceptoi tipin e biznesit dhe konsolidoi konceptimin e produktit dhe të dyqanit, duke implementuar filozofinë e zonave të shpërndarjes dhe duke mbuluar një pjesë të madhe të tregut spanjoll. Në fazën e dytë, nga viti 1996 dhe sot, ata kanë përforcuar vlerat e ekipit dhe kanë rritur sasinë e investimit në bazë të logjistikës së bazuar në shpejtësi, informacion dhe teknologji. Gjatë kësaj faze kanë hapur dyqane më të mëdha dhe rritur numrin e dyqaneve për t’u hapur në shumë vende të botës.

 

LP_996x250-mangoapr12-women

 

Një nga konkurentët më kryesorë të Mangos është Zara. Zara është gjithashtu një kompani e prodhimit të veshjeve e ngjashme me Mangon. Zara rregjistroi një fitim prej 10.5 miliard euro vitin e kaluar, ndërsa Mango rreth 1.7 miliard euro. Zara operon me 2,000 dyqane ndërsa Mango me 2,600 që është dukshëm më shumë.

Edhe pse është një kompani spanjolle, zotëron dyqane në rreth 100 shtete të tjera të botës. Në vitin 1985, Mango kishte 5 dyqane outlet dhe deri në vitin 1988, Mango hapi dyqanin e parë jashtë Spanjës. Vitin pasues, kompania hapi dyqanin e 100-të në Spanjë dhe numri më i madh i dyqaneve Mango gjendet në Turqi. Në Mbretërinë e Bashkuar operon me rreth 150 dyqane, duke pretenduar që së shpejti të arrijnë numrin e 350 dyqaneve. Edhe pse ka shumë pika shitjesh, pjesa më e madhe e shitjeve kryhet online.

Fakte interesante në lidhje me Mango:

  • Nuk ka asnjë plan për të shitur aksione të Mangos.
  • Deri tani Mango ka vetëm një çështje penale të pazgjidhur të nisur në vitin 2013 si pasojë e pretendimeve të Velvetine për vjedhje të idesë së një çante.
  • Ata kryejnë proçesin që quhet “Modë e Shpejtë” e cila nënkupton që trendet dalin shpejt nga qarkullimi për t’u lënë vendin atyre të reja.
  • Tani Mango ka 8,600 punonjës.

Burimi: www.prezi.com