BUZZ

‘Thjesht ha pak tani, askush nuk do e marrë vesh’: 6 gjëra që nuk i thuhen dikujt që agjëron

Nga: Pikkom

Data 29-05-2017

Nga Bilal Zafar për www.independent.co.uk

Jo, nuk do vdes nga uria për 30 ditë dhe më vjen keq por nuk do ha asgjë që mund të më ofrosh fshehurazi.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islamik, gjatë të cilit çdo mysliman kudo në botë agjëron nga lindja e diellit në perëndim të tij. Unë kam agjëruar çdo muaj Ramazani për vite të tëra dhe çdo vit e kam përjetuar ndryshe këtë eksperiencë. E vetmja e përbashkët e këtyre eksperiencave është që më kanë mësuar shumë në lidhje me disiplinën dhe se çfarë do të thotë të jesh me më pak fat se pjesa tjetër e botës. Teksa rritesha, kalendari Islamik është bazuar në fazat hënore, që do të thotë se Ramazani është zgjatur përgjatë viteve. Megjithatë ai që ka mbetur i njejtë, është reagimi që marr nga miqtë e mi dhe kolegët që nuk myslimanë. Në vijim gjeni 6 prej këtyre reagimeve:

1. ‘Pra nuk ha dhe nuk pi asgjë për 30 ditë?!’

Atë mendoni se po bëj realisht? Jam shumë i sigurt që do vdisja po të veproja ashtu!

2. ‘Bëj mirë që ha në syrin tënd?’

Sigurisht që po. Një nga parimet e agjërimit është disiplina dhe unë do të preferoja që gjithkush ta kalonte ditën normalisht pa u shqetësuar për mua. Unë mund t’ia dal të dëgjoj njerëz pranë tek përtypen por se di si nuk bezdisen të tjerë nga era kutërbuese.

3. ‘Pse ia bën vetes? A nuk është e dëmshme për ty?’

Pse duhet të flasësh për të kaq negativisht? Nuk po e ndëshkoj veten dhe për mua nuk është një barrë. Ramazani është një kohë e rëndësishme për myslimanët dhe pjesa më e madhe e jona e pret me padurim. Ka momente të caktuara kur bëhet pak e vështirë por zgjat vetëm një muaj dhe na kujton se çfarë u duhet disa njerëzve të kalojnë në përditshmërinë e tyre dhe e kam fjalën për njerëz me më pak fat se ne.

Agjërimi është i këshillueshëm për të rriturit që mund ta përballojnë dhe jo për njerëz që vuajnë nga sëmundje të cilat mund të përkeqësohen nga agjërimi. Mund të humbasim disa vakte por qëllimi është të ndryshojmë për mirë stilin e jetës. Mbase duhet ta provoni edhe ju!

4. ‘Duhet të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ardhur në formë!’

Po, ka një sërë provash që mbështesin dobitë shëndetësore të agjërimit, duke përfshirë këtu funksionimin e trurit, sistemin imunitar, normalizimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe kurimin e varësive.

Megjithatë, ne tentojmë të shmangim një pjesë të mirë të tyre në momentin që perëndon dielli e deri në agimin e ardhshëm. Por kjo mund të jetë thjesht një mënyrë.

5. ‘Ha pak se nuk e merr vesh njeri!’

Nuk e keni kuptuar fare qëllimin! Ju lutem, largohuni!

Ramazani nuk ka lidhje vetëm me të ndaluarit të ushqimit. E kryejmë agjërimin për të disiplinuar veten, për t’u bërë më të fortë shpirtërisht, për të ndjerë mirënjohje ndaj dhuratës së Zotit, për të reflektuar vlera dhe për të falenderuar Kuranin, i cili për herë të parë u publikua në muaj Ramazani.

6. ‘Duhet të jesh shumë i uritur!’

Isha në rregull deri sa e përmende ti. Faleminderit!

Nëse njihni dikë që agjëron do t’ju këshilloja të silleshit normalisht gjatë muajit të Ramazanit. Nëse koncepti ju duket shumë i vështirë për t’u kuptuar, kujtoni që zgjat vetëm një muaj dhe që në fund ne mund të festojmë Fiter Bajramin. Kjo festë për në është si Krishtlindja por ndryshe. Kështu që mos u shqetësoni për ne!

Burimi: www.independent.co.uk